Blloku Ekonomi

Moratoriumi i borxhit, tenderat,Toyota Prius

Postuar në 03 Nëntor, 2015 20:02

Kur FMN-ja vendosi t’i japë Shqipërisë një kredi të butë 3-vjeçare për 330 milionë euro (duke filluar nga janari i 2014-ës), kushti kryesor që na vuri ishte reduktimi i borxhit publik – atij të deklaruar dhe atij të padeklaruar. Dhe jo më kot.

Tatimorët “part time”, qeveria u zgjat kontratat

Postuar në 03 Nëntor, 2015 09:25

Ministria e Financave me një udhëzim të posaçëm vendosi të shtyjë edhe me tre muaj të tjerë kontratën me 500 tatimorët e rinj të punësuar qysh në maj për t’iu përgjigjur aksionit antiinfomalitet të qeverisë.Në Vendimin e 1everisë që u botua në fletoren zyrtare thuhet se kontrata e tatimoreve u zgjat edhe me tre muaj të tjerë.

Të punësuarit në qershor, sa në mars 2013

Postuar në 03 Nëntor, 2015 00:19

Kohët e fundit, INSTAT-i bëri një rishikim të serisë kohore të shifrave të punësimit, bazuar në Censusin 2011. Kjo gjë bën tani të mundur krahasimin kohor të këtyre shifrave para dhe pas qershorit 2013.

Përqindja e të ardhurave buxhetore ndaj PBB-së ka zbritur në nivelin e shtatorit 2012

Postuar në 03 Nëntor, 2015 00:15

Kohët e fundit, INSTAT-i ka prodhuar një seri tremujore të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për periudhën 2008-2015. Kjo gjë bën të mundur llogartjen e treguesit të vjeljes së të ardhurave buxhetore si përqindje e PBB-së për çdo tremujor (Ky tregues përdoret për krahasime kohore, pasi zhvesh ndikimin e rritjes ekonomike dhe të rritjes së çmimeve nga tremujori në tremujor).

Në prag të rënies së madhe financiare globale

Postuar në 02 Nëntor, 2015 19:52

Paul Mason, editor i çështjeve ekonomike në Channel 4 News shkruan një opinion për pikiatën financiare dhe ekonomike ku po hyn bota. Opinioni është botuar në gazetën e njohur “The Guardian” me një titull alarmues: Prag Apokalipsi:  a ka nisur shkërmoqja financiare e madhe? Madje edhe fotoja shoqëruese është një bombë bërthamore që shpërthen, si për të emfatizuar pasojat e mëdha traumatike që do të sillte rënia ekonomike si e viteve ‘29-33.  Arsyeja e kësaj sinteze që çon në pesimizëm është kriza e vitit 2008 dhe sidomos roli i bankave qendrore në meanxhimin e saj.

108 miliardë lekë dëmi ekonomik në buxhetin e 2014. KLSH auditoi 129 institucione shtetërore

Postuar në 02 Nëntor, 2015 12:39

Shkeljet në tendera apo shpërdorimet e tjera  nga institucionet buxhetore përgjatë vitit 2014 kapën vlerën e 108 miliardë lekëve. Shifra u bë publike nga kryteari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.

Ai tha se KLSH auditoi 129 institucione buxhetore, një pjesë e madhe e të cilave rezultuan me shkelje dhe shpërdorime fondesh.  Leskaj u përgjigj edhe për auditimin e marraveshjes së mirëkuptimit me CEZ ku sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit u shkaktua një dëm prej 479 milionë eurosh.

Ahmetaj nuk paraqitet në Komision për tenderin e Spitallës. Shalsi: Bëni pyetjet t’ia çojmë me shkrim ministrit

Postuar në 02 Nëntor, 2015 12:12

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese kishte sot në rendin e ditës një seancë dëgjimore me ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj lidhur me tenderin për zonën ekonomike të Spitallës. Por deputetët nuk patën mundësi të njihen me konçesionin e qeverisë dhe firmës kineze që është kualifikuar për të fituar tenderin.

Nisin hetimet për shtrembërime në sektorin bankar, fitime të larta, diferencë e madhe mes interesave të kredive dhe depozitave

Postuar në 02 Nëntor, 2015 10:43

Sektori bankar në Shqipëri ka karakteristikat e një tregu me norma relativisht të larta fitimi në kushtet e stanjacionit të kreditimit; interesa shumë të ulta të depozitave (deri në 0.55 % mbi bazë vjetore nën nivelin e inflacionit); diferenca (spread) relativisht të larta mes interesave të kredive dhe depozitave; tendencës në rritje të interesave të letrave me vlerë të qeverisë, kryesisht afatgjata(obligacione) në kushtet e një politike lehtësuese monetare dhe kur norma bazë e interesit të depozitave kanë tendencë në rënie; ka rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit etj.

"Kamzhiku" për biznesin, qeverisë i kërkohet të mos kalojë në fshehtësi ashpërsimet në Kodin Penal

Postuar në 01 Nëntor, 2015 19:12

Konfederata e Industrive do t'i kërkojë zyrtarisht dëputetëvë të të gjithë forcave politike, që të kthejnë për rishqyrtim nismën ligjore të qeverisë dhe ta ballafaqojë profesionalisht me grupët e interësit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi