Blloku Ekonomi

Kadare: As këtë vit nuk do të ketë ulje të borxhit, rritja ekonomike më e ulët se parashikimi

Postuar në 05 Tetor, 2015 10:16

Eksperti i ekonomisë dhe ish-anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës Shqipërisë, Arian Kadare vlerëson se megjithë përpjekjet e qeverisë për të mbajtur në kontroll defiçitin buxhetor, rritja ekonomike pritet te jetë më e ulët se parashikimi.

Bankers, tjetër “kolpo”: Kredi ndërkombëtare me pasuri të shtetit si kolateral

Postuar në 04 Tetor, 2015 20:16

Sipas ligjit shqiptar për kompanitë që kanë marrë koncesion, një kompani që fitimet i investon dhe i njihen si shpenzime, nuk mund t’i përdorë këto investime si pasuri të saj, pasi ato janë pronë e shtetit shqiptar. Por kompania Bankers Petroleum duket se ka bërë pikërisht këtë, pasi dyshohet se investimet e zbritura si shpenzime nga bilanci i saj, i ka hipotekuar si kolateral për kredi ndërkombëtare.

Fasonët drejt modelit bullgar, kosto mbi kosto për përballuar qeverinë

Postuar në 04 Tetor, 2015 12:18

Vetëm për shkak të ndryshimit të vlerësimit të tarifave, fabrikat e veshjeve dhe këpucëve, raportojnë një rritje me 50% të çmimit të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, tatimfitimi është 50% më i lartë. Disa prodhues të kontaktuar nga “Monitor” tregojnë se vitin e ardhshëm kanë në plan të rrisin tarifat për klientët e tyre europianë, duke ndjekur disi modelin bullgar. Administratori i një prej fabrikave të këpucëve në Durrës tregon se i ka paralajmëruar klientët se vitin tjetër do të rrisë tarifat me 5-10%.

Frika nga defiçiti, investimet publike nën parashikim

Postuar në 03 Tetor, 2015 17:54

Investimet publike vijojnë të mbeten larg planit të qeverise. Sipas të dhënave fiskale në tetëmujorin e parë të këtij viti investimet janë gati 10 % më pak se plani i rishikuar me aktin normativ të buxhetit. ABC News raporton se vlera e investimeve te parashikuara për këtë periudhë eshte 31.7 miliardë lekë, ose rreth 3 miliardë lekë më pak.

Rënie e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:15

Kërkesat për blerje apartamentesh në Tiranë po rriten, por çmimet në disa zona bien. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kërkesa për blerje është rritur me 30%, por kjo ndoshta shpjegohet pikërisht me rënien e çmimeve me 15%. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” rënia e çmimeve ka prekur “zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në unazë me 15-20%”. Këto janë edhe zonat me çmimet më të larta. Një tjetër edhe dhënë që ka rëndësi është edhe rënia e interesit nga shtetasit e huaj.

Kujtohet biznesi, do të çojë në gjykatë konçesionin e skanimit në dogana

Postuar në 02 Tetor, 2015 21:15

Konçesioni i skanimit në dogana domtë ankimohet në gjykatë. Madje deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave. “Vizion Plus” raporton se dhoma e fasonëve ka nisur procedurat për ankimin duke argumentuar se marrëveshja bie në kundërshtim me Kodin Doganor. “Dhoma e fasoneve ka nisur procedurat per ankimimin ne Gjykate te kesaj kontrate, pasi eshte ne kundërshtim me kodin doganor. Sipas kesaj shoqate, do te ndiqen te gjitha hallkat dhe nese eshte e nevojshme, çështja do te shkoje ne Gjykatën Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Shqipëria humb shansin, italianët ndërtojnë linjën e ballkanike të transmetimit të energjisë nga Mali i Zi

Postuar në 02 Tetor, 2015 11:00

“Monitor” shkruan se kompania shtetërore italiane e transmetimit të Energjisë, TERNA është duke avancuar në ndërtimin e një linje kabllore nënujore për transmetimin e energjisë elektrike me Malin e Zi, e parashikuar për të nisur nga transmetimi i energjisë në vitin 2017.

Shpërndarja e investimeve sipas një piramide urbane

Postuar në 01 Tetor, 2015 20:13

Qeveria është duke përmbyllur punën për të krijuar të ashtuquajturën Piramida urbane.  Janë tre plane strategjike që do përcaktojnë  hierarkinë e qendrave urbane, të cilat më pas do të lidhen drejtpërsëdrejti me investimet publike, për të përmirësuar cilësinë e jetës në rajonet, qytetet dhe zonat rurale të vendit do të jenë gati brenda këtij viti në kuadër të strategjisë së qeverisë për  një zhvillim sa më të qëndrueshëm territorial e hapësinor në Shqipëri.  Kështu dokumenti  do të përmbajë

“Bankers Petroleum” i kërkohen 50 milionë dollarë

Postuar në 01 Tetor, 2015 16:06

“Bankers Petroleum” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përballen në gjykatë. Top-Channel njofton se është kompania kanadeze ajo që ka paditur DPPT-në në Gjykatën Administrative, duke kërkuar pezullimin e një akti që i faturon Bankers 24 milionë euro. “Top Channel ka mësuar se konflikti lidhet me shumën e taksave që kompania kanadeze duhet të paguajë në institucionin shtetëror. Mësohet se pak javë më parë Tatimet i kanë kërkuar Bankers që të paguajë më shumë taksa nga sa ka deklaruar.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi