Blloku Politikë

Zyrtarisht i pandehur. A duhet të kërkojë falje kryeministri?

Postuar në 27 Shkurt, 2019 13:25

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Saimir Tahirin. 

Ish-ministri i Brendshëm do të paraqitet të enjten për t’u njohur me akuzat. 

Krahas ish-ministrit të Brendshëm, në cilësinë e të pandehurit janë edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës: Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Pak ditë më parë Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore. Hetimet për Tahirin nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Ta thellosh krizën duke refuzuar ta shpjegosh atë

Postuar në 27 Shkurt, 2019 01:17

Kriza aktuale politike ka risitë e veta në një fakt që bie në sy qartë: socialistët nuk janë më në gjendje të flasin hapur për shkaqet e saj. Kur themi socialistët me këtë nuk nënkuptohen ministrat e kabinetit, por ata njerëz që kanë një karrierë përfaqësimi dhe që nuk janë aktualisht në detyra funksionale. Dhe të mos jesh në gjendje të flasësh për krizën do të thotë që të mos arrish dot ta shpjegosh atë siç duhet dhe mandej ta përcjellësh këtë shpjegim te njerëzit që sidoqoftë kanë nevojë të kuptojnë diçka më shumësesa demagogjia e zakonshme.

Një protestë e domosdoshme

Postuar në 26 Shkurt, 2019 21:02

Opozita ka protestuar sot pasdite dhe deri në mbrëmje përpara Parlamentit të Shqipërisë. Siç është transmetuar tashmë nga mediat, protesta ka patur incidente, përdorim të ekzagjeruar të gazit lotsjellës dhe aplikimin e taktikës së një policie reaktive, pra që vepron brenda perimetrit të institucionit që mbron. Ka shumë komente dhe analiza se çfarë përfaqëson protesta. Por ajo mund të shihet nga dy drejtime: së pari nga ata që protestojnë e që nuk duhen paragjykuar dhe nga ata që vëzhgojnë. Në dinamikën e ngjarjeve qytetarët e përfshirë në të flasin më lirshëm sesa para kamerave.

Djegia e mandateve ishte vendim i Berishës

Postuar në 26 Shkurt, 2019 14:29

Djegia e mandateve të opozitës ishte opsion i minutës së fundit që iu imponua Lulzim Bashës nga ish-kreu i PD, Sali Berisha. 

Protesta e 16 Shkurtit kishte një tjetër skenar që çonte sërish drejt krizës por nuk e nxirrite Partinë Demokratike nga parlamenti. Burime pranë ish-kreut të PD-së konfirmuan se ishte Berisha që nxiti vendimin ekstrem të djegies së mandateve.

Skenari i Lulzim Bashës dhe aleatëve ishte nisja e një greve urie të deputetë e të opozitës brenda ambjenteve të parlamentit, një akt i ngjashëm me atë të Ilir Metës në vitin 2008 kur drejtonte LSI-në.

Pjesë e krizës

Postuar në 26 Shkurt, 2019 14:10

A mund të shpresojë njeri në Shqipëri se zgjidhja për krizën politike mund të vijë nga Luigi Soreca? Zor se edhe vetë diplomati italian nuk ka ndonjë iluzion për këtë, fjala e tij si ambasador i BE-së ka zero peshë as në skenën politike dhe as në vendosjen e ekuilibrave 

Një hap përpara/Përfaqësuesi i fondacionit "Adenauer": Nuk mund të mbyllen sytë para problemeve faktike

Postuar në 26 Shkurt, 2019 10:32

Përfaqësuesi i fondacionit Konrad Adenauer që vepron prej vitesh në Shqipëri, Florian Feyerabend, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, se lëvizjet e fundit të opozitës shqiptare janë diktuar nga defaktorizimi i saj në rolin thelbësor si kontrolluese e qeverisë. Sipas tij nuk duhen mbyllur sytë para problemeve reale që janë edhe blera e votës dhe depërtimi i krimit në politikë.

Largimi, kusht minimal që investimi i opozitës të ketë kuptim

Postuar në 26 Shkurt, 2019 09:39

Në vitin 2001, pas zgjedhjeve të Dushkut, Sali Berisha, asokohe në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike ndërmori një tur në Parlamentin Europian dhe instanca të tjera për të dokumentuar siç thotë manipulimet elektorale. Me dosje në dorë ai trokiti nëpër zyra dhe në fund ia doli të merrte njohjen e problemit, një rezolutë të PE-së dhe marrëveshjen me Fatos Nanon. 

Opozita quhet armik i brendshëm

Postuar në 25 Shkurt, 2019 17:59

Qeveria e ka pozicionuar veten si lokomotivën që po çon vendin drejt Perëndimit duke shpallur praktikisht opozitën si armik të brendshëm.

Kryeministri ka akuzuar shpesh kundërshtarët politikë se kanë hedhur baltë mbi qeverinë në takimet jashtë vendit, ndonëse vetë po tregon me gisht opozitën lartë e poshtë.

Ninulla e Brukselit që nuk vë në gjumë

Postuar në 25 Shkurt, 2019 14:52

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, ka përsëritur qëndrimet veta për krizën në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje faktin se bojkoti apo dorëzimi i mandateve parlamentare është i dëmshëm.

Imzot Frendo: Situata në Shqipëri është tragjike

Postuar në 25 Shkurt, 2019 10:23

Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo ka deklaruar për mediat italiane se situata në Shqipëri është tragjike dhe se mungon dialogu mes palëve. Ai ka kërkuar që palët të ulen në bisedime duke sakrifikuar diçka. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë