Blloku Ekonomi
"Eco Tirana"/Impiant për mbetjet te Don Bosko në Tiranë?
"Eco Tirana", projekti i përbashkët mes bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës, do të nisë punimet në nëntor të këtij viti. Bizneset që ishin ngritur në godinat e vjetra janë larguar, ndërsa banorët e ish-parkut të autobuzave, në rrugën “Don Bosko”, nuk besojnë se aty do të ndërtohet vetëm vendi i parkimit të mjeteve që transportojnë plehra. Dyshimi është se aty do të ngrihet një impiant për përpunimin e plehrave.
"TemaTv"
Përplasja e pronarëve me qeverinë drejt Strasburgut nëse Gjykata Kushtetuese lë në fuqi ligjin e ndryshuar të pronave
Përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, teksa komenton mendimin që ka shprehur Komisioni i Venecias për Ligjin e Kompesimit të Pronave, të cilin kjo Shoqatë e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese thotë se ish-pronarët do t’i drejtohen Gjyjkatës së Strasburgut nëse ligji siç e ka miratuar qeveria mbetet në fuqi. Sipas tij ligji nuk i përgjigjet realitetit.
Manovra Ahmetaj për amnistinë e bizneseve, a po fshin qeveria borxhet e ARMO-s?
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha sot se qeveria shqiptare ka arritur në parim dakordësinë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për fshirjen e plotë të detyrimeve të bizneseve në Tatime e Dogana të para vitit 2010 dhe për thjeshtimin e borxhit nga 2010 -ta në 2014 -ën.
Nga sa kuptohet ka një dakordësi në parim që ministri kërkon ta promovojë, duke lënë pas shumë pikëpyetje mbi këtë kërkesë të qeverisë shqiptare për të fshirë detyrimet tatimore e doganore para vitit 2010 si dhe për të amnistuar kamatat e gjobave dhe detyrimeve përgjatë periudhës 2010-2014.
Gënjeu
Ngjarja është e thjeshtë, pasoja jo e vogël.
Më 22 qershor një pjesë e biznesneve u gjobitën me 10 mijë lekë për vonesë në deklarimin e administratorit. Kjo për shkak se sistemi e-tax përditësohet.
Ekspertët pranuan se ky ishte gabim i sistemit, pasi shumë biznese deklaruan se gjoba ishte vënë përpara se biznesi të merrte në dorëzim NIPT-in.
Më 1 korrik, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se këto gjoba do të faleshin, edhe pse sipas tij, “gjobat nuk ishin vënë gabim”.
KLSH kërkon nga Gjykata e Lartë rihapjen e hetimeve për marrëveshjen e qeverisë me CEZ: “Prokuroria të pyesë Damian Gjiknurin”
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur të shtyjë më shumë për rihapjen e hetimeve për marrëveshjen e mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ. KLSH-ja ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të urdhërojë rihapjen e hetimeve për mënyrën sesi u mbërrit në marrëveshje, kjo nisur nga fakti se “Prokuroria e Përgjithshme i ka pushuar hetimet në muajin qershor”.
Sipas juristëve të KLSH-së, “prokuroria nuk ka hetuar siç duhet kallëzimin në fjalë”, hetimet sipas tyre ishin “të dëmtuara dhe të paplota, përsa kohë nuk ishte administruar edhe dokumentacioni shtesë”.
HEC-et në Valbonë, nxjerrin krye edhe shkeljet me çështjet e pronësisë
Nisja e punimeve për ndërtimin e disa HEC-eve në Tropojë ka nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të autoriteteve lokale në këtë zonë. Me dhjetëra hektarë tokë buke, tokë private dhe pyje po dëmtohen nga gërmimi për ndërtimin e HEC-eve dhe asnjë zyrtar i zonës nuk i ka njoftuar pronarët e këtyre trojeve. Një banor i kësaj zone sjell denoncimin e tij në "Tema TV" me pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se toka e tij, e të afërmëve dhe shumë banorëve të tjerë, po gërmohet këto ditë për t’i lënë vend një prej HEC-eve.
Qeveria krenohet me rritjen e investimeve të huaja, por vetë pranon se ekonomia nuk kreditohet
Agjencia qeveritare Aida raporti sot për shifra entuziaste lidhur me investimet e huaja, duke iu referuar një një raporti të fundit të drejtorisë ekonomike të Komisionit Europian që konstaton një rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri në masën 22.4 %.
Do kishte vend për optimizëm nëse një shifër e tillë do pasqyronte etjen e sektorëve të ekonomisë për investimeve të huaja, por siç dëshmon edhe vetë raporti të cilit i referohet qeveria nvestimet kryesore që kanë sjellë impakt janë kryer në energjitikë, duke ndikuar sipas saj edhe në përmirësimin e infrastrukturës.
Veliaj del në skenë/Plan për koncesion 100.8 milionë euro për plehrat
Zbardhet plani; 100.8 milionë euro për 16 vjet
Koncensioni rrit cmimet e ilaceve me mbi 2.4 për qind
Me miratimin e kontratës së ndryshuar koncensionare për pullat e sigurisë së ilaçeve, çmimi i tyre do të rritet në mënyrë të menjëhershme mbi 2.4 për qind. Ndërkohë përfitimet e koncensionarit SICPA parashikohet të jenë edhe më të larta pasi do kryejë edhe shërbime të tjera.
"TemaTv"
Raportimi i Leskajt për aferën CEZ tensionon mbledhjen e Komisionit Hetimor: Nuk jam dëshmitar ordiner, marrëveshja në 15 copa letre(Video)
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj rideklaroi në Komisionin Hetimor për CEZ se pas marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë çeke qëndron një aferë e madhe. Këto konkulzione sipas tij kanë dalë pas auditimit që KLSH i ka bërë negociatave mes palës shqiptare dhe kompanisë çeke. CEZ Mbledhja u tensionua pas kërkesës të deputetit socialist Eduart Shalsi për të marrë fjalën, çka detyroi kryetarin e komisionit të mbyllë mbledhjen. Video më poshtë është një zbardhje e auditimit që KLSH i ka bërë marrëveshjes së Gjiknurit, për të cilin Prokuroria i pushoi hetimet.