Blloku Ekonomi
Tarifat e reja të siguracionit të makinave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare refuzon të japë sqarime
Siguracioni i makinës është rritur me 25 %. Të gjitha kompanitë e sigurimeve ofrojnë të njëjtat çmime, duke mos u lënë mundësi qytetarëve të zgjedhin një çmim konkurrent. Në vëzhgimin e bërë nga Tema Tv, sjellim detajet e tarifave bazuar mbi fuqinë motorike të mjeteve dhe reagimin e qytetarëve, që e konsiderojnë shumë të lartë çmimin, për rrugët që ofron vendi ynë. Ndërkohë Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare nuk iu përgjigj interesit të Tema TV.
Qeveria kërkon para në Kinë për Korridorin e Kaltër
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë pjesë në forumin e bashkëpunimit ekonomik “Shqipëri-Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja”, zhvilluar në Kinë. Me ministrin ka qenë edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jakaj, në një përpjekje për të promovuar Shqipërinë. Bushati ka folur për nevojën e investimit në atë që Programi i PS-së e quante Korridori i Kaltër, e për të cilin në katër vite qeverisje është folur vetëm dy herë.
Raporte të reja ekonomike serbo-shqiptare. Unioni i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë: Krizë besimi nga biznesi gjerman. Po shkojmë drejt normalizimit
“Deutsche Welle” i ka marrë një intervistë Arben Shkodrës, zëvendëspresident për çështjet ndërkombëtare dhe investimet e huaja në Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Shkodra është pyetur për krijimin e Dhomës së Tregëtisë Shqipëri-Serbi, për interesin reciprok të biznesit të të dyja vendve, për të cilin ai ndër të tjera ka thënë:
Oligopoli në tregun e sigurimeve, rriten menjëherë çmimet me 30%. Kompanitë në marrëveshje me njëra –tjetrën
Situata në tregun e sigurimeve vijon të reflektojë një marrëveshje të heshtur mes kompanive të cilat imponojnë çmimet sipas llogarive të tyre. Tv Klan raporton sot se operatorët e këtij tregu kanë rritur papritur çmimin e siguracionit për automjetet.
Rilindje e traditës në Vlorë. Kryebashkiaku Leli: Tenderi për urën e Zvërnecit dështoi. Kemi traditën e vjetër të barkave
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli shkruan se procedurat tenderuese për urën e Zvërnecit kanë dështuar ndaj lëvizja drejt Manastirit do të bëhet me varka.
Lajmi shumë i dyshimtë i shitjes së Ujësjellësit të Tiranës
Sot “Top-Channel” raportoi një lajm që duket si pa rëndësi. Ujësjellësi i Tiranës do të privatizohet. Madje televizioni në fjalë ka komunikuar me burime në Bashkinë e Tiranës, të cilat konfirmojnë ofertat e mbërritura. Emrat e kompanive që kanë prezantuar ofertën nuk bëhen publike dhe që këtu nis ai rituali i përhershëm i abuzimit me pasurinë publike.
Ndarja e re territoriale nuk jep efekt në rritjen e të ardhurave
Ndarja e re territoriale administrative nuk është shoqëruar me përmirësim të administrimit fiskal, ashtu siç ishin edhe pritshmëritë. Të ardhurat nga pushteti vendor rezultojnë me një mosrealizim prej 1.2 miliardë lekësh për 7 mujorin e këtij viti.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në periudhën janar-gusht, nga pushteti vendor janë mbledhur 9.1 miliardë lekë, nga 10.3 miliardë që ishte planifikimi, me një realizim të planit prej vetëm 88%. Me mosrealizim rezultojnë edhe të ardhurat nga renta minerare raporton Ora News.
Matësat e OSHEE nuk funksionojnë, faturim afrofe për mijëra abonentë deri në fund të vitit
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka pranuar zyrtarisht se e ka të pamundur të eliminojë faturimin aforfe të mijëra abonentëve, duke qenë se matësit e instaluar së fundmi pranë tyre nuk janë në gjendje të funksionojnë.
Surprizat e reformës në drejtësi/Magjistratët me pension më të lartë sesa rroga neto. 320 mln $ në vit defiçit si efekt i pensioneve VIP
Magjistrat. Ja puna që do të jetë ndoshta më e kërkuara në Shqipërinë e pas reformës në drejtësi. Rroga të majme, mbrojtje të jetës dhe të pronës, shërbime, shpërblime, këto janë pjesë e faturës marramendëse financiare për 1 000 njerëzit që po trajtohen si askush më parë. Vizion Plus raporton se këtyre incentivave financiare i shtohet edhe pensioni.
Bleta punëtore "godet" sërish. Tender 7 milionë euro për verifikim adresash
Një tender prej 7 milionë euro është zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë për verifikim adresash. Një prej fituesve është gazeta “Çelësi” dhe sipas “shqiptarja.com” fituesit kanë dhënë ofertë 0.8% poshtë fondit limit.
