Blloku Në Vëmendje
Policia flinte gjumë kur makina e armatosur pushtoi pistën e aeroportit. Është pak ta quash tallje këtë reagim (foto)
Policia reagoi sot për grabitjen me armë një ditë më parë në aeroportin e Rinasit dhe hoqi çdo përgjegjësi nga vetja. Drejtori i Policisë së Tiranës doli me një letër përpara dhe shpjegoi përveç dinamikës edhe arsyet pse policia nuk vuri re asgjë nga ajo që u zhvillua në pistë kur një automjet me tre persona të armatosur i doli përpara makinës së transportit të parave dhe i grabiti lehtësisht afërsisht 1 milionë euro të një banke të nivelit të dytë. Po çfarë tha policia në konferencën e saj.
PS-ja propozon një institut të ri: “Për kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”
30 deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë përmes së cilëa kërkojnë krijimin e “Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”. Qëllimi? Po aq fisnik sa formulari i dekriminalizimit të kësaj partie: “Për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist”.
Shfrytëzimi i fotografisë
U dha lajmi se një shqiptar në SHBA në vitin 2012, kishte dhënë për fushatën presidenciale amerikane një shumë prej 80000 dollarësh në favor të Obamës, të cilat ia kishte dhënë Edi Rama. Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, Presidenti Obama bëri një fotografi me Edi Ramën.
Grabitje me armë në Aeroportin e Rinasit, një ditë më parë policia shtoi masat e sigurisë pas sulmeve në Stamboll
Një ditë më parë policia njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në aeroportin e Rinasit pas sulmeve terroriste në Stamboll, por pa kaluar as 24 orë Policia e Tiranës përcolli lajmin se rreth orës 14:45 të së enjtes në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë. Në njoftim thuhet se “menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.
Çfarë po ndodh me pronat? Sherr në Këshillin Bashkiak të Himarës (Video)
Ka degjeneruar në dhunë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, teksa ishte për diskutim një çështje shumë e ndjeshme, ajo e regjistrimit të pronave. Teksa këshilltarët ishin në mbledhje dhe kishin nisur dikutimet, me praninë edhe të disa banorëve, disa persona kanë hyrë në mbledhje dhe aty ka nisur konflikti që degjeneroi në dhunë.
Lirohet zyrtari me trëndafil i akuzuar për përgjimet me "IMSI Cathcer"
Pas rikthimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki çako, Gjykata e Apelit ka liruar dy punonjësit e Policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të akuzuar se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme pajisjen përgjuese ‘IMSI Cathcer’. Gjykata vendosi sot të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi, duke u dhënë mundësi atyre që të kthehen në punë.
Ligji për kamerat e sigurisë, paqartësi për ruajtjen dhe aksesin mbi të dhënat
Qeverisë i ka mbetur në dorë ligji për Masat Shtesë të Sigurisë, ose njohur ndryshe si ligji i kamerave. Por ai është bllokuar nga opozita dhe LSI-ja për arsye që nuk lidhen me shqetësimin real për potencialin e shkeljes së privatësisë përmes këtij ligji. Dy ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe të policisë, Arjan Dyrmishi dhe Arjan Hoxha, nënvizojnë në një dalje për "Tv Tema" ngarkesat që sjell ky ligj në formën ekzistuese, por edhe rreziqet e tij. P.sh nuk sqarohet administrimi i të dhënave, serveri që shërben rrjetin e kamerave si dhe aksesin në të.
Kjo është policia e shtetit apo banda e Arturo Uisë? (foto). Reagon Ministria e Brendshme
Altin Bamllari, pronar i restoranteve “Era” ka denoncuar policinë për dhunë pas ndalesës së të birit për një gjobë të papaguar të makinës. Denoncimi i biznesmenit është bërë në rrjetet sociale dhe është i shoqëruar me foto të dhunës në komisariat. “Sot në familjen time nuk kishte gjumë. Atë na e prishi policia. Dhe bashkë me gjumin kam frikë se na ka tronditur edhe arsyen.