Blloku Politikë

Arvizu kalon nga zyra e Bashës dhe Metës

Postuar në 03 Prill, 2017 16:21

Në kulmin e debatit mbi situatën e drogës dhe ngërçit politik që ka mbërthyer vendin, në Tiranë shfaqet ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.  Në cilësinë e zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të  Shtetit për çështjet e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, Arvizu është takuar me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Vizita e tij në selinë e Partisë Demokratike është një lloj konfirmimi për shqetësimin e ngritur nga opozita për çështjen e trafikut të drogës.

Zgjedhjet e Kavajës si test për peshën e LSI-së dhe sfidë për PD-në

Postuar në 03 Prill, 2017 14:25

Zgjedhjet e Kavaajës po shndërrohen në një test përgatitor për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen së afërmi. Kjo mund të shihet në qëndrimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim që vlerëson te përballja e vetme PS-PD në një zonë që konsiderohet tradicionalisht bastion i së djathtës po që në vitin 2015 ndryshoi kah, një mundësi për të evidentuar peshën që ka.

Ministri i Jashtëm: Në bllokimin e reformës në drejtësi, ka dorë edhe Rusia

Postuar në 03 Prill, 2017 12:19

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i ka dhënë një intervistë “Euractiv”. Ai është pyetur për bojkotin e opozitës, për reformat dhe zgjedhjet. Përbën interes një koment i ministrit që e sheh kundërvënien aktuale ndaj reformës në drejtësi si pjesë edhe të investimit të Rusisë për të ruajtur status quonë.

Darka e “Pazarit të Ri”, torta ndahet bashkë edhe për 4 vjet (Video)

Postuar në 03 Prill, 2017 10:25

Një darkë pas së cilës u fokusua vëmendja e të gjitha mediave, duket se ka qenë kurorëzimi i një marrëveshje të re politike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës për të qeverisur Shqipërinë edhe në 4 vitet e ardhshme. Mund të ishte firmosur pa zhurmë dhe show, por mesa duket dy krerët e koalicionit ishin kujdesur edhe për simbolikën e takimit që u mbajt për më shumë se 4 orë në një restorant peshku në zonën e Pazarit të Ri. Të paktën kështu raportojnë mediat informative Ora News dhe News 24 që i referohen burimeve nga takimi, për të cilin vetë protagonistët nuk folën.

Rama flet për fundin e PD si parti politike

Postuar në 02 Prill, 2017 20:34

Me një orë vonesë në komunikimin e fundjavës kryeministri nuk lëvizi nga pozicioni i tij për t’u futur në zgjedhje edhe pa opozitën. Ai theksoi se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë që pengon ushtrimin e rolit të opozitës në jetën demokratike të vendit dhe se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap për ndryshime në Kodin Zgjedhor pa Partinë Demokratike. Bashkë me mesazhin se nuk ka ndërmend të tërhiqet, Rama bëri një prognozë edhe për partinë ku ka milituar edhe vetë për disa orë në fillim të viteve 90.

Letra Kokëdhima për Asamblenë: “Ne, socialistët e bazës kemi të drejtën me vete”

Postuar në 02 Prill, 2017 14:58

Koço Kokëdhima, drejtues i lëvizjes “Zgjidhja” që operon brenda PS-së, ka menduar t’i drejtohet Asamblesë së partisë me një letër. Letër të cilën e ka bërë publike. Mes të tjerave, Kokëdhima vlerëson se PS-ja ka hyrë në një fazë mbylljeje, distancimi nga realiteti, duke u bërë pengesë për çuarjen përpara të proceseve që ka nevojë vendi. Kritika dhe akuza i është drejtuar lidershipit, Edi Ramës personalisht, aq sa sipas Kokëdhimës, PS-ja sot është një bashkësi parapolitike.

"Dy fjalë për patericën time"

Postuar në 02 Prill, 2017 12:00

Kryeministri i vendit i shndërruar në superstarin e studiove televizive brenda dhe jashte vendit ka shpjeguar në Asamblenë e Partisë Socialiste rëndësinë që ka LSI për atë personalisht dhe Partinë që drejton. Rezymeja është se partia e Ilir Metës pavarësisht se çfarë thotë, i ka shërbyer reformave që kanë çuar Shqipërinë përpara, ndaj dhe sipas Ramës koalicioni PS-LSI duhet të vazhdojë. 

Kuotat për NATO-n, Shqipëria dhe disa vende afat deri në maj

Postuar në 01 Prill, 2017 18:18

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka kërkuar nga vendet e NATO-s të përmbushin objektivin e GDP-së për shpenzimet e mbrojtjes. Qëllimi është që në samitin e ardhsmë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, aleatët duhet të përmbushin angazhimin e tyre për shpenzime në nivelin 2% të GDP-së, ose të kenë paraqitur plane të sakta për kohën kur do të arrihet ky objektiv. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. “Shpenzimet e mbrojtjes 2% janë ekuivalente me 70 miliardë euro..

Çështja e ndjeshme Feto dhe porositë vllazërore për Tiranën

Postuar në 01 Prill, 2017 12:02

Në vijim të porosive të Presidentit turk Erdogan për sa është rënë dakord edhe në vizitën që ai pati në Tiranë me rastin e fillimit të punimeve për xhaminë e Namazgjasë, zyrtarët turq vijojnë të paralajmëronë autoritetet shqiptare për rrezikun  sipas tyre të organizatës FETO në Shqipëri. I fundit ishte ministri turk i Bujqësinë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik, i cili ka bërë thirrje që Tirana zyrtare të jetë shumë e kujdesshme.

Milo i PDS-së sugjeron paketën antikrizë: Pjesëmarrje e opozitës në qeveri si garanci për zgjedhjet!

Postuar në 31 Mars, 2017 08:44

Një tjetër aleat i PS-së, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka mbështetur pikëpamjen se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Gjatë një emisioni televiziv, Milo dha katër pika për negociimin e krizës aktuale, pika të cilat janë në fakt sugjerime ektrainstitucionale siç ndodh rëndom në “krizat” shqiptare.  

1. Të emërohet si përfaqësues i opozitës një Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme që do të ketë akses për survejimi dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në mënyrë që t’i japë opozitës siguri maksimale gjatë procesit të votimit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë