Blloku Ekonomi

Greqia lan duart me FMN dy vjet para afatit

Postuar në 05 Prill, 2022 23:35

Greqia ka shlyer përfundimisht borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin hyri gjatë krizës së euros që shpërtheu në vitin 2010 dhe rrezikoi ta nxjerrë Athinën nga eurozona. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se e gjithë kredia është shlyer dy vjet më herët se afati i planifikuar fillimisht. “Është fundi i një epoke, i një kapitulli gri në historinë e vendit”, shkroi Mitsotakis në Twitter.

Holanda dhe Spanja sfidojnë BE-në me një reformë të re fiskale

Postuar në 05 Prill, 2022 11:32

Edhe pse kanë qenë shpesh në skaje të kundërta për një sërë çështjesh, Holanda dhe Spanja janë bërë bashkë për të kërkuar rishikim të rregullave fiskale të BE-së. Të dy vendet kërkojnë konsensus në të gjithë BE-në lidhur me debatin e "Veriut kursimtar kundrejt Jugut luksoz".

Kush po e blen naftën ruse? Zhduken nga sistemi i gjurmimit 4.5 milionë barrela

Postuar në 02 Prill, 2022 14:44

Megjithë sanksionet thuajse totale, dikush po ble në masë naftën ruse. Kështu raporton revista online “Fortune” sipas të cilës produktet e naftës dhe tankersat rusë të transportit janë zhdukur nga sistemi i gjurmimit. Kompania e menaxhimit të riskut detar, “Windward” i ka deklaruar CNN se aktiviteti i paregjistruar është rritur me 600% që nga nisja e luftës në Ukrainë, çka tregon se ka një tregti që shkon përtej sanksioneve.

Turqi, rritet me 300% kërkesa për sigurimin e bujqësisë nga thatësira

Postuar në 02 Prill, 2022 13:49

Klima dhe ndryshimet e saj po bëhen tanimë problem real edhe për ekonomitë e vogla. Mediat në Turqi raportojnë se një numër përherë e më i madh fermerësh po aplikojnë për sigurim nga thatësira që provokon pasoja ekonomike serioze.

Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022, primi i sigurimit në bujqësi shkoi në 3 miliardë lira, pjesa më e madhe e të cilit për thatësirën. Kërkesa për sigurim ndaj thatësirës u rrit me 300%

Punonjësit e Amazon themelojnë sindikatat e para

Postuar në 01 Prill, 2022 19:21

Punonjësit e Amazon në Nju Jork organizohen për herë të parë në sindikatë. Ky hap shënon një moment historik për punëtorët e gjigantit të tregtisë elektronike, një kompani që është kritikuar shpesh për abuzimin me të drejtat e punës.

Vendimi për t’u organizuar në sindikata u mor pavarësisht se kompania i ka dekurajuar punonjësit përmes fushatave dhe njoftimeve të herëpashershme.

Gjiganti i tregtisë elektronike, i cili ka me mijëra të punësuar në SHBA, ia ka dalë të pengojë organizime të tilla që prej themelimit të saj në vitet 1990.

FMN: Sanksionet ndaj Rusisë kërcënojnë pozitën dominuese globale të Dollarit

Postuar në 31 Mars, 2022 14:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se sanksionet e vëna ndaj Rusisë në kuadër të agresionit të saj ndaj Ukrainës, mund të kenë pasoja strukturore në sistemin financiar ndërkombëtar. Zv.drejtoresha e FMN-së për menaxhimin, Gita Gopinath, ka deklaruar për “Financial Times” se sanksionet mund të çojnë në dobësimin e pozitave dominuese të dollarit, duke krijuar blloqe të vogla monetare që bazohen në tregtinë mes grupeve të caktuara shtetesh.

Ne po shohim që tani se me disa vende po rinegociohet monedha me të cilën do kryhet pagesa për tregtinë

Sanksionet ndaj Rusisë/Qeveria greke parashikon reduktimin e TVSH-së për ushqimet

Postuar në 31 Mars, 2022 14:14

Qeveria greke po konsideron një reduktim të TVSh-së mbi ushqimet. Ministri grek i Financave, Christos Staikouras ka deklaruar në një intervistë radiofonike se masat do të varen nga hapësira fiskale. Sipas tij ato do të përqendrohen në produktet që kanë ndikim përcaktues në koston e jetesës për familjarë me të ardhura të ulëta.

Vietnami prodhon në SHBA, VinFast hyn në garën e makinave elektrike

Postuar në 30 Mars, 2022 11:26

Prodhuesi vietnamez i makinave, VinFast, ka nënshkruar një marrëveshje paraprake për të investuar fillimisht 2 miliardë dollarë për të ndërtuar një fabrikë në Karolinën e Veriut për të prodhuar autobusë elektrikë, automjete sportive (SUV) së bashku me bateritë për EV.

Edhe Kina merr masa për t'u shkëputur nga varësia e naftës ruse

Postuar në 27 Mars, 2022 18:14

China Petroleum & Chemical Corp, i njohur ndryshe si Sinopec, do të bëjë investimin më të lartë hapital në histori për vitin 2022. Sinopec parashikon të shpenzojë 198 miliardë juanë (31.10 miliardë dollarë) në vitin 2022, 18% më shumë nga një vit më parë, duke kaluar edhe rekordin e mëparshëm prej 181.7 miliardë juanë të vendosur në vitin 2013.

Skenari i embargos së naftës ruse, kush humb dhe kush fiton

Postuar në 26 Mars, 2022 19:00

Europa merr nga Rusia ¼ e totalit të furnizimit me naftë dhe 40% të gazit. Megjithatë, Europa nuk është importuesja numër 1 nga Rusia. Përgjatë pesë viteve të fundit, Kina ka qenë blerësi më i madh i naftës ruse. Vetëm përgjatë vitit 2021, Kina ka importuar nga Rusia 70.1 milion ton naftë (30.6% e totalit të eksporteve ruse) për shumën prej 34.9 miliardë dollarë.

Importuesi i dytë më i madh është Holanda (37.4 milionë tonë me 17.3 miliardë dollarë). Holanda është qendër kryesore tregtare, nga ku lëndët e para nga Rusia rishpërndahen në vendet e konsumatorit fundor.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi