Blloku Në Vëmendje
Çako kthehet në detyrë, Tahiri: Sapo ka nisur reformimi i drejtësisë
Shantazhi i qeverisë mbi drejtësinë duket se dha rezultat. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës që pezulloi kryepolicin Haki Çako nga detyra, ministri i Brendshëm, Tahiri ka dalë krah tij në një deklaratë për mediat. Sipas ministrit Tahiri, rruga për të reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur.
“Përgjimi, gabim fatal”
Sot paradite u bë e njohur se kryeministri i vendit Edi Rama ka kryer një vizitë në zyrën e aleatit të tij, Ilir Meta. Zyrtarisht shtë raportuar se është diskutuar për reformën, ndonëse mes dy parnerëve në koalicion nuk ka mbetur më çfarë të diskutohet për këtë çështje, pasi PS-ja dhe LSI-ja kanë rënë dakord për draftin. Çfarë është negociuar apo diskutuar mes të dyve? Kjo mbetet e panjohur.
Arrestim pa përshëndetje...
Arrestimi i sotshëm i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, hyn tek arrestimet e nivelit të lartë, pasi kemi të bëjmë me të zgjedhur dhe një person të preferuar e të afërt me kryeministrin. Ndërkohë që ka shumë spekullime nëse kjo goditje është e ndershme në raport me ligjin e dekriminalizimit, pra nëse ky ligj po zbatohet me një standard për të gjithë apo jo, fakt është se Roshi është akuzuar rëndë dhe imazhi i tij ishte dëmtuar.
Gjykatës dhe biograf part time
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, një zyrtar i kallëzuar penalisht dhe i përfolur për çdo gjë, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku praktikisht ka shfryrë kundër KLD-së.
Shqipëria – anëtare e NATO-s – në hall me rekrutuesit e ISIS-it
Tiranë – Po e pyetët Bujar Hysën për akuzat që e çuan në burgun e stërmbushur, numër 302, në Tiranë, do të reagojë furishëm duke mohuar gjithçka. «Asnjëherë nuk kam bërë thirrje për terrorizëm!», ka deklaruar imami, i dënuar muajin e kaluar për rekrutimin e të rinjve shqiptarë në «Shtetin Islamik».
UEFA nis procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit
UEFA ka nisur procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për shfaqjen e një baneri me përmbajtje anti sportive nga tifozët shqiptarë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.
Komisioni i Etikës pranë qeverisë së futbollit europian ka nisur hetimet dhe rasti do të gjykohet në seancën e datës 21 korrik.
Një ditë më parë qeveria greke protestoi pranë UEFA-s për shfaqjen e një baneri që fliste për 100 mijë viktima shqiptare duke bërë fajtore Greqinë për gjenocid ndaj çamëve në Greqi.
E vërteta se pse RTSH nuk e transmeton Kampionatin Europian të Futbollit
Letër e hapur publikut shqiptar, Kryeministrit, KD aktual të RTSH, Komisionit Parlamentar të Medias, Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Tv Klan: Në prokurori kanë dëshmuar se ka edhe një pajisje të dytë përgjimi
Ndërkohë që vijon hetimi për pajisjen përgjuese që supozohet se ka qarkulluar jashtë rregullave dhe ligjit në Shqipëri, televizioni “Klan” raporton se nga dëshmitë e oficerëve të Policisë së Shtetit zbulohet se ka edhe një pajisje të dytë. Lajmi përcillet me burime dhe asgjë nuk është zyrtare, por sipas këtij raportimi, pajisja është parë pasi ndodhi ngjarja e farmacisë në posedim të bababit të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Përshtypjet e një ambasadori: "Do kujtoj njerëzit e dashur dhe natyrën e bukur. Tallavaja me zë të lartë të cingëris nervat*
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann ka mbyllur misionin e tij diplomatik. Ai i jep një intervistë agjencisë shtetërore, Deutsche Welle, në të cilën flet edhe për disa përshtypje personale nga qëndrimi në Shqipëri.
DW: Ambasador Hoffmann, Ju keni plotësuar kohën e detyrës Tuaj në Tiranë dhe pas disa ditësh do të riktheheni në Berlin. Si do të mund t'í shihnit në tërësi vitet që keni kaluar në Shqipëri si Ambassador i RFGJ-së?