Blloku Politikë
Dekretimi i Xhafajt, poeti Visar Zhiti i refuzuar nga Nishani: Presidenti, vegël e mbetur e Diktaturës
Dekretimi i Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, ka ekspozuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ndaj sjelljes me dy standarde. Ndonëse Nishani ka sqaruar se nukka tagër të kthejë kandidaturën në fjalë, të cilën përndryshe do ta refuzonte, poeti Visar Zhiti, i refuzuar nga Presidenti aktual për dekretim në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, ka reaguar duke mos kursyer fyerjet.
Presidenti i Republikës dekreton emërimin e katër ministrave të rinj
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përmbushur sot detyrimet e veta kushtetuese duke dekretuar shkarkimin e katër ministrave dhe emërimin e katër të tjerëve, të gjithë propozime të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Dekretet kanë zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të ministrave Tahiri, Çuçi, Beqja dhe Klosi dhe emërimin në detyrë të ministrave Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka, respektivisht në dikasterin e Ministrisë së Brendshme, Çështjeve Vendore, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Mllef për çadrën dhe mediat, në zgjedhje pa opozitën
Me jo pak mllef për opozitën dhe mediat, kryeministri Rama në komunikimin e fundjavës nuk tregoi shenja tërheqje nga qëndrimi për të mbyllur mandatin sipas afateve kushtetuese, ndërsa dekalaroi se mazhoranca do të futet në zgjedhje edhe pa opozitën. Ai tha se nuk ka ndërmend të prishë kontratën me popullin dhe se kriza që trumbeton opozita është vetëm e saj dhe jo e Shqipërisë, duke folur për interesa të ngushta politiko-mediatike dhe para të pista të investuara kundër qeverisë dhe atij personalisht. Rama tha se është i hapur për dialog dhe se mirëpret çdo propozim të ri për ndryshimin e
Ministri i Jashtëm grek flet për konflikte në Shqipëri me afrimin e zgjedhjeve
Ministri i Jashtëm i Greqisë deklaroi se me afrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, do të rriten edhe konfliktet në vendin tonë. Këtë deklaratë Nikos Kocias e ka dhënë në një takim me homologun amerikan, të cilit i tha se Kosova po injoron NATO-n me krijimin e Ushtrisë.
"TemaTv"
Protesta e PD-së, komenton edhe Rexhep Qosja: Shqipëria në luftë qytetare foljore
Rexhep Qosja ka bërë sot disa komente rreth protestës së PD-së duke u ndalur sidomos tek ajo që e quan deklaratë luftënxitëse të Lulzim Bashës.
Ndikim i Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë?
Top Channel publikoi lajmin se 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në proceset zgjedhore të disa vendeve si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane.
LSI nis "katarsis" nga PS
Debatin mes dy partive kryesore të kualicionit qeverisës e ka vijuar edhe deputetja e qarkut të Lezhës e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Teksa ishin në një takim me gjimnazistë të Lezhës së bashku me zv/ministren e arsmit Nora Malaj, ajo tha se miratimi i ligjit për arsimin e lartë ishte një kompromis politik i gabuar i forcës politike që ajo përfaqson, duke shtuar se gjithçka ndodhi për hir të kualicionit.
Ambasadori britanik “ngre flamurin” në çadrën e protestës
Një tjetër ambasador është shfaqur sot në media me dosjen e vet për shqiptarët. Ky është ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman. Ai ka thënë se shqiptarët kanë ecur jo keq në aktivitetet ekonomike kriminale në Britani dhe kjo është një nga arsyet pse shqiptarët dhe Shqipëria paskan rëndësi për Londrën zyrtare.
Përgjigje për LSI-në: Edi Rama, kryeministër për 4 vitet e ardhshme (Video)
Pas shkarkimit si ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka nisur aktivitetin në aparatin e partisë, duke qenë se është kryetar i PS për Tiranën. Skarkimi i tij u përfol si një kërkesë e Ilir Metës, i cili nuk e ka fsheur ambicjen për të qenë kryeministër i ardhshëm, ndonëse u kërkoi ministrave të LSI-së të evitojnë për momentin deklaratat se kush do drejtojë qeverinë në 4 vitet që vijnë.
Çfarë po negocion Basha me ambasadorët?
Këtë të enjte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua për herë të tretë me disa nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ku ra në sy mungesa e ambasadores Vllahutin. Pas takimit ai tha se informoi ambasadorët në mënyrë të drejtëpërdrejtë “për gjëndjen aktuale të vendit, rrugët e zgjidhjes që opozita ka propozuar dhe domosdoshmërinë e zgjidhjeve të shtruara nga qytetarët shqiptarë dhe optimizmin tonë total se kauza e zgjedhjeve të lira është shumë pranë fitores”.
