Blloku Politikë

Fraksion në Vlorë

Postuar në 11 Mars, 2021 12:30

Në Vlorë po zhvillohet një përballje politike që mesa duket nuk kursen as PS-në dhe as PD-në. Pas lajmit të dorëheqjes së Bujar Leskajt nga pozicioni i Drejtuesit Politik të PD-së për Qarkun, vjen lajmi se Dritan Leli, kryetar i Bashkisë dhe një ndër përfaqësuesit e PS-së, përjashtohet nga fushata e kësaj të fundit.

Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por në media qarkullon tanimë një informacion për përjashtimin e Lelit. Ndërkohë bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama do të shkojë sot në Vlorë për të sqaruar mesa duket situatën e krijuar.

Ku shkoi gjithë ai pasion politik?

Postuar në 11 Mars, 2021 03:39

Fushata e tanishme elektorale, që mund të soditet edhe si kalendar zgjedhor, po konfirmon në mënyrë të qartë një lloj çmobilizimi emocional të shoqërisë shqiptare me politikën. Ndoshta ndikon edhe pandemia, tërmeti, emigrimi e shumëçka tjetër. Por në të vërtetë asnjë prej këtyre faktorëve nuk vepron aq sa zhgënjimi. Dhe ideja se në sfondin e çdo demagogjie, apo propagande, qëndron një dështim i dukshëm dhe strukturor i kësaj politike.

Shqipërinë e këtij mund ta duash vetëm me psikologjinë e turistit

Postuar në 10 Mars, 2021 12:42

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për rreth 50 minuta me përfaqësues të listës së kandidatëve në Tiranë. Në qendër të platesë, z. Rama ka gurgulluar leksionet organizative dhe politike të kësaj fushate duke mos kursyer përlavdërime për partinë e tij, veten dhe kandidatët.

Najada është përfaqësues e heronjve tanë

ka thënë z. Rama ndër të tjera për zonjën Najada Çomo.

Lista të natyrshme

Postuar në 09 Mars, 2021 19:01

Ka një debat në media për listat e dy partive kryesore. Jo ky në vend të 7-të, jo ai iku, ajo dha dorëheqjen, pati debat. Lista e PD-së ashtu, lista e PS-së kështu.

Mirëpo ky debat ngatërron qëllimin kur teksa në teori mëton ta relatojë listën me imazhin e asaj që duhet të jetë deputeti dhe mënyrën si zgjidhet ai, me realitetin e gjërave dhe atë sesi ne të gjithë i zgjidhim punët tona. Një mik aty, një shok atje, spiunllëk më tej, paratë si zakonisht. Dhe ja. i thua hallit tutje.

Shqipëria e green screen-it, e ardhmja e Këtyre

Postuar në 08 Mars, 2021 19:10

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot veten në televizor teksa përmes një inskenimi skenografik ka bërë për rreth 1 orë apologjinë e tezës se akuzat për ikjen e shqiptarëve janë të pabaza. Në sfond një ekran i harkuar, thyer nga një skenë rrethore, ky lloj amfiteatri dixhital sugjeron përmes pamjeve të ndryshme atë që z. Rama e quan transformim rrënjësor. Teknologjia po dëshmohet përherë e më e aftë të miklojë edhe realitetin vetë duke kundërvendosur atë që është me atë që duhet.

Kur do kemi një herë lista deputetësh që publikohen ditën dhe jo në afatin e fundit?

Postuar në 08 Mars, 2021 12:36

Sot pritet të publikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga dy partitë kryesore në vend: PS dhe PD.

Sipas të dhënave PS-ja do prezantojë listën në pra 18:00, kurse PD-ja në orën 20:00, ndërkohë që sot është afati i fundit ligjor për zyrtarizimin e listave. Kush mund ta dijë se kush do jenë kandidatët? Askush. Këto vendime janë ekskluzivitet i gjenialitetit cerebral të liderëve të partive në fjalë, të cilët sepse i pajton zakoni politik i njoftimit të vendimeve të tilla, natën, ditën e fundit të afatit ligjor.

Timonieri në shtegun e dhive/Është vështirë për vaksinat ruse dhe kineze

Postuar në 07 Mars, 2021 14:30

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Lezha për situatën e vaksinimit në vend duke bërë interpretime për politikën e vaksinave për të cilën ka ngritur supet përballë një Europe që humbi.

Koha që eksodi i 1991-t të përkujtohet në Shqipëri

Postuar në 07 Mars, 2021 03:02

Si mund të arsyetohet vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama dje në Itali, ku u ndal në Bari dhe në Brindizi për të kujtuar siç u tha 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve? 

Vizita që ka sjellë në Pulia edhe Luigi di Maio, lidhet patjetër me një moment historik dhe simbolik, por është disi e çuditshme që një kryeministër i Shqipërisë zbret në Itali vetëm për këtë qëllim.

Së pari, sepse përvoja e shqiptarëve në Bari në vitin 1991 nuk është e mirë dhe kush ka qenë aty e di këtë.

Epikriza e zgjedhjeve/Në rast humbjeje, PD-në e shpëton nga shpërbërja bashkëqeverisja

Postuar në 06 Mars, 2021 14:06

Kjo pranverë po evidenton disa “paradokse” politike që në të vërtetë provojnë një dyshim të vazhdueshëm për farsën që dëshmojmë përditë. Zgjedhjet e 25 prillit po cilësohen si vendimtare, e megjithatë ne nuk po shohim fushatë elektorale që ta përligjë këtë karakterizim. Opozita zyrtare operon me dy regjistra, ndonëse ka një marrëveshje bashkëpunimi politik. Ajo bërtet, pret dhe mallkon, por nuk denoncon.

Kryetari vaksinon partinë me "dorëheqje"

Postuar në 05 Mars, 2021 19:34

Besnik Baraj ka vendosur të largohet nga politika. Kështu raportojnë mediat, por sipas asaj që shkruan z. Baraj, ai në të vërtetë ka vendosur të mos kandidojë për deputet të partisë së vet. Në një shënim për këtë çështje. Z. Baraj sqaron ndër të tjera se:

Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin  për kandidimin si deputet

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë