Blloku Politikë
Xhafa: "Propozimi i Hahn, thjesht një letër"
Ka qënë një letër e komisionerit të BE-së Johannes Hahn që u duk se solli konsensusin mes palëve në politikën shqiptare. Por një ditë më vonë rezulton se kjo letër ishte thjeshtë një copë letër dhe jo normë juiridike.
Video/Pa konsensus, reforma do të jetë e pazbatueshme
Voto, ose ke për ta parë...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi sot gjatë fjalës së tij se po aplikohet shantazh me sms ndaj deputetëve. Nga kush? Sipas faqes “lapsi.al” presionin po e aplikon ambasada amerikane me përfaqësues të vet. “Lapsi” përcjell edhe një tekst drejtuar një kryetari të një partie të vogël: “i nderuar zoti...Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i'u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin...”.
Meta: Një reformë me 94 vota rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese
Meta u bëri sot thirrje të gjithë aktorëve politikë e diplomatikë që të arrijnë konsensusin për reformën në drejtësi, në mënyrë që ajo të votohet me konsensus sa më të gjerë. Në qoftë se pas arritjes së konsensusit, tha ai, Berisha, apo Topalli, apo ndonjë tjetër nuk e votojnë reformën, le të mbajnë përgjegjësi individuale. Ai garantoi se 20 votat e LSI-se janë depozituar në Uashington, por në qoftë se reforma miratohet vetëm me 94 vota, ajo mund të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkelje proceduriale. Kjo deklaratë bie ndesh me thirrjen e SHBA-se për votim individual të reformës.
SHBA nuk e negocion draftin që la në tavolinë ndihmës sekretarja Nuland
Dalja e kryeministrit Rama një ditë më parë me draftin e ndryshimeve kushtetuese të botuar nga ambasada amerikane, deklarimet e tij se vijat e kuqe nuk kanë ndryshuar dhe qëndrimet që po mbajnë selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lënë të kuptohet se amerikanët nuk e negociojnë draftin që ndihmës/sekretarja Nulland u la në tavolinë palëve.
Vazhdon “lufta” mes PD dhe ambasadës amerikane
Kryetari i Partisë Demokratike doli në një konferencë për shtyp ku hodhi poshtë pretendimet se Partia Demokratike ka prezantuar kushte të reja pas arritjes së marrëveshjes një ditë më parë. “Eshtë pretenduar dje, se Basha ka prezantuar kushte të reja pasi është arritur marrëveshja. Ky është një mashtrim i turpshëm. Ditën e Hënë, Partia Socialiste i konfirmoi negociatorit tim përmes negociatorit të saj se marrëveshja është për të katër institucionet”-tha Basha.
Dashuria mbaroi, lypet qetësi!
Tensioni që u vu re paraditen e sotme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes kryetarit të kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa konfirmoi çarjen e madhe të koalicionit qeverisës. Kryeministri është përpjekur të përcjellë idenë se koalicioni është i unifikuar, por reagimet dhe qëndrimet e palëve kanë dëshmuar të kundërtën. E majta është në krizën e radhës dhe pikëpyetja është nëse, qeveria formalisht do qëndrojë në këmbë me ose pa Ilir Metën.
Enigma e një kërkese të PD-së
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pjesë e grupit negociator të mandatuar nga tryeza e kryetarëve të partive, ka dhënë këtë prononcim pas mbledhjes së sotme.
Z. Manjani a keni një produkt nga komisioni negociator përsa i përketreformës në drejtësi pasi z. Xhafaj ka thënë që nuk ka një finalizim të njëmarrëveshje të negociatorëve dhe a është rënë dakord që përveçse dyinstitucionet të jenë edhe dy të tjerat sipas vetingut?
Ambasada amerikane: "Basha ka paraqitur një kërkesë të re". Por nuk thotë se çfarë
Ambasada amerikane në Tiranë ka shërndarë sot një deklaratë për shtyp, të parën pas arritjes së konsensusit paradite. Thuhet në deklaratë:
Cili është ndryshimi që ndodh me propozimin e Hahn?
Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së ka sqaruar sot përmes një intervisste në Tv Klan se cili është ndryshimi mes dy draft-propozime për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit në kuadër të reformës në drejtësi. Po e përcjellim meqë ka një përpjekje për të thënë që asgjë nuk ndodhi dhe se ajo që u arrit ka qenë me kohë si propozim. Deri më tani PS-ja nuk ka dhënë një qëndrim rreth këtyre spekullimeve që relativizojnë edhe suksesin e konsensusit të shpallur edhe nga kryeministri sot paradite.
