Blloku Në Vëmendje
Ik ik...Si u dëbuan Noka e Ristani nga protestuesit në komisariat (Video)
Protesta para komisariatit dhe ndërhyrja e policisë! (Video)
Mali i Zi paralajmëron përmbytje në zonën e Shkodrës
Mali i Zi paraljamëron reshje të dendura shiu në zonën dhe mundësi për përmbytje në zonën jugore dhe jug perendimore gjatë 24 orëve të fundit do ketë reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Janë kryesisht zona për rreth liqenit të Shkodrës dhe gjithë bregdeti i Malit të Zi. Në harten e paraqitur me të kuqe shihet e gjithë zona e cila paraqet rrezikshmëri sa I përket përmbytjeve. Nga ana tjetër Mali i Zi ka mobilizuar sektorët e emergjencave civile në të gjitha këto zona.
Nevoja për spektaklin e shpërthimeve me C4 (Video)
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të shtunën prishjen e një objekti 4-katërsh në Sarandë. Shpërndarja e videove të tilla nisi qyshkurse Aleanca për Shëqipërinë Europiane mori drejtimin e vendit, duke u provuar me pamje shqiptarëve vendosmërinë për barazinë para ligjit. Spektakli me shpërthimet me C4, përfshiu disa ndërtesa në Tiranë dhe Vlorë, në kuadër edhe të programit të qeverisë për pastrimin e Shqipërisë nga ndërtimet pa leje. Ndonëse një shoë me difektet e veta, u pranua si një autoreklamë për t’i dhënë autoritet shtetit.
Videolajm/Përplasja e Elbasanit
3 mijë procese gjyqësore për mungesë dokumentacioni për pensionin
Punon të gjithë jetën tënde, derdh kontributet dhe në fund për të plotësuar dosjen që çon në vendimin për të marrë pensionin duhet të sorollatesh pa fund. Kjo ndodh në Shqipëri prej vitesh, ku njerëz të moshës për pension duhet të menaxhojnë vetë të gjithë dokumentacionin që u mungon zyrave të sigurimeve shoqërore. Jo rrallë ndodh që mungesa e dokumentacionit çon në proces gjyqësor për verifikim fakti , ku thirren dëshmitarë “ish-shokë të kolektivit punonjës” për të bindur institucionet se ti je ai që ke punuar aty ku institucionit i mungojnë letrat.
Ksera refuzon të japë shpjegime: Nuk u pyeta para se të më arrestonit
Ish-ministri Spiro Ksera refuzon të japë shpjegime për Prokurorinë. Një oficer hetues i njësisë Task-Forcë Antikorrupsion ka shkuar në paraburgimin ku mbahet ish-ministri, por nuk ka mundur të marrë dëshminë e këtij të fundit.
“Dezintegrim, zgjidhje përfundimtare, konflikt i hapur dhe i gjerë” – çfarë kuptimi kanë këto fjalë të përdorura sot në Parlament?
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka mbajtur sot në seancë plenare një fjalë me karakter ultimativ. Berisha ka folur për dezintegrim të parlamentit, zgjidhje përfundimtare. Duke qenë se prej disa ditësh apo flitet për lënie mandatesh etj., po e sjellim fjalën e plotë, ashtu siç Berisha e ka hedhur në profilin e vet në “Facebook”. Një fjalë që nuk përjashton konfrontimin, për të cilin Berisha flet që në hapje të fjalës:
Greqia shtyn për një “korridor shqiptar” të lëvizjes së refugjatëve sirianë. Por përfaqësues të BE-së në Tiranë flasin për të kundërtën
Prej dy ditësh mediat kryesore europiane kanë bërë të vetin një tezë të gjeneralit amerikan të NATO-s, Breedlove sipas të cilit refugjatët sirianë dhe ata afganë që po mësyjnë Europën, janë një armë destabiliziuese e Rusisë dhe Turqisë përkundrejt Europës. Në terren situata po zhvillohet disi më ndryshe: termi Europë dhe destabilizim po zhvendosen në Ballkan, ku po flitet për korridore, lëvizje dhe tensionim.
