Blloku Politikë
Kryetari i PS-së/Një variant është ndryshimi i Statutit. "Mocion ndaj kryetarit me vetëm 500 firma"
Pozicioni i Edi Ramës në krye të PS-së është vënë në diskutim për nga legjitimiteti statutor. Dhe rrëfenjat me laburistë, që janë shtënë në punë, duket se nuk kanë ngjitur edhe aq, sa kohë që një kryetar dhe kryeministër që ka 7 vjet në detyrë, duhet të ketë kurajën që të pranojë garën. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në Kongresin e 19 marsit, por një sugjerim mund të jetë edhe ndryshimi i Statutit. Kjo uk është zyrtare, por sot, “shqiptarja.com”, raportonte se nuk përjashtohet ndryshimi i nenit 30 të Statutit, ku përcaktohet se mocioni ndaj Kryetarit bëhet me 1/3 e firmave të anëtarësisë.
Braho i pafajshëm
Gjykata e Lartë ka shpallur këtë të martë të pafajshëm kreun e komisionit të sigurisë kombëtare, Spartak Braho, ndaj akuzave të deputetit Tom Doshi.
Doshi e kishte paditur Brahon për shpifje, pas një shqetësimi të ngritur prej këtij të fundit për një rrezik që i kanosej stabilitetit të vendit e për të cilin bënte përgjegjës pikërisht Doshin.
Pasi sqaroi pozicionin e tij, deputeti socialist e paditi eksponentin e spikatur të Lëvizjes Socialiste për Integrim penalisht për shpifje.
Dy fjalë për buxhetin dhe koncesionet
Maxhoranca është e detyruar të shkojë në partneritetin publik-privat për shkak të pamundësisë financiare të buxhetit për të përmbushur nevojat e qytetarëve për shërbime më të mira. Këtë përgjigje u ka dhënë kryeministri Rama skeptikëve brenda partisë për konçesionet. Para raportimit që 3 ministra bënë në grupin parlamentar, kreu i qeverisë tha se ky është një model që është ndjekur edhe nga vende të thera.
Kush po e tund Llallën?
Adriatik Llalla ndërron mendje për antikorrupsionin. Nëse një muaj më parë ai e shkriu Njësinë Antikorrupsion me argumentimin se prokurorëve u kishte mbaruar mandati dhe se “nuk ka patur ngarkesë në punë”, sot ai ka kthyer timonin në të kundërt. Raportohet se 8 prokurorë do të transferohen në këtë, mes tyre edhe Ramadan Troci, që do të drejtojë njësinë në fjalë(http://www.syri.net/2016/02/08/kryeprokurori-llalla-rikthen-njesine-anti...).
Statuto - Mania e të majtëve/Gjinushit duan t'i marrin partinë
Sot në selinë e PSD-së ka patur një si lloj përplasje që është kufizuar te porta e mbyllur me zinxhirë. Kërkesën për demokraci të brendshme e kanë hedhur njerëz që kanë qenë pas Skënder Gjinushitgjatë gjithë kësaj kohe. Ky i fundit ka komentuar për Top-Channel se janë lojëra të tre personave. Me sa duket pasuria më e madhe e PSD-së ka mbetur Gjinushi vetë dhe vila e lezetshme në rrugë "Fortuzi".
Debati politik në PS drejt institucionalizimit. Depozitohet zyrtarisht dokumenti që pretendon shkelje masive të Statutit
Ndonëse është përpjekur ta injorojë dhe të minimizojë peshën që kanë kritikat e Ben Blushit, kryeministri Edi Rama sot ka bërë një lëvizje që konfirmon shqetësimin e vet. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së kanë raportuar disa ministra, që së fundmi janë përfolur dhe akuzuar nga opozita si të përfshirë në afera korrupsioni. Nga ana e vet, deputeti Blushi, ka regjistruar një dokument zyrtar tanimë, sipas të cilit shkeljet statutore në PS, janë shkelur disa herë.
"Patriot act" pa të drejtë vote
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve se projektligji propozuar nga qeveria për regjistrimin e emigrantëve nuk u jep atyre të drejtën e votës, por është një borxh që Shqipëria u ka atyre për kontributin e dhënë në vite. Sipas Tahirit, drafti që propozohet është një akt patriotik pasi përmirëson shërbimet për emigrantët shqiptarë dhe shteti ka një regjistër se ku jetojnë shqiptarët.
Arrestohet biznesmeni Sait Fishta
Është arrestuar sot në mbrëmje Sait Fishta, biznesmen dhe ish-kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit. Po kështu Fishta ka qenë më herët kandidat edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sot paradite mediat njoftuan se u vendos sekuestro preventive për 9 pallate në Velipojë, që ishin ndërtuar nga Fishta. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë në Shkodër.
http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/02/07/arrestohet-sait-fishta-kandidati-...ër-deputet-në-shkodër#.VrfCCq-kqrU
Platforma ekonomike e PD; Ulje e taksash dhe thjeshtim procedurash
Partia Demokratike njoftoi se vijon konsultimin e programit të saj të bazuar në një platformë ekonomike që synon ulje të taksave. Propozimet janë vendosja e taksës së sheshtë në nivelin 9% mbi të ardhurat dhe kontributet, ulja e normës së TVSH në nivelin 15%, eleminim i taksave të fshehta apo tarifave administrative paralele siç jane taksat mbi karburantet dhe ambientin dhe lehtësim të procedurave.
BE nuk i shërben popujve, demokracia kërkon një fillim të ri
Nga Yanis Varoufakis, “The Guardian”