Blloku Ekonomi
Ikën “Carrefour”, vjen “Spar”
Supermarketet “Spar” do të jenë së shpejti prezente në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga “European Supermarket Magazine” sipas së cilës licenca është marrë nga grupi “Balfin”, i drejtuar nga biznesmeni Samir Mane.
Importi i mbetjeve drejt finalizimit. Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Shalsi si zëdhënës i industrisë
Importi i mbetjeve është tashmë në proces finalizimi. Ndonëse shumica në pushtet e bëri një ndër kauzat e veta këtë çështje kur ishte në opozitë, sot ajo po inicion projektligje të kundërta me qëndrimet e deridjeshme. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” nismëtari i këtij projektligji, Eduard Shalsi, thotë se është pranuar kërkesa e shoqërisë civile për të mos lejuar importin e mbetjeve që destinohen për djegie.
Çudia shqiptare e punësimit: Rama +17%, Obama +6%
Sipas anketës së punës të INSTAT-it (jo sipas regjistrit të punonjësve në sigurimet shoqërore), numri i të punësuarve gjithsej (në qytet e në fshat) është rritur me 166 mijë (17%) në 3 vjetët e qeverisë Rama.
Krahasimisht, numri i të punësuarve në SHBA është rritur vetëm 6% në 8 vitet e administratës Obama, e cilla filloi punë në kohën kur papunësia ishte në nivele rekord.
E.Z.
4 milionë dollarë dëm/KLSH kallëzon penalisht drejtorin e projektit për ndërtimin e rrugës Tiranë - Elbasan
4 milionë dollarë. Kaq është dëmi që Kontrolli i Lartë të Shtetit ka konstatuar nga auditmi i projektit “Ndërtimi i rrugës Tioranë-Elbasan”. Si pasojë, KLSH-ja ka depozituar kallëzim penal për drejtorin e projektit, Aksel Qorduka, që është në detyrë që në kohën e Edmond Haxhonastos.
Kushti i FMN-së, 2.5 miliardë lekë më pak shpenzime kapitale
Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka kushtëzuar qeverinë të mos përdorë 2.5 miliard lekë të investimeve publike, si një garanci se nuk rritet deficit edhe nëse të ardhurat nuk realizohen. Kjo masë e ndërmarrë tashmë vjen në një kohë kur fondet e investimeve publike janë më të ultat e të gjithë viteve.
"TemaTv"
Debat fantastik ky i punësimit, po mbajmë premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës
Qeveria është e bindur se deri në fund të mandatit do të arrijë objektivin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha në një bashkëbisedim me gazetarët se këtë e vërtetojnë stastikat dhe pritshmëritë që qeveria ka. “Debati fantastik ky për rritjen e punësimit. Po e mbajmë premtimin, në sektorin jobujqësor janë me bordero 173 mijë vende pune, ndërsa në sektorin bujqësor do kemi një shifër më të maturuar në fund të vitit”-deklaroi Ahmetaj.
Muajin që vjen hapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, vlera 81.5 milionë euro
Muajin që vjen pritet të hapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, i cili parashikon një investim 81.5 milionë euro për realizimin e projektit. BERZH pritet te financoje mbi 40% te saj, ndersa e gjitha vlera eshte hua qe do te paguhet nga qeveria shqiptare raporton Abc Neës
Per fazen e ndertimit pritet te angazhohen gati 1400 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa ne fazën e operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200 punonjës.
Vjen taksa e re e banesave, ligji pritet të miratohet në fund të vitit
Në fund të muajit shtator të këtij viti do të jetë gati formula e llogaritjes dhe se zbatimi i taksës së re të banesave që nis në fillim të 2017-s, si projekt pilot në Tiranë. Në një letër drejtuar FMN-së, ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj shprehet edhe për ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes zyrës të regjistrimit të pasurive dhe shoqatës të vendorëve raporton Panorama.
Si të thithen investimeve të huaja? Kreu i Dhomës Amerikane të Tregëtisë: “Shqipëria fillimisht duhet të jetë në hartën e investitorëve”
Kryeministri aktual Edi Rama, ka bërë shpesh promovimin e Shqipërisë së taksave të ulëta dhe pa sindikata. E ka bërë këtë disa herë në Itali në emër të nxitjes së interesit për të investuar në vendin tonë. Por jo të gjithë e ndajnë këtë mendim. Për të dytin vit radhazi, Dhoma Amerikane e Tregëtisë ka kërkuar nga qeveria shqiptare të ulë taksat dhe kësaj radhe e ka bërë në kuadër të diskutimeve për paketën fiskale 2017.
Bashkitë do të varfërohen, duhet t’i paguajnë vetë 100 milionë dollarë borxhe të prapambetura
Qeveria do detyrojë bashkitë që të shlyejnë 100 milionë dollarë borxhe të prapambetura brenda dhjetorit të vitit të ardhshëm. Në letrën e mirëkuptimit që i ka dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ministria e Financave thotë se do i kërkojë njësive vendore që brenda këtij muaji të përgatisin planin konkret të shlyerjes përfshirë burimet financiare që do të përdoren.
