Blloku Politikë
Kryeministri i Greqisë “fton” në Dropull kryeministrin e Shqipërisë
Mitsotakis i tanishmi, ose është në hall të madh, ose realisht e injoron për shkak të formimit të vet, kontesktin ballkanik të vizitës së vet në Dropull. Pse? Sepse në këtë rajon, hileqarët kalojnë për strategë. Jo se Kryeministri grek është naiv, por sepse mënyra sesi zhvilloi vizitën dhe protokollin që pranoi, ilustron se një hall më shumë sesa një interes e shtyu ta bënte.
Kryeministri e zbardh më në fund: Amnistia fiskale, për "çunat e Londrës"
Kryeministri i vendit Edi Rama ka zbuluar se ai e do amnistinë fiskale për "çunat e Londrës". Në takimin e zhvilluar me Këshillin Koordinues të Diasporës, zoti Rama ndër të tjera tha:
Shqipëria nuk është kurrfarë shteti
Zgjedhja e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, është përcjellë me qëndrime të ndryshme në Shqipëri. Opozita e quajti të njollosur procesin, shumica heshti, ndërkohë që segmente të medias janë sjellë në mënyrën më të pështirë të mundshme, siç dinë të sillen vetëm ata që logjikës dhe integritetit i vënë samar.
I lumtur dhe krenar
Po të lexosh e renditësh deklaratat e lumturisë së kryeministrit aktual të Shqipërisë, për arritjet që ai vetë shpall e mandej i tall me vendin që ka katandisur kështu si e katandisur, mund të bësh një album. Kësaj radhe krenaria dhe lumturia lidhen me organizimin e një samiti për Procesin e Berlinit, të cilin z. Rama e tregton si haber për të mos kompromentuar hallin e vet me Ballkanin e Hapur që është si kioska e integrimit.
Propozim për BE-në: Ministra nga Ballkani Perëndimor në takimet informale të KE-së dhe vëzhgues në PE më 2024
Në një opinion në “Politico” Paul Taylor bën thirrje që Bashkimi Europian të kapë momentumin që është krijuar për të mbajtur afër dhe ruajtur ndikimin në rajon. Pasi bën një paraqitje të situatës aktuale, Taylor shtron si nevojë që BE-ja të intensifikojë prezencën politike në Ballkanin Perëndimor, për shkak se “gjërat nuk mund të mbahen nën kontroll përgjithnjë”.
Sipas tij, Unioni duhet të bëjë më shumë dhe në terma konkretë që rajoni të përfitojë nga aksesi në treg në dallim nga tani kur përfitohet vetëm asistencë. Me rëndësi është edhe aspekti simbolik:
PS-ja preket nga sindroma e prezumimit të pafajësisë
Sot u njoftua se në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit u zhvillua seanca paraprake për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar që dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.
Padyshim që zonja Qato ka të drejtën e prezumimit të pafajësisë.
Zonja Qato nuk është vetëm. Pak ditë më parë ne dëgjuam për shtetasin Taulant me numër aq e kaq që dilte për çështje të rënda, që mund t’i përkufizojmë si shpërdorim jete.
Ndryshim tani që Europa të mos barazohet me Vuçiçin apo Ramën si shpresë
Aktorë të ndryshëm në Europë po kundërshtojnë propozimin e Komisionit Europian për dhënien e satusit kandidat për anëtarësim të Bosnje - Hercegovinës. Në një opinion të publikuar në EuObserver, Toby Vogel i qendrës studikmore “Democratization Policy Council”, shkruan se ky do të ishte një gabim. Sipas Gobel ky vendim do të minonte besueshmërinë e KE-së dhe krahasimi që bëhet me rastin e Ukrainës dhe Moldavisë çalon.
A po e shfrytëzon shegerti i Tiranës lidhjen me Erdogan për ndëmjetësim me Iranin?
Lëpirja e Edi Ramës ndaj patronit të tij në Ankara është riafirmuar edhe sot në Azerbajxhan kur kryeministri i Shqipërisë e ka cilësuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, si shpëtimtar të Europës.
Përtej kësaj përshfaqjeje të Edi të vërtetë, ne duhet të sjellim në vëmendje këtu një aspekt ndoshta disi rastësor të kësaj miqësie të shegertit të Tiranës.
Deti drejt Hagës, temë e diskutuar në Athinë mes Olta Xhaçkës dhe Dendias
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka diskutuar gjatë një vizite në Athinë për mundësinë e trajtimit të çështjes së delimitimit të ujërave detare në Hagë. Në një opinion të shkruar nga Tom Ellis, shkruhet se ministrja ka folur për dakordësimin për të dërguar në Gjykatë Ndërkombëtare çështjen në fjalë para se për këtë të diskutonin dy kryeministrat përkatës që u takuan në Samitin e Tiranës.
Mitsotakis: Shpresa për dërgimin e delimitimit me Shqipërinë në Hagë
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se shpreson që “Shqipëria do të bëjë pjesën e vet” sa i takon nënshkrimit të traktatit dypalësh për të refruar problemin e delimitimit të kufijve detarë dhe Zonave Ekskluzive Ekonoike në Gjykatën e Hagës.