Blloku Politikë
Propozim i ri, avaz i vjetër për kryeministrin
Vizita disaorëshe e ndihmës sekretares Viktoria Nuland la në tavolinat e palëve një propozim të ri amerikan për reformën në drejtësi që hedh poshtë draftin e ambasadorit Lu për reformën. Nuland u përpoq ta paraqesë këtë ofertë si një propozim të ambasadorëve, Lu e Vllahutin, të cilët deri dje ishin në negociata për të gjetur vota individuale që drafti të votohej në 21 korrik edhe pa konsensusin e opozitës.
PD nuk i hap rrugë planit Lu për reformën. Basha: Kemi vota vetëm për konsensus
Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë rrugë tjetër për miratimin e reformës në drejtësi pa konsensusin politik mes palëve. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me ndihmës sekretaren Viktoria Nuland, duke lënë të nënkuptohet se çdo përpjekje e ambasadorit Lu për të gjetur vota djathtas nuk garanton një proces të gjithëpranuar. “S’ka dhe s’do te ketë themel per reformën në drejtësi përveç konsensusit politik mes palëve”-tha Basha.
Kërcënimi i pavend i kryeministrit: “Po vjen “zonja e hekurt”...
Mazhoranca ka përqendruar shpresat te karta “Nuland” për reformën në drejtësi. Apo më saktë: për kalimin të pandryshuar të variantit të saj më datë 21 korrik.
Rama në samitin e NATO-s: Shqipëria do dyfishojë trupat në Afganistan
Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan. Shqipëria, tha Kryeministri, është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm.
Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi, ndërhyn me thirrje për dialog edhe ambasadori shqiptar
Në debatin publik për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi është përfshirë edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Përmes një interviste për gazetën “Zëri” Minxhozi bën thirrje për dialog dhe mirëkputim. “Çështja e demarkacionit nuk zgjidhet duke vendosur flamuj, por duke dialoguar”, citohet të ketë thënë Minxhozi që përfaqëson një vend ku dialogu pa mbikëqyrjen e të huajve dështon rregullisht.
Ndërkohë vetë Shqipëria ka të pazgjidhur kufirin me Kosovën, Malin e Zi dhe me Maqedoninë(kufijtë ujorë).
Ambasada ruse në Tiranë: E vërteta e ngjarjeve të Krimesë. Mbi dy orë dokumentar i titruar shqip
Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë sot një material video-dokumentar i cili rrëfen versionin rus të ngjarjeve të Ukrainës dhe të Krimesë. Me interes është se dokumentari është titruar në shqip dhe është mbi dy orë(postuar në youtube që në mars të këtij viti). Në të flet presidenti rus, Vladimir Putin, apo edhe dëshmitarë të ndryshëm. Përveç aspektit gazetaresk dhe politik, dokumentari ka rëndësi pse ilustron një qasje të re të selisë diplomatike ruse në raport me opinionin shqiptar dhe mediat.
Në krye të euro-euforikëve
Për hir të kryeministrit në Europë na identifikojnë si euroeuforikët, në kundërpeshë të euroskeptikëve që bënë realitet edhe shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Flamurtar i europianizmit po shfaqet kryeministri ynë Edi Rama në çdo mundësi që ka për të folur para gazetarëve europianë. Kështu të paktën i kanë përcjellë mediat e huaja deklaratat e kryeministrit shqiptar një ditë para samitit të Varshavës.
Propozimi i PD-së: Rol në përzgjedhje presidenti, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese
Pas një takimi të zhvilluar sot me ambasadorin amerikan, Donald Lu, kreu socialist i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatnmir Xhafa, ka deklaruar se nuk ka ende një propozim nga Partia Demokratike. Janë ditët e fundit të negociatave dhe pika kritike është vetingu. Nuk është e qartë si qëndron puna dhe ndoshta PD-ja po kërkon zvarritjen, por sot, Oerd Bylykbashi, njeriu i Lulzim Bashës për reformën ka publikuar këtë formulë:
“Presidenti i Republikës, ose Avokati i Popullit shpall 12 vakancat dhe pret brenda afateve aplikimet e lira.
Kreu i PD-së, takime në Athinë me kreun e Demokracisë së Re, Mitsotakis, pjesë edhe e Grupit “Bilderberg”. Basha: “Të anullohet ligji i luftës”
Partia Demokratike njofton sot për një takim të kreut të saj, Lulzim Basha, me kreun e Partisë Demokracia e re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, një politikan i ri, por që po imponohet mirë në sondazhe, Mitsotakis ishte pjesë edhe e takimit të fundit të Grupit Bilderberg, që organizon takime i