Blloku Politikë

Biletë kthimi nga Holanda dhe notë ngelëse për qeverinë

Postuar në 16 Prill, 2019 17:45

Një zhvillim negativ vjen nga Hollanda lidhur me Shqipërinë. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar rezolutën e 5 partive që i rekomandon qeverisë të rikthejë vizat me Shqipërinë. Në total kanë qenë 9 parti politike (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD) që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.

Del urdhëri i delegimit për Cakajn

Postuar në 16 Prill, 2019 16:59

Ka dalë më në fund urdhëri i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministër i Jashtëm dhe për Evropën i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, për delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm dhe për Evropën, zv.ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Urdhëri për kalim kompetencash të detyrave kaq të vështira për t’u shkruar dhe thënë është miratuar në datën 23 janar, por është publikuar vetëm këto ditë në Fletoren Zyrtare.

Zëdhënësit e një krize të cilën e mohojnë

Postuar në 14 Prill, 2019 18:52

Elisa Spiropali ka deklaruar sot se Lulzim Basha nk bëhet kurrë lider. Mund të ketë të drejtë. Madje shumë të drejtë. Por zonja në fjalë e di shumë mirë se ajo është lexuesja e një teksti të shkruar nga tjetërkush në këtë histori.

Ajo është kukulla e një qeverie që nuk ka zëdhënie për t’i vënë emrin e duhur kësaj që po ndodh. Kjo është një krizë politike, jo një situatë e rendit publik.

Çfarë u bë me atë Vijën e Kuqe?

Postuar në 14 Prill, 2019 13:42

Dje ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, znj. Susanne Schütz deklaroi në një intervistë për agjencinë Deutsche Welle se dhuna në protestë është një vijë e kuqe.

Në fakt protesta ndodhi. Aty pati dhunë. Nga të dyja palët. Pati të lënduar. Sikurse pati deklarime të papërgjegjshme të pushtetit.

Komuniteti ndërkombëtar nuk ka reaguar deri më tani, ndaj pritmëritë janë që ky reagim të marrë për bazë standardin e qëndrimeve si ky i zonjës ambasadore e cila meqenëse ishte kaq e qartë para protestës na mbetet ta pyesim: Çfarë u bë me atë Vijën e Kuqe?

Qeveria nuk përbën lajm në mediat e huaja (Video)

Postuar në 13 Prill, 2019 23:39

Protesta e opozitës këtë të shtunë në Shqipëri u transmetua në kohë reale edhe nga mediat ndërkombëtare si Euroneës apo AFP. Shqipëria ishte sërish lajm në mediat e huaja që raportuan për një protestë masive të partive të opozitës dhe masat e forta policore të qeverisë.

Shtypi i huaj e ka vënë theksin tek akuzat e opozitës për një qeveri të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Po ashtu u përmend përdorimi i gazit lotsjellës nga policia dhe çarja me lehtësi e gardhit të policëve para kryeministrisë.

Dikush ta sqarojë zv.kryeministrin: 10 mijë bëjnë atë që s'ta pret mendja...

Postuar në 13 Prill, 2019 22:11

Protesta e sotme ka bilanc real. Atë nuk e neglizhon dot askush. Bilanci i saj është se e ka ekspozuar më fort se më parë anormalitetin dhe humbjen e qetësisë së pushtetit. Pas saj mazhoranca nisi avazin: foli Taulant Balla me interpretimet e zakonshme. Më pas edhe zv. Kryeministri Erjon Braçe, i cili ndër të tjera thotë:

Cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerëz të dhunshëm, nuk i bën asgjë një shumice politike, zero...

Video/Protesta e opozitës para Kryeministrisë/Parlamentit

Postuar në 13 Prill, 2019 18:58

Negociimi i një marrëveshjeje të dytë

Postuar në 13 Prill, 2019 16:53

Dje në mediat serbe doli lajmi se ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin do të futet në grevë urie sepse sipas tij opozita po krijon probleme me sjelljen e vet. Sot mediat serbe shtojnë se Vulin dhe këshilltarët  bashkiakë të Beogradit kanë vendosur të shtyjnë grevën. Një lajm i tillë paralajmëron një taktikë të re të pushtetit në vende si këto të rajonit tonë, ku kredenciali i qetësisë dhe stabilitetit është hipotekë mbi hipotekat. Qoftë edhe duke kompromentuar parimet e të ashtuquajturit sistem demokratik.

Vuçiç, në pozita më të forta nga Rama pas protestave opozitare

Postuar në 13 Prill, 2019 12:45

Aleksandër Vuçiç ngjan të mos jetë prekur elektoralisht nga protestat e gjata që opozita serbe ka zhvilluar këto kohë. Agjencia serbe e lajmeve, B92, raporton për një sondazh të kryer së fundmi, sipas të cilit, nëse zgjedhjet do të zhvillohen të djelën, partia në pushtet do të fitonte 55% të votave, koalicioni opozitar 11.8%, SPS, një parti që bën pjesë në qeveri, do të fitonte 10.1%. Kështu Vuçiç do të rikonfirmohej me 65% të votave duke i dhënë fund protestave. 

Yes, Sir!

Postuar në 12 Prill, 2019 19:02

Takimi i radhës mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologut të tij grek Tsipras u zhvillua në kuadër të formatit që imponoi samiti i Dubrovnikut, ku në fokus ishte bashkëpunimi i 16+1 i vendeve të Europës Juglindore me Kinën.

Ky takim vjen pas telefonatës së pak ditëve më parë, ku Tsipras i bëri të qartë kreut të qeverisë shqiptare se lojrat me pronat e minoritetit mund t’i kushtojnë veton Shqipërisë në samitin e Qershorit për çeljen e negociatave.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë