Blloku Politikë

Kryeministri flet për Rrugëhumbur, por rruga e rrëzimit të tij është e vetmja pa tarifë kalimi

Postuar në 30 Mars, 2019 16:15

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot komentet e bëra mbi raportin e DASh për strategjinë e luftës kundër drogës.

Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre

shkruan z. Rama në Facebook.

Falenderimi i një bashkëpunëtori!

Postuar në 29 Mars, 2019 21:57

Vangjush Dako po bëhet gati të dalë nga skena. Të mos jetë më në vitrinën e Rilindjes, por të kalojë në prapavijë, atje ku përfunduan pa zhurmë “mëkatarët” e elitës socialiste që po t’i referohemi një thënie të ish-ambasadores amerikane në Kosovë, e kanë dhi punën”.

A ekziston "ëndrra shqiptare"?

Postuar në 29 Mars, 2019 16:46

Gjatë Konferencës Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas, zv.ambasadori amerikan në Tiranë, Dan Koski citohet të ketë thënë ndër të tjera:

Ambasadorët mbeten miq të qeverisë, por DASH i vë katër Shqipërisë për trafikun e drogës

Postuar në 29 Mars, 2019 15:08

Shqipëria është burim i kanabisit dhe një vend që përherë e më shumë po kthehet në tranzit të drogave të forta. Konstatimi vjen nga Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Strategjinë e Luftës Ndërkombëtare kundër Narkotikëve. Zëri i Amerikës i ka lënë hapësirë këtij dokumenti duke zgjedhur pikërisht titullin negative për vendin tonë që përgënjeshtron pretendimet e qeverisë shqiptare.

Ambasada ruse investohet tek Erion Veliaj

Postuar në 28 Mars, 2019 22:09

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin ka folur për debatin më të fundit që qarkullon në Shqipëri se financimet ruse kanë prekur Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj. Teksa vë në një kandar si PS ashtu edhe PD për zellin antirus dhe proamerikan, Karpushin ndalet jo rastësisht te kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ja se çfarë thotë ai gjatë një interviste televizive për A2 CNN:

Kryeministri i paketave!

Postuar në 28 Mars, 2019 18:56

Kryeministri që kemi flet shumë, çdo ditë, nuk mbaron së foluri, madje është në inflacion me fjalën. Është një nga shpërdoruesit më të mëdhenj të saj. Ka 6 vjet që flet me orar pa orar.Ka luksin të merret me batuta dhe të përsërisë veten, edhe pse ata që ka përballë, audienca thjesht bën rolin e spektatorit.

Nuk ka rëndësi se çfarë thotë Rama, e rëndësishme është që ai të mendojë se po e dëgjojnë. Dhe në këtë pikë të ftuarit janë aktorë ekselentë, madje po t’u japësh mikrofonin vetësugjestionohen. Në fund të fundit e ndjejnë veten në një kategori me kryeministrin.

Boja e zezë është Korrupsioni, jo ajo mbi muret e Ministrisë së Brendshme

Postuar në 28 Mars, 2019 17:08

Gjatë protestës së sotme të opozitës një qytetar leu me bojë të zezë muret e MInistrisë së Brendshme. Kaq u desh që moralistët në krye të qeverisë të nisin avazin.

Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë, - shkruan kryeministri Edi Rama.

Ministri i Brendshëm, mesa duket i autosugjestionuar nga aftësitë e veta e lexon pak më ndryshe:

Ora e informacionit politik, PS: Politikanët e korruptuar janë hedhur në protestë

Postuar në 28 Mars, 2019 12:30

Taulant Balla është provuar edhe sot si njeriu i duhur për të thënë ato që askush që ka një lloj vlerësimi për veten nuk do t’i thoshte. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u përpoq të hiqte një dallim mes deputetëve të shumicës dhe ish-deputetëve të opozitës:

Një grup politikanësh të korruptuar në përpjekje për të vijuar punën për bllokimin e rrugës europiane të Shqipërisë po protestojnë para Kuvendit. Policia ka mbështetjen tonë për vijimin e punës së vettingut.

Video-protesta/Nuk ka qetësi për qeverinë dhe Parlamentin e opozitës së shpikur

Postuar në 28 Mars, 2019 10:54

Lëvizje edhe në hipoteka. Informacione jozyrtare për largimin nga detyra të Kryeregjistruesit

Postuar në 27 Mars, 2019 12:27

Valdin Pjetri, Kryeregjistrues i Republikës është larguar sot nga detyra. Lajmi nuk konfirmohet ende zyrtarisht, por burime pranë Kryeministrisë i thanë ResPublica se Pjetri mendohet të emërohet Prefekt në Shkodër.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime thuhet se është larguar nga detyra edhe drejtuesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë