Blloku Në Vëmendje

Një hap prapa, Veliaj pranon rinegocimin e tarifave me biznesin

Postuar në 27 Shkurt, 2016 21:57

Dy protesta dhe Erion Veliaj u tërhoq  nga këmbëngulja për të injoruar pronarët e lokaleve të kryeqytetit, duke pranuar një rinegocim të tarifave për hapësirat publike dhe tavolinat e bareve, restoranteve apo kafeneve. Kreu i bashkisë së Tiranës pasi dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të biznesit tha se do të njihet të hënën me propozimet e tyre për të vendosur më pas nëse do të ketë ndryshim apo jo të tarifave. Veliaj ndryshoi dukshëm qëndrimin që kishte mbajtur më herët gjatë ditës për protestën dhe arsyet e rritjes së tarifave.

BE nuk uron zgjedhjen e Thaçit si President

Postuar në 27 Shkurt, 2016 10:32

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BE’së, Maja Kocijancic, ka lëshuar një deklaratë në të cilën nuk e uron fare zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Shtetit të Kosovës.
Aty vetëm përmendet se zgjedhja e tij është bërë në një situatë të tensionuar dhe përçarëse, shkruan Gazeta Express.
Me këtë rast, ajo ka bërë thirrje që të ndalet dhuna derisa ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të veprojnë me qetësi për të qetësuar situatën.

Jetojmë në Tiranë/Ka nisur të shitet hapësira shumë shtrenjtë. Kundrejt...kënaqësisë që na qeverisin më të mirët

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:51

Shqiptarët  do të duhet ndoshta të mësohen se jetojnë në një vend ku duhet të paguash për hapësirën që zë. Dhe këto para t’i japësh Bashkisë që drejtohet sipas rastit nga Erjoni, Vangjushi, Qazimi , apo ndonjë të ngjashmi kundrejt një shërbimi të vetëm: Jep paratë dhe mbylle gojën.

Pacolli zbulon projektin për kompleks turistik në Divjakë

Postuar në 26 Shkurt, 2016 13:39

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli duket se ka përfituar një leje nga qeveria shqiptare për të ndërtuar nja kompleks turistik në zonën e Divjakës, e cila është park kombëtar. Të dhënat bëhen të ditura në faqen e kompanisë “Mabetex”, që posedohet nga Pacolli e cila shkruan se projekti do të ofrojë mundësi zhvillimi dhe punësimi për banorët e zonës, por do të jetë një pikë referimi edhe për Shqipërinë. Nga skicat dhe pamjet e projektit duket se synohet një kompleks me standarde të larta, ndonëse një pikë që pritet të debatohet është vendndodhja e tij në një zonë që është park. 

Si hyri në Parlament?

Postuar në 24 Shkurt, 2016 19:48

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein u informua nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbi reformën e sistemit të sigurisë në vend dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të cilat do të mbahen shënim për t’u përfshirë në draft-rezolutë, siç u shpreh socialdemokrati gjerman. 

Njolloset prapë LSI. Drejtori i Rrugëve akuzohet për dëm 4.5 milionë euro

Postuar në 24 Shkurt, 2016 16:51

Kontrolli i Larte i shtetit ka kallëzuar në prokurori drejtorin e përgjithshëm të autoritetit rrugor shqiptar, Dashamir Xhikën, post që në bazë të marrëveshjes së koalicionit i takon LSI-së. Një auditim i kryer për periudhën janar 2014 – shtator 2015 ka zbuluar se ai i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 634 milionë lekë ose 4,5 milionë eurosh. Ky dëm, thuhet në raportin e KLSH, ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore.

Nuk raportonin ndërtimet e paligjshme, prangosen policë dhe isnpektorë në Kamëz

Postuar në 24 Shkurt, 2016 10:42

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi për 2 punonjës policie të Komisariatit nr.5 Tiranë dhe 8 inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Bashkisë Kamëz, të dyshuar për konsumimin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv…”, pasi kanë lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme, nuk kanë raportuar për vijimin e punimeve në mjedise private, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave.

Hapet rruga për ndërtimin/Nga 31 marsi, aplikim online për leje

Postuar në 23 Shkurt, 2016 16:50

Qeveria e tanishme e nisi rrugën e vet duke iu kundërvënë ndërtimeve pa leje. Apo katastrofës në territor. Por brenda këtyre fjalëve ka edhe ndonjë përjashtim që nuk harrohet kollaj, pasi na sjell parasysh sesa lehtë mund të shkelet ligji në Shqipëri. Pallati në Vlorë, i njohur si pallati i Lulzim Bashës, ishte me leje, e megjithatë ai u prish, ndërkohë që u deshën disa reagime në media, që Bashkia e Tiranës, INUV, INUK, apo Ministria e Kulturës të shikonin ndërtimin që mbiu befas një ditë në mjediset e Kinema “Millenium”.

Parku i Liqenit/Fëmijët do të luajnë pranë një “Grand Kafe”

Postuar në 23 Shkurt, 2016 12:32

Gazeta “Shqip” publikon sot një dokument që provon se ndërtimi te Parkuni Liqenit të Tiranës, për të cilin protestohet sot, është nisur të projektohet që në maj të vitit 2015. Iniciativën e ka marrë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili ka kontaktuar sipërmarrje private pqr konsulencë për hartimin e masterplanit të liqenit dhe pesë projekteve pilot. Po dje arkitekti gjerman i këndit të lojërave, Peter Ëilson, shpjegoi në një intervistë televizive se “parku do të jetë 50 për qind më i madh, ndërsa do të ketë edhe një urë përmes liqenit”.

Jamarbrit i del emri, prishi ndërtime në Jalë për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik

Postuar në 23 Shkurt, 2016 10:44

Sot është kordinator i Partisë Demokratike, karrierë politike që ia dedikon vjehrrit të tij Sali Berisha. Jamarbër Malltezi ka denoncuar nga foltorja e PD-së çështje që sipas tij lidhin qeveritarë të sotëm me skandale korruptive. I specializuar në sektorin e urbanistikës dhe territorit, Jamarbër Malltezi është përmendur në një raport të Bankës Botërore se gjatë kohës që ka qenë drejtor i njësisë së kordinimit e ka përdorur projektin për menaxhimin e bregdetit të Jugut për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi turistik.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje