Blloku Politikë
Prishtinë, Kuvendi voton pro krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës
Janë votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet kushtetuese që hapin rrugë në krijimin e Gjykatës Speciale. Siç njofton Express, me 82 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Po krijimit të Gjykatës Speciale duke miratuar ndryshimet kushtetuese, kundër të cilave ishin vetëm 5 vota dhe 1 abstenim. Opozita nuk ka votuar, duke hequr kartelat e tyre në momentin e votimit. Ndërkaq, janë evidentuar edhe ata deputetë që megjithëse ishin kundër më herët, kanë ndryshuar qëndrim këtë herë duke votuar pro.
Kuvendi i Kosovës gati për Gjykatën Speciale, veteranët godasin Thaçin me shishe: “Je hajn”!
Parlamenti i Kosovës po përgatitet për të votuar krijimin e GJykatës Speciale që do të hetojë krimet e luftës, pasi palët politike aleate në qeverisje, deklarojnë se janë gati. Bindja e deputetëve të partisë së Hashim Thaçit, PDK, për të votuar pro, ka qenë e vështirë. Por ndërkaq veteranët e luftës po vazhdojnë protestën e tyre para selisë së Qeverisë së Kosovës. Ata kërkojnë përfundimin e listave të veteranëve dhe mos votimin e Gjykatës Speciale. Madje kanë gjuajtur me shishe zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, duke i thirrur “hajn, hajn”.
Publikohet e-mail i Drejtorisë Rajonale Arsimore Tiranë ku kërkohet bindja politike e mësuesve
Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quaj spastrim në arsim. Deputeti Luçiano Boçi, publikoi një e-mail të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, ku u kërkohet drejtirëve edhe bindja politike e mësuesve. “Politikat e vërteta të Edi Ramës në arsim nuk janë ato që deklarohen me fjalë e propagandë. Shihni se si menaxhohet në fakt arsimi, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.
Çështje si Gërdeci duhet rihapur; ndryshe s’do bëni kurrë hajër, thotë gazetari amerikan Lawson
Të fuqishmëve u intereson që gjërat e sikletshme t’i lënë ashtu siç janë, thotë në një intervistë për Dita, autori amerikan i librit që flet për Gërdecin, Guy Lawson. Kjo është intervista e dytë e tij për shtypin shqiptar, për librin që është duke u bërë edhe film. Por nëse në SHBA kjo shihet si një aferë e turpshme ku disa “çiliminj” arritën të bëjnë miliona dollarë duke mashtruar Pentagonin, dhe ku janë përfshirë edhe diplomat e ushtarakë, në Shqipëri kostoja ishte e rëndë.
"Të drejtosh shtetin në efektin e drogës, të kthjellon idetë", thotë Fatos Klosi
Për disa ka lënë nam, për disa të tjerë ka thënë një të vërtetë të natyrshme ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Fatos Klosi. Ai në gazetën "Sot" thotë se deputetë dhe politikanë shqiptarë e kanë drogën si gotën e rakisë. “Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhje personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh.
Eurobondi, ofertat e para larg parashikimeve. Ministria e Financave: “Do të pritet një moment i ri, për të vlerësuar oferta më me leverdi”
Ashtu siç ishte parashikuar (http://www.respublica.al/artikuj/2015/07/21/hua-e-re-prej-50...), Shqipëria ka bërë ofertën e vet përmes eurobondit, në muajin korrik 2015.
PD-ja akuzon: “Miku i Edi Ramës mori koncesionin e dializës për 61 milionë euro. Do ta anullojmë”. Por akuza nuk zbardh asnjë emër
Partia Demokratike nxori sot zëdhënësen Orjela Nebijaj për të denoncuar koncesionin e dializës që është dhënë së fundmi. “61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional.
Pezullohen lejet e ndërtimit në Tiranë, deri në hartimin e një plani të ri zhvillimor. Veliaj thotë se do të jetë gati për një vit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka deklaruar se që nga sot e deri në hartimin e një plani zhvillimor për Tiranën, lejet e ndërtimit do të pezullohen. Ai e bëri këtë deklaratë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, duke shtuar madje se edhe për lejet e dhëna deri më tani, do të ketë audit. “Nga sot, duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit të Tiranës, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban.