Blloku Politikë

Pirdeni: Censi i qeverisë është qesharak

Postuar në 23 Dhjetor, 2023 20:39

Mira Pirdeni, aktiviste e moshimit në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se Shqipëria është prekur rëndë nga plakja e menjëhershme e popullsisë. Pirdeni vuri në dukje mungesën e fondeve në pushtetin lokal për të mbështetur të moshuarit. Ajo tha se nuk beson te Censi i popullsisë i kryer nga qeveria, duke shtuar se kemi mungesë ekspertësh dhe mungesë burimesh njerëzore për analizimin e të dhënave. Pirdeni tha se në Shqipëri mungojnë komunitetet, shërbimet komunitare, të cilat janë kthyer në prioritare në vendet e zhvilluara, sidomos pas pandemisë. 

Dinjiteti i pamundur i një JO-ja ndaj Pushtetit

Postuar në 23 Dhjetor, 2023 14:02

Është shfaqur në podcastin e Edi Ramës, imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit.

Nëpër bisedën e zhvilluar, Dodaj dëgjohet të thotë se “Zoti është Dashuri”, se mënyra më e mirë për të sjellë paqen në këtë botë është ai që Papa Françesco e quan “revolucion i butësisë” për të ardhur mandej te roli i misionarit që i përcjell dashuri dhe përkujdesje “atyre që Zoti na ka besuar”, pra besimtarëve të cilëve u “lajmë këmbët”.

Për një kandidat të përbashkët je dakord?

Postuar në 21 Dhjetor, 2023 15:52

Ka dalë sot me një koment të vetin për vendimin e GJKKO-së për çështjen Beleri, kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera ai citohet:

Sali, nisu te vendi e me shpresë që nga pas të vijnë të tjerët! Edi Rama sidomos!

Postuar në 21 Dhjetor, 2023 11:51

Sali Berisha deklaroi sot se është më i fortë se kurrë. Disa brohoritje. Ja tha, e dëgjoni? Brohoritje sërish.

Shenjë e mirë kjo se ligjësitë e historisë funksionojnë edhe në Shqipëri.

Kathimerini: Kandidon djali i Belerit, ose bojkot zgjedhjeve!

Postuar në 19 Dhjetor, 2023 14:39

Në një opinion të botuar në gazetën “Kathimerini”, Stavros Tzimas, që shkruan shpesh për marrëdhëniet greko-shqiptare, vë në dukje se me afrimin e ditës së gjykimit për Fredi Belerin, pakicës greke në Shqipëri i mbeten dy rrugë: të gjejë një kandidat tjetër ose të bojkotojë. Në rastin e parë, Tsimas shkruan se djali i Belerit, që së fundmi është shfaqur në media, mund të jetë një kandidaturë, çka do ta shndërronte Himarën në një bastion politik dhe elektoral.

"Drejtori i Projekteve" nis kundër-ofensivën ndaj SPAK

Postuar në 19 Dhjetor, 2023 14:11

Intervista e Mirel Mërtirit në SyriTv dje ka ofruar një teatër që të realizuar keq nga personi në fjalë. Por ka verifikuar edhe paradokset e skenës politike dhe mediatike në Shqipëri. Mirel Mërtiri ka folur në pozitën e një të akuzuari që po sqaron opinionin publik për akzuat sipas të tij të manipuluara nga SPAK. Paneli me në krye moderatorin e Syri Tv kanë mbrojtur akuzën e SPAK duke I kërkuar llogari Mërtirit në emër të dosjes përkatësë.

Dritë jeshile peticioneve për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës

Postuar në 18 Dhjetor, 2023 18:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i ka hapur rrugë organizimit të peticioneve për largimin e kryetarëve në tri komunat me shumicë serbe në veri.

Zëdhënësi i komisionit, Valmir Elezi, bëri të ditur numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote në tri komunat Leposaviç, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, si dhe numrin e saktë të votuesve që përbëjnë 20 për qind të trupit votues në secilën komunë, që është i nevojshëm për shkarkimin e një kryetari komune përmes peticionit.

Partia e Vuçiç fiton sërish në Serbi

Postuar në 18 Dhjetor, 2023 14:23

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

Partia e tij Progresive Serbe, ose SNS, pritet të sigurojë 47% të votave të serbëve sipas projeksioneve.

Partitë opozitare nën flamurin “Serbia kundër dhunës” (SPN) pritet të ndalen në 23%.

Zyrtarisht të lumtur me veten

Postuar në 18 Dhjetor, 2023 14:14

Ndiqeni ekzibicionin e qeverisë sot me atë që kryeministri e quan skuadra kombëtare e negociatave për anëtarësim! Ndiqeni për të provokuar lavazhin gastrik në këtë sezon gripal, për të kuptuar se në cilën botë jetojnë ata që janë mesa duket asgjë më shumë se fotonet njerëzore të kryeministrit dhe se çfarë dallimi, çfarë ndasie ndjen dhe kupton, kushdo që ka një minimum respekti për veten kur dëgjon “këtë ekspertë” që flasin me gjuhën e informacionit politik.

Mund të ndodhë çdo gjë dhe sërish asgjë nuk ka ndodhur!

Postuar në 15 Dhjetor, 2023 21:01

 Ngjarja në burgun e Peqinit ka kaluar sot me një reagim skandaloz nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. 

Jam këtu sonte dhe do jem në vijim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë ligjore, administrative, do t’i shkojmë deri në fund kësaj ngjarjeje 

ka thënë ndër të tjera ai. 

Kemi të bëjmë me një vrasje me armë në një institucion që thirret si i sigurisë së lartë. Ministri vetëm për përgjegjësitë institucionale, politike dhe morale nuk foli sepse kjo ngarkon atë në mënyrë taksative me detyrimin e dorëheqjes. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë