Blloku Opinion

Vdekja e çuditshme e shekullarizmit turk

Postuar në 29 Korrik, 2016 11:59

Tmerri pas grushtit të sh tetit të dështuar në Turqi ngre dilemën qenësore: A do të vazhdojë Presidenti Recep Tayyip Erdogan të zbatojë politikën e autoritarizmit, mbase me përshkallëzim hakmarrës, apo do t’ua shtrijë dorën kundërshtarëve dhe të mundohet të ndërtojë ura për të mirën e shoqërisë turke?

Ende mbetet të shihet, por e kaluara e afërt na tregon prej shembujve historikë se sfidat serioze ndaj krerëve autoritarë dhe gjysmautoritarë çojnë drejt ashpërsimit të sjelljes së regjimit dhe se nuk sjellin qasje më të moderuar.

Loja me statistikat e bazuara vetëm te numëruesi

Postuar në 27 Korrik, 2016 18:45

Ditët e fundit, në mediat shqiptare u raportua se borxhi publik shqiptar u rrit këtë vit. Javët e fundit, në mediat amerikane u raportua se numri i njerzve me ngjyrë të vrarë nga policia është përpjestimisht më i lartë se i të bardhve.

Të dyja raportimet janë të sakta, por tregojnë vetëm gjysmën e së vërtetës – ato bazohen vetëm në numëruesin e thyesës, duke lënë në hije emëruesin e saj.

Kryeministri i 2017-ës: Rama, Basha apo…Meta?

Postuar në 25 Korrik, 2016 22:56

Në ato që shkruajnë e flasin këto ditë njerëzit pranë PD-së, ndjehet një ngazëllim nga fakti që në ditët e fundit të kalvarit të reformës në drejtësi, Meta ishte vendimtar për miratimin e saj jo me 94 vota, por me 140. Ngazëllimi i tyre nuk ka të bëjë ndoshta aspak me mënyrën sesi u votua kjo reformë, por ka të bëjë me mesazhin që u duket se ka dhënë Meta në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Mos u fshih pas frikës!

Postuar në 25 Korrik, 2016 14:04

Sa vetëvrasje të rinjsh dhe sa jetë të shkatërruara duhet të ndodhin, që të ketë rregullim ligjor për shpifjen dhe cenimin online?”. Kështu e pyeti kongresmenin amerikan një nga nënat që pati të bijën gjimnaziste në prag vetëvrasjeje vetëm e vetëm se shoqet e saj i kishin hapur një profil të rremë të një të dashuri, që gjoja e kish lënë shtatzënë dhe ajo e kish infektuar me SIDA.

Drejt Republikës së Pestë

Postuar në 23 Korrik, 2016 14:40

A filloi sot, më 22 korrik 2016, Republika e Pestë e Shqipërisë? Sikur të ishte shkruar së paku edhe një kapitull i tekstit kushtetues, riformatuar sistemi i qeverisjes dhe sikur të ishte shmangur kontrolli politik i partive politike nga sistemi i drejtësisë, unë them që po. Në fakt, është rishkruar vetëm funksionimi i njërit prej pushteteve: Qeverisja dhe disiplinimi i pushtetit të tretë, sistemit të drejtësisë.

“Stalini” brenda Erdoganit

Postuar në 22 Korrik, 2016 14:37

“Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët. 

Reforma u bë, ngrehina mbetet!

Postuar në 22 Korrik, 2016 10:50

Pas 18 muajsh konsultime dhe sidomos investimit & presionit të pashembullt perëndimor ndaj liderëve politikë reforma në drejtësi është duke u kaluar. Me siguri, militantët e palëve do thurin lavde për shefat e tyre. E kanë bërë dhe do ta bëjnë, pasi është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por nëse ka një moment turpi në politikën shqiptarë, nëse ka një moment dështimi të elitave politike është pikërisht ky i sotmi: ata nuk janë heronjtë e ditës, ata janë turpi ynë dhe fatkeqësia jonë periodike.

Kryeministri hije dhe koalicioni në duart e Çezarit

Postuar në 21 Korrik, 2016 22:12

Negociatat maratonë deri në arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi konfirmuan problemet e mëdha politike të koalicionit qeverisës, të cilat dolën në sipërfaqe, si dhe qartësuan peshën dhe rolin e faktorëve politikë në mazhorancë dhe opozitë.

Fundi i palavdishëm i Republikës së Katërt

Postuar në 20 Korrik, 2016 12:01

Në 4 tetor 1958 në Francë lindi Republika e Pestë. Ajo zëvendësoi sistemin parlamentar me atë semi-presidencial, që ekziston edhe sot. Nëse historinë e shtetit modern shqiptar e periodizojmë si të Francës, atëhere mund të thuhet se vendi ka patur katër republika dhe dy mbretëri. Kurse data e imponuar e 21 korrikut 2016 përfaqëson fundin e Republikës së Katërt shqiptare.

Nga Ismail Qemali tek Ahmet Zogu

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion