Blloku Kulturë
Botohet 34 vjet pas vdekjes, vëllimi i katërt i "Historisë së seksualitetit" të Michel Foucault
Është publikuar në Francë vëllimi i katërt i “Historisë së seksualitetit”, libër me autor filozofin e njohur francez, Michel Foucault.
“Rrëfimet e mishit” është një vepër e papërfunduar që vjen për lexuesin 34 vjet pas vdekjes së Foucault dhe hulumton evolucionin e optikës kristiane mbi seksualitetin.
Botuesi Frederic Gros është shprehur se botimi i librit përkon edhe me ngritjen e lëvizjes #MeToomovement kundër ngacmimit seksual.
Kantautori shqiptar Ermal Meta fiton Sanremon në bashkëpunim me italianin Fabrizio Moro
Dyshja fitoi me 52% të votave me këngën "Nuk më keni bërë asgjë" (Non mi avete fatto niente).
Debati/Problemi i pronësisë së xhamisë së Namazgjasë, disa besimtarë refuzojnë të falen në të
Ndërkohë që vijon ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, disa besimtarë paralajmërojnë se nuk do ta frekuentojnë pa u zgjidhur më parë cështja e pronësisë. Ata e cilësojnë ndërtimin mbi pronë të vjedhur sipas tyre, një veprim të pamoralshëm fetar dhe njerëzor.
TemaTv
Keqkuptimi me kullën e Veliajt te Teatri Kombëtar, Kumbaro: Do flas me Ndrenikën
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro reagoi ndaj kundërshtisë së artistëve për të zhvendosur shfaqjet e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale "Turbina" si dhe akuzave për mungesë transparence sa i takon ndryshimeve në ligjin "Për artin dhe kulturën".
Çfarë fshihet pas zhvendosjes së Teatrit Kombëtar? (Video)
Mbi 70 artistë, emra të karrierës ne teatër dhe kinema i kërkuan Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro një takim urgjent për të diskutuar mbi dy çështje që ata i quajnë jetike, zhvendosjen e Teatrit Kombëtar në godinën multifunksionale “Turbina” si dhe projektligjin e ri për artin dhe kulturën.
Seksi në Europën mesjetare*
Në imagjinatën popullore historia e seksit është e thjeshtë. Për shekuj me radhë, njerëzit në Perëndimin Kristian jetonin në një gjendje represioni seksual, të shtrënguar nga një frikë përmbytëse nga mëkati, kombinuar me një mungesë të plotë njohjeje për trupin e vet.
Shkatërrimi i hebrenjve të Janinës (Foto)
Për arsye të paqarta, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme greke deri më tani kanë mësuar pak për periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Civile. Megjithatë, kjo dekadë ishte vendimtare si për pasqyrën e pasluftës të Greqisë në aspektin e demografisë dhe për zhvillimet politike dhe ekonomike pas konfliktit civil.
Sipas RPSSH/24 mijë grekë dhe 50 mijë italianë, të vrarë, ngrirë apo të humbur gjatë luftës italo-greke
Nisja e punimeve për gjetjen, identifikimin, zhvarrosjen dhe varrosjen e ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941, ka provokuar sërish disa debate. Tanimë janë dy vendprehje, në Këlcyrë dhe Bularat, të dyja në qarkun e Gjirokastrës, ndërkohë që për disa aktorë politikë, çështja po synohet të mbarset emocionalisht me të ashtuquajturin skandal i Kosinës.
Biologjia dhe letërsia
Shkenca dhe aftësia krijuese e njeriut e afirmuar sidomos në arte. Një temë e “kohëve tona” që synon të shpjegojë misterin e artit njerëzor si interpretim i realitetit. Profesori i letërsisë në Universitetin e Pizës, Alberto Casadei, flet në një intervistë për “Avvenire” mbi këtë ndërthurje. Të njohësh njeriun dhe biologjinë e tij si premisa të krijimit që po ashtu mban vulën e tij. Libri “Biologjia e letërsisë” hulumton këto aspekte “moderne”, të cilave në fakt njeriu i ka shpërfaqur me veprat e artit që mbetet antropocentrik në të gjitha manifestimet e veta.
Debat në Liban për censurimin e filmit “The Post”
Filmi i regjisorit Steven Spielberg, "The Post ", kandidat për çmimet “Oscar” ka hapur diskutime, jo aq për përmbajtjen, por për njeriun që qëndron pas këtij produksioni kinematografik. Autoritetet libaneze rekomanduan ndalimin e filmit me protagonistë Meryl Streep dhe Tom Hanks disa ditë para premierës në Bejrut, megjithatë, pas reagime të zemëruara filmi do të shfaqet normalisht.
