Blloku Politikë

Marku konnfirmon zvarritjen e hetimeve të dosjes 339

Postuar në 27 Maj, 2019 13:01

Dosja që është në thelb të krizës politike, e famshmja 339, sipas kryeprokurores Arta Marku është zvarritur. Këtë e ka pranuar vetë kryeprokurorja në një raportim në Komisionin e Ligjeve. E pyetur nga deputetët ajo tha se hetimet vazhdojnë dhe se shumë shpejt do ketë një vendimarrje.

Gardisti i grupit të zjarrit dhe amnistitë naive të PD-së

Postuar në 27 Maj, 2019 10:57

Kandidimi nga Partia Socialiste i Agron Malajt për bashkinë e Matit ishte një prej lajmeve që mori fillimisht vëmendjen e mediave e më pas edhe të PD-së, për faktin se Malaj ka qenë pjesë e grupit të zjarrit të Gardës, që në 2011 u akuzua nga ish-opozita socialiste për vrasjen e 4 protestuesve në 21 Janar.

Kryeministri nuk ka asnjë tagër të flasë për datën e zgjedhjeve

Postuar në 26 Maj, 2019 12:23

Kryeministri i Shqipërisë deklaron nga letra në letër (janë bërë pesë deri më tani) se askush nuk mund të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe në letrën e sotme(në të pestin xhevahir) për kreun e PD-së, kryeministri e vë në dukje këtë gjë: 

Presidenti në front për rrëzimin e Kryeministrit: Më mirë protesta se largim nga vendi

Postuar në 25 Maj, 2019 13:02

Pak para protestës së sotme të njoftuar nga opozita, dy “letra” të reja janë hedhur në qarkullim nga presidenti i Republikës dhe kryeministri Edi Rama. Ky i dyti ka publikuar një letër të katërt drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha përmes së cilës i refuzon dorëheqjen dhe e fton në dialog pa kushte. 
Nga ana e vet, kreu i shtetit, Ilir Meta inkurajon protestën, duke bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të akteve të dhunës. 

Humor anglez me zgjedhjet e 30 qershorit

Postuar në 25 Maj, 2019 11:54

Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në Shqipëri. Do të mbajmë sytë hapur për të vëzhguar fenomenin e blerjes së votës apo parregullsi të tjera

Kështu është shprehur dhe në një konferencë për shtyp, drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE - ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover. 

17 akuza të reja për Julian Assange

Postuar në 24 Maj, 2019 12:59

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të enjten 17 akuza të reja kundër bashkëthemeluesit të ËikiLeaks, Julian Assange, i cili aktualisht është në duart e autoriteteve britanike.

Akuzat e fundit kanë të bëjnë me marrjen e paautorizuar dhe publikimin e emrave të burimeve private. Assange u akuzua muajin e kaluar për konspiracion në bashkëpunim me ish-analisten ushtarake Chelsea Manning përmes së cilës u arrit të fitohej akses në rrjetin e Pentagonit.

“Letra e katërt” vjen nga Presidenti: Gati të shtyj zgjedhjet

Postuar në 24 Maj, 2019 12:05

Sugjerimi i gjermanëve të CDU/CSU-së për të shtyrë datën e zgjedhjeve duket se po çon drejt një skenari të përfolur edhe më herët. Pak ditë më parë kryeministri tha se nuk është në kompetencën e tij ndryshimi i datës, por gjithsesi u tregua i gatshëm ta diskutojë. I fundit që ka hedhur një hapë më shumë është Ilir Meta, i cili për të dekretuar një datë tjetër. Meta doli me një qëndrim paspropozimit të dy deputetëve gjermanë ku thekson gatishmërinë për opsionin e sugjeruar prej tyre.

Kandidatja numër 1 e partisë së Macron-it: Jo pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Postuar në 23 Maj, 2019 22:00

Kandidatja kryesore e partisë së presidentit Macron për një vend në PE thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati për në BE.

Deklaratë e fortë e  CDU/CSU: Të shtyhen zgjedhjet në Shqipëri

Postuar në 23 Maj, 2019 17:53

Shtohet presioni ndaj qeverisë për të shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit. Opozita duket se ka siguruar mbështetjen e Gjermanisë në këtë pikë, duke i hequr alibinë më të fortë që ka mazhoranca  dhe kryeministri, atë të mbështetjes së ndërkombëtarëve.

Në një deklaratë të grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman thekdohet shqetësimi për  krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që qeevria thotë se do t’i bëjë pa opozitën.

Basha del me paketë propozimesh për krizën

Postuar në 22 Maj, 2019 20:55

Pa kaluar 2 orë nga letra e hapur publike që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i drejtoi kreut të PD-së për t’u ulur në një dialog pa kushte, ku madje linte të hapur diskutimin nga ana e Bashës për datën e zgjedhjeve, ky i fundit duket i palëkundur për të mos hyrë ne negociata me kreun e qeverisë.

Basha foli nga Durrësi për një paketë propozimesh që shmang çdo Pazar me zotin Rama për zgjidhjen e krizës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë