Blloku Politikë
Presidenti: Projekti i Unazës së Re ka shkelje. Të hetohet deri në fund!
Pas takimit me banorë të zonës së Astirit në Tiranë, Presidenti i Republikës ka dalë me këtë qëndrim:
Presidenti i Republikës, e ka ndjekur me vëmendje dhe shumë shqetësim situatën konfliktuale të krijuar midis banorëve dhe autoriteteve publike përgjegjëse për shkak të realizimit të projektit të zgjerimit të segmentit rrugor “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”.
Telegramet vinë e venë...Dear Ditmir!
Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm dhe për Evropën ka publikuar sot në faqen e vet në Facebook disa letra falënderimi që ka marrë nga homologë të tij me rastin e lënies së detyrës.
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në largimin e tij nga detyra, ka marrë disa letra falenderime mes të cilave nga Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo, ministri i Jashtëm britanik Duncan, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Enzo Moavero Milanesi dhe ai turk Mevlut Cavusoglu
Presidenti: Do dal me qëndrim për çështjen e Unazës së Re
Duket se situata e krijuar me projektin e Unazës së Re në Tiranë është komplikuar nga pikëpamja politike. Sot zyra e Presidentit të Republikës ka njoftuar se kreu i shtetit, Ilir Meta ka pritur në një takim disa banorë, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti. Njoftimi është i shkurtër në përmbajtje, por në fund ai njofton se:
21 janar 2011 - 16 shkurt 2019 - Sistemi politik del jashtë loje
Dëgjoni se çfarë ka deklaruar Edi Rama me të vetët pak ditë para protestës së 21 janarit 2011:
Pothuajse të njëtën gjë ka paralajmëruar edhe Lulzim Basha sot në Ballsh:
Genti s’na tha asgjë të re
Zyra për shtyp e kryeministrit është kujdesur që të nisë fushatën publiçitare për ministrin pa dekretuar të Punëve të Jashtme, Genti Cakaj. Ajo ka përcjellë një njoftim për praninë e zotit Cakaj në takimin dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate që u mbajt në Bukuresht. Në prononcimin për mikrofonin e qeverisë, Cakaj tha se Shqipëria po lavdërohet, por nëpër rreshta la të kuptohet se dialogu politik do jetë vendimtar për negociatat, kriter që vështirë të plotësohet.
Basha thirrje bankave: Mos financoni! Do i hetojmë dhe anullojmë PPP-të
Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka përsëritur sërish sot paralajmërimin e tij se çdo kontratë e partneritetit publik – privat do të shfuqizohet. Në një takim me shoqatat e biznesit, Basha u ka bërë thirrje bankave që të mos financojnë kontrata të këtilla sepse ato do të jenë subjekt i ligjit antimafia të cilin PD-ja e ka premtuar se do të miratohet edhe për të fuqizuar sekuestrimin e pasurive që janë të paligjshme.
DASH: Berisha, jo në listën e zezë të vizave
Departamenti Amerikan i shtetit ka reaguar për dyshimet e hedhura nga kryeministri Rama në parlament, për refuzimin e vizës amerikane për ish-kryeministrin Berisha.Në një koment për Gazetën Shqiptare ky departament thotë se refuzimet e vizave për raste korruptive i publikon gjithmonë në faqen online. https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm.
Kushti publiçitar, a duhet të japë sqarime Ilir Meta? (Video)
Me një dalje në orët e vona në Facebook, kryeministri u përpoq të rregullonte disi imazhin e degraduar që prodhoi debati në seancën e parlamentit. Në morinë e deklaratave që u lëshuan pa doganë, kaloi si pa u vënë re një deklaratë e Berishës se Ilir Meta e detyroi Edi Ramën të njihte djalin si kusht për kandidimin për kyetar bashkie.
Dueti i drogës dhe mushkonjave që duhet t'i kërkojë falje Shqipërisë
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, ka dhënë dje një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Ndër të tjera, ambasadori është pyetur edhe për dukurinë e kanabizimit e cila identifikoi mandatin e parë të Rilindjes së Edi Ramës, kur në detyrën e ministrit të Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Tha ndër të tjera, z. Cutillo: