Blloku Në Vëmendje

Testi Nikolla, "shkëlqejnë" arsimtarët e fshatit

Postuar në 19 Mars, 2016 10:19

Dy muaj pas testimit për 17 mijë e 613 mësues e drejtues shkollash në rrethe, pjesa dërrmuese kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme, ndërsa vetëm çereku i mësuesve mund të thuhet se janë të plotësuar. Ndërsa 12% e totalit kanë nevoja të domosdoshme për përmirësim.

Një dosje e "re" për Diktaturën: “Qindra shqiptarë të mbyllur në psikiatri për motive politike. Kam parë dosjen kur u bëra President”

Postuar në 19 Mars, 2016 00:09

Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Republikës, i ka dhënë dje një intervistë televizionit kosovar, “RTK”. Berisha jep edhe njëherë dëshminë e tij për tranzicionin, nisur nga pyetjet që i janë bërë, jep mendimet për Ibrahim Rugovën, arrestimin e Fatos Nanos etjj. Ka interes një dëshmi e tij për periudhën e Diktaturës së Enver Hoxhës, për të cilën Berisha thotë se ka parë dosjen. Fjala është për mbylljen në psikiatri të njerëzve të ndryshëm, për motive politike, një praktikë kjo e aplikuar gjerësisht ndaj intelektualëve në ish-Bashkimin Sovjetik.

Deklarata të ndryshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve për ndërhyrjen në server

Postuar në 18 Mars, 2016 15:14

Gjergj Nestori, përgjegjës i Sketorit të Zhvillimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve. Nestori nuk pranoi të filmohej gjatë dëshmisë, ndaj kamerat morën vjetën pjesën e pasme të tij. Nestori deklaroi se nuk kishte dijeni për ndërhyrje nga jashtë në sistemin IT të Tatimeve, çka u pohua ditë më parë nga ish-shefi i Sektorit të IT-së, në DPT, Renald Rista. “Unë nuk kam qenë ndonjëherë në dijeni se sistemi i vjeter i IT-së të kishte patur ndërhyrje nga jashtë.

Llalla merr në dorë dekriminalizimin: Arrestimet e politikanëve do varen nga hetimet

Postuar në 18 Mars, 2016 11:51

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rikonfirmuar edhe njëherë nga Elbasani se procesi i dekriminalizimit të sferave më të larta të shtetit shqiptar do të vazhdojë. I pyetur nëse do të ketë emra konkretë politikanësh, pushtetarësh, apo deputetësh ai u përgjigj. "Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve". Lalla u shpreh se ndryshimet u bënë në ato prokurori ku u konstatuan problematika dhe se prokurorët e larguar ishin koshientë ndaj dhe dhanë dorëheqjen.

Dyshime për gjetjen e një varri masiv nga koha e Diktaturës

Postuar në 18 Mars, 2016 01:52

“Zëri i Amerikës” njoftonte dje për gjetjen e mundshme të një varri masiv nga koha e Diktaturës. Varri është zbuluar në afërsi të Pogradecit, afër një poligoni ushtarak dhe deri më tani kjo është një hipotezë. Mbetjet mortore janë sjellë në Tiranë për verifikime të mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se kanë qenë 32 mijë pikat e ekzekutimeve dhe shumica e tyre janë pranë një lumi dhe një insitucioni të diktaturës.

Ministria e Jashtme greke çon në Bruksel ligjin Tahiri-Bushati për emigrantët

Postuar në 17 Mars, 2016 10:23

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i është përgjigjur zyrtarisht, pyetjes së nënkryetarit të Kuvendit grek, njëherësh edhe deputet i Partisë “Demokracia e Re” lidhur me pasojat mbi minoritetin grek të Ligjit për “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Kotzias në përgjigjen e tij bën të ditur se shqetësimin për këtë ligj qeveria greke ia ka përcjellë edhe qeverisë shqiptare si dhe instancave europiane.

Përgjigjia e Ministrit:

Fotolajm/Frika e hyrjes së emigrantëve, kontrolle të rrepta në Kakavijë nga pala shqiptare

Postuar në 16 Mars, 2016 21:52

Aktori Bruno Shllaku merr teserën e PS-së: “E majta është një parti e dyerve të hapura”

Postuar në 16 Mars, 2016 17:26

Lajmi se aktori Bruno Shllaku u anëtarësua në Partinë Socialiste nuk kaloi pa u vënë re. Shllaku vjen nga një familje që siç thotë vetë në një intervistë për “tesheshi.com”, ka qenë e persekutuar deri në kockë. Por kjo nuk e ka ndalur aktorin që të marrë një teserë të PS-së, ndërkohë që shpreh konsideratën maksimale për Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.

Policia kërkon ndihmë nga publiku për identifikimin e grabitësit, rezulton efektiv i repartit "Dragoti" (Video)

Postuar në 16 Mars, 2016 12:27

Të gjithë e dinin për fabrikën e Gërdecit. Procesverbali i mbledhjes së qeverisë më 2007, zbulon se Berisha kishte dijeni të plotë

Postuar në 15 Mars, 2016 18:27

Gazeta “Tema” publikon sot faksimile të mbledhjes së qeverisë të datës 17 shkurt 2007, ku përcillet diskutimi për miratimin e një VKM-je për kontratën e demontimit të muncioneve në Gërdec. Në procesverbal bie në sy kundërshtimi i ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, qëndrimi kërkues pro kontratës i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe qëndrimi i kujdesshëm i ish-kryeministrit Sali Berisha. Bode ka kërkuar tender dhe jo lidhje direkte të kontratës, ish-ministri i Drejtësisë Ilir Rusmali, që kundërshton disa praktika që synohen të vihen në punë nga Berisha.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje