Blloku Politikë
Qeveria e shkurtimeve, hiqet shpërblimi i fundvitit
Administrata publike dhe punojësit e tjerë buxhetorë nuk do të marrin shpërblim në fund të vitit. Shkurtimet në buxhet kanë prekur edhe zërin “shpenzime personeli”, ku janë shkurtuar 960 milionë lekë, të cilat ishin parashikuar si shpërblime për fundvitin. Burime nga Ministria e Financave thanë për Gazetën Shqiptare se do të ketë një fond për buxhetorët, I cili do të shpërndahet në bazë të përformancës. Heqjen e shpërblimit për punonjësit e administratës e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi.
Zgjedhja e Presidentit, PS: Formula mund të ndryshojë, ka dy opsione
Kryetari i Komisionit të posaçëmparlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zbuloi dje detaje të rëndësishme të diskutimeve që janë bërë në lidhje me këtë reformë, që konsiderohet kyçe edhe për vijimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Xhafaj bëri të ditur se ka dy opsione për mënyrën se si do të zgjidhet presidenti në të ardhmen dhe që është pjesë e diskutimeve të kësaj reforme.
Sejko i jep një dorë qeverisë: Kalimtare luhatjet në ekonomi
Dalja jashtë objektivit e të ardhurave në tatime e dogana por dhe mosrealizimi i shpenzimeve për Bankën e Shqipërisë është një periudhë kalimtare. Kështu e kondsideroi guvernatori Genti Sejko situatën ekonomiko financiare që po kalon vendi, duke i dhënë një dorë qeverisë që ndodhet përballë kritikave për kritikave për zgjedhjet e gabuara në politikat fiskale.
Plani i qeverisë për rritje vetëm 2% të pensioneve
Qeveria shqiptare parashikon që për periudhën 2016 – 2018 të rrisë pagat dhe pensionet. “Vizion Plus” raporton se më datën 22 korrik, Këshilli i Ministrave ka miratuar një dokument sipas të cilit në planin buxhetor afatmesëm parashikohet rritje pensionesh me 2.% në vit. Synimi është që për disa vite pensioni të jetë mbi 165 mijë lekë të vjetra, ose sa 75% e pagës minimale. Për pagat mendohet që të vihet në dispozicion 15 milionë dollarë, teksa për pronat parshikohet ulje.
Mazhoranca nuk sakrifikon reformën në drejtësi
Kryetari i Komisionit te Reformes ne Drejtesi, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se nuk mund të mendohet një reformë pa opozitën, por sipas tij kjo reformë e nisur tashmë nuk mund të sakrifikohet për konsensusin politik në vend. “Konsensusi është i nevojshëm kur i shërben reformës, por jo reforma të sakrifikohet për konsensusin. Ne e kemi pritur opozitën, kemi dialoguar, kemi reflektuar edhe mbi kërkesa të opozitës. Vetëm për ti dhënë mundësi opozitës, dhe jo vetëm asaj, që kushdo të jetë pjesë dhe kontributor i kësaj reforme”, deklaroi Xhafaj.
Bin Laden në Shqipëri? Berisha e mohon kategorikisht
Sot në media qarkulloi lajmi se në vitin 1995 në Shqipëri ka ardhur Osama Bin Laden, i cili është takuar madje me ish-presidentin e vendit, Sali Berisha. Lajmi i referohej një raporti të shërbimit sekret amerikan, por ai është hedhur poshtë nga Berisha. “Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze. Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi.
Pranohet dështimi, por jo përgjegjësia. Rasti “Fullani” dhe rasti “Beqja-Cani”
Para disa ditësh kryeministri njoftoi publikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Një qëndrim që pasoi një muaj thashethemesh dhe aludimesh se koha për të rifreskuar kabinetin kishte ardhur. Si duhet konsideruar ky vendim? Ndryshimet në qeveri për Edi Ramën, në planin formal nuk kanë kosto. Ministrat që ai drejton nuk janë deputetë dhe në çdo rast, nxjerrja e tyre nga drejtimi administrativ, nuk konvertohet në ndonjë rrezik vote në Parlament. Jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe është e logjikshme që të mendohet për të korrigjuar diçka. Mirëpo kryeministri mendon të kundërtën.
Meta shpjegon marrëdhëniet me Ramën: S’janë as të ftohta, as të ngrohta
Në një intervistë ekskluzive për "Albanian Daily News", kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se: “Kuvendi nuk është arenë gladiatorësh, por e diskutimeve intelektuale dhe debateve profesionale. Historitë personale dhe emocionet e pakontrolluara nuk duhet ta justifikojnë arrogancën, fjalorin e rëndomtë apo përleshjet fizike”. Gjatë intervistës Meta tha se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e fundit lokale kanë arritur standardet më të mira ndonjëherë dhe që ato ishin një demonstrim i kulturës demokratike të popullit dhe votuesve shqiptarë në të gjithë vendin.
Incidenti Ndoka-Pollo, PD: Akt rrugaçëror i deputetit të Edi Ramës
Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj atyre që i quan sulme të deputetit Arben Ndoka ndaj deputetit Genc Pollo. “Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij. Partia Demokratike e dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Edi Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.
Shënim: Informalët që luftojnë informalitetin
"Ne do bëjmë shtet". Për publikun shqiptar tingëllon si një togfjalësh sa ushtarak aq edhe teatral, por në fakt ky ka qenë zotimi politik i Edi Ramës kur kërkoi votat për t'u bërë kryeministër i vendit. Parrullë të cilën e ka përsëritur kur i është dashur të justifikojë brutalitetin e aksionit për vjeljen e detyrimeve të prapambetura të energjisë dhe atë të ndërtimeve pa leje. Një mesazh që u përcoll nga lart poshtë për të na kujtuar se nuk ka tolerancë me ligjin kur bëhet fjalë për të marrë ato që i takojnë shtetit, me hir apo me pahir.
