Blloku Politikë
Kur do flasësh?!
Ky është Edi Rama. Ai i vërteti që ka një jetë që fshihet pas fjalëve.
Kryeministri i Shqipërisë ka ditë që përflitet në mediat amerikane, emri i tij figuron në një akuzë zyrtare në ShBA për një ish-zyrtar të lartë të FBI-së dhe ai po e kalon në heshtje. Me një deklaratë të thatë që thjesht thotë: do pres hetimet.
Sa raste të tjera ka patur e ky nuk ka lënë radhë të flitet. Sot emri i tij është në qendër, dhe ai për respekt të standardit që pretendon se mban duhet të sqaronte pozitën e tij.
Për ta përmbledhur: Edi dhiu Amerikën(edhe veten), apo Amerika e dhiu punën?!
Në Shqipëri nuk ka skandale që të mund të vënë në lëvizje opinionin publik. Cilido qoftë akti, ai tashmë do të ketë me vete dy interpretime në vend se të kishte një kërkesë: zbardhje e së vërtetës.
Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme. FBI-ja amerikane u përdor në Tiranë në mënyrë poshtëruese
Sali Berisha, në cilëndo cilësi të mundshme brenda suazës së politikanit, ka kërkuar sot dorëheqjen e menjëhershme të kryeministri Edi Rama. Nisur nga skandali i fundit që përfshin një zyrtar të lartë të FBI-së amerikane dhe në përgjimet e të cilit përfshihet edhe emri i z. Rama, Berisha, në emër të Partisë Demokratike, e ka cilësuar dorëheqjen si opsion të panegociueshëm.
Pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër
Murgu mes korrupsionit
Një zyrtar i lartë i FBI-së është arrestuar dhe aty ka dalë se ky person ka takuar Edi Ramën me ndërmjetësinë e një qytetari shqiptar që mandej është bërë informator i Byrosë dhe ku është folur për punë nafte dhe lobimesh.
Asgjë të re nuk ka nxjerrë hetimi për mua, tha kryeministri Edi Rama.
Ky është episodi i fundit, i freskët fare, i historisë “Punët e Edi Ramës” që nisin e bitisin gjithë keqkuptime mediatike.
80 000 dollarët e fotos me Obamën? Zero problem, dallavere mediash.
Kontrollojini shtëpinë se mbase gjenden dokumente të klasifikuara!
Në shtëpinë e Joe Biden u gjetën dokumente të klasifikuara. Në shtëpinë e Donald Trump, po ashtu. Tani edhe Mike Pence deklaron se ka ca materiale të klasifikuara.
Një zyrtar i dikurshëm i FBI-së u arrestua në SHBA se ka patur ca punë biznesi me oligarkë rusë. Po thuhet se ka takuar edhe Edi Ramën në Tiranë e mbi këtë është ngritur një alamet çështjeje që e treti në çaj zhurmën për 21 janarin e 12-të.
Po ministrja ka gjë për të thënë?
Gjykata Kushtetuese ka miratuar dje në thelb shfuqimin e dy vendimeve të Partisë Socialiste në Parlament përmes të cilave kjo parti refuzonte kërkesën e opozitës për konstatimin e pavlefshmërisë së mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka dhe mandej i jepte të drejtë vetes të miratonte një raport tjetër sipas të cilit nuk ka pavlefshmëri në mandatin e znj. Xhaçka.
Është vetëm Llogari
Sot pasdite u njoftua se nesër kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të ketë një konferencë për shtyp. Pa spekulluar, është e arsyeshme të hamendësosh se konferenca do të ketë si temë audiopërgjimet e përfolura në media sot për 21 janarin.
Do kërkohet hetim nga SPAK, po do paralajmërohet heqja e imunitetit për aq vlerë sa ka e kështu me radhë, të gjitha yçklat e socialistëve të këtij vendi që po buxhetojnë të ardhmen e vet me Berishën si gogol.
Këto i ka thënë Zdromsi me kohë
Kandidati i opozitës për zgjedhjet vendore në Tiranë, Belind Këlliçi, ka nisur sot takimet me bazën. Me njerëzit. Në një status të vetin në Facebook, Këlliçi shprehet ndër të tjera se:
Ju them me zemrën plot se nisa turin e parë të dëgjesave me bashkëqytetarët. Për fillim tek Njësia 7 dhe në vijim në çdo njësi administrative.
Do të flisni ju për Tiranën, për realitetin ku jetoni, për shqetësimet që keni dhe për kritikat që nuk ju jepet hapësira publike t'i shprehni
Berisha non grata. Balla thotë se kaq mjafton që çdo shkresë e tij, apo ku është firma e tij, të injorohet
Në një prononcim sot për mediat, numri një i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar ndër të tjera se çdo lloj shkrese që ka firmën e Sali Berishës, nuk do të konsiderohet. Z. Balla ka përmendur faktin se anullimi de facto i të drejtave të Berishës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për të ndjekur procedurën ligjore për kërkesa të caktuara, apo për t'u konsideruar kërkesa të tij, vjen për shkak se Berisha është shpallur non grata nga SHBA për minim të demokracisë.
Anëtarësimi duhet pikëzuar, përndryshe Europa mbetet një përrallë e preferuar e Ramave të Ballkanit
Në gazetën britanike “The Guardian” është shfaqur sot një editorial që trajton nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit. Gazeta në fjalë e ilustron shkrimin me një foto të Edi Ramës me Ursula von der Leyen në samitin e Tiranës mbajtur në fund të vitit që shkoi, një aspekt propagandistik ky që përcjell mesazhin e rremë se njeriu më europian në Ballkanin Perëndimor është në Tiranë.
