Blloku Ekonomi
Excelerate Energy shqyrton mundësinë e një gazsjellësi në Shqipëri
Mundësia e një gazsjellësi në Shqipëri po shihet me interes nga një kompani amerikane me bazë në Teksas. Excelerate Energy me bazë në Teksas ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë. Kompania në fjalë do të bashkëpunojë me kompaninë Snam dhe Albgazin për ta eksploruar këtë mundësi.
BQE teston euron dixhitale
Banka Qendrore Evropiane do të krijojë një version dixhital të monedhës euro dhe do të ndjekë zbatimin e saj për 24 muaj. Vendimi ishte i pritshëm që kur Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, njoftoi para pak ditësh se po punohet për euron dixhitale.
G20 i hap dritën jeshile taksës për gjigantët e teknologjisë
Vendet e G20 kanë rënë më në fund dakordësinë për të taksuar kompanitë shumëkombëshe. Ministrat e Financave të G20 miratuan të shtunën një reformë tatimore, që synon t'u japë fund parajsave fiskale, duke hapur rrugën për një taksim të ri që duhet të jetë në fuqi deri në 2023. Propozimi për një normë globale të taksës së korporatave me 15% është miratuar tashmë nga më shumë se 130 vende.
Drejt ngritjes së një agjencie të re europiane kundër pastrimit të parave
Një agjenci e re që do të luftojë pastrimin e parave dhe do të monitorojë zbatimin e rregullave të reja të transparencës për transferimet e kriptoaseteve pritet të ngrihet nga Bashkimi Europian. Propozimi është bërë sot, raporton Reuters. Në këtë mënyrë, Blloku u përgjigjet thirrjeve për veprim më të ashpër në lluftën kundër pastrimit të parave.
Ministria e Infrastrukturës zhvillon tendera për "udhëtim në kohë"
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hap tenderin për bileta avioni me itinerar Bari-Milan-Vjenë-Tiranë. Por ajo që të bie në sy në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku është publikuar njoftimi, është fakti se tenderi më parë mbyllet sesa hapet. Sipas njoftimit, kompanitë e fluturimit që do t’u mundësojnë zyrtarëve të kësaj ministrie udhëtimin me avion jashtë vendit, duhet ta paraqesin ofertën pas mesnatës së datës 17 qershor 2021.
Dorëheqja e Madhe/Pandemia prek stabilitetin e tregut të punës
Kompanitë që ia dolën me pandeminë po përballen me një problem të ri: më shumë se një e katërta e punonjësve të tyre mund të largohen. Ekonomistët i druhen asaj që e quajnë “dorëheqja e madhe”.
Kjo pasi sondazhet tregojnë se nga 25% deri në 40% e punëtorëve po mendojnë të lënë punën.
Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me PPP, qeveria miraton kontratën
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën koncesionit të aeroportit të Vlorës. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të zbatohet nga konsorciumi Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k.
Mandati i Artan Dulakut penalizon Shoqatën e Ndërtuesve në kërkesën për 3% e ndërtimit për strehim social
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar me një vendim të datës 28 prill 2021 kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve që kërkonte shfuqizimin e nenit 19 të ligjit 22/2018 “Për strehimin social”. Neni në fjalë parashikon se:
Tre vjet për ta marrë veten nga pandemia
Ekonomive të Europës do t’u duhen të paktën 3 vjet për ta marrë veten nga pandemia e Covid-19. Pavarësisht se vendet po happen dhe programet e vaksinimit po përparojnë, rikthimi në nivelet para pandemisë duket se kërkon kohë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), në parashikimin e saj për ekonomitë globale thotë se rimëkëmëbja ka fituar shpejtësi muajt e fundit.
Kryeekonomisti i OECD, Laurence Boone, thotë se kjo vjen për shkak të lehtësimit dhe masave stimuluese në vendet e zhvilluara.
Vendet e G7 vendosin ndërprerjen e financimit shtetëror për impiantet me qymyr
Shtatë vendet më të pasura të botës kanë rënë dakord së fundmi që të ndërpresin financimin shtetëror të impianteve që punojnë me qymyr si dhe të “dekarbonizojnë” në masë të madhe furnizimin me energji elektrike deri në fund të viteve ’30 të këtij shekulli. Ministrat e G7 kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të mbajtur nën kontroll rritjen e temperaturës poshtë 1.5 gradë Celcius deri në vitin 2050. Kuota në fjalë është përcaktuar nga shkencëtarët si pika kritike pas së cilës sipas tyre ndryshimi klimaterik do të bëhet i pakontrollueshëm.