Blloku Ekonomi
Në qeveri varianti final për faljen e gjobave
Pas konsultimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar Ministria e Financave ka dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave variantin final të ligjit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Përveç faljes së një pjese të borxheve fiskale të biznesit drafti përfshin dhe detyrimet që kanë drejtuesit e mjeteve për makinat që nuk kanë paguar taksat. Kështu ligji parashikon fshirjen e të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të krijuara deri në vitin 2010-të, ndersa nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014-të do të fshihen gjobat, duke vënë si kusht pagimin e detyrimeve.
Ish-avokatja e Shtetit: CEZ kërkoi 300 milionë euro për t'u larguar
Komisioni Hetimor për cëshjen e CEZ ka thirur të dëshmojë në mbledhejn e rradhës, ish-avokaten e Shtetit Ledina Mandia. Në dëshminë e saj, Mandia ka bërë të ditur se kompania CEZ ka kërkuar 300 milonë euro dhe daljen nga Shqipëria, në të kundërt do ta çonte çështjen në Arbitrazh dhe do të kërkonte 500 milionë euro nga Shqipëria.
Dalje në det për Kosovën, nga shkurti shfrytëzon Portin e Durrësit
Brenda muajit shkurt, Kosova do të ketë një terminal të vetin në portin e Durrësit. Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset Kosovare, duke i mundësuar asaj daljen në det.
Kompesimi i pronave, ligji ri nuk prek dosjet e shqyrtuara
Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon dy nene të ligjit për pronat. Thelbi i ndryshimeve është vlerësimi me zërin kadastral aktual për dosjet që janë në shqyrtim dhe kthimi fizik i pronës atje ku është e lirë, duke u dhënë përparësi ish-pronarëve. Qeveria ka dy muaj kohë të reflektojë në ligj ndryshimet e diktuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Tetë personat më të pasur në botë, kanë pasuri sa 50% e njerëzimit
Vetëm 8 njerëz posedojnë pasuri sa gjysma e njerëzimit. Lajmin e raporton agjencia “Reuters” që referon një të dhënë të bërë publike nga Oxfam, një bashkim organizatash, adresuar në Forumin Ekonomik të Davosit.
FMN shikon fitore të së majtës. Kërkon “marrëveshje të re pas zgjedhjeve”
Përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, deklaron në një intervistë të sotme për “Monitor” se fondi është i gatshëm të ripërsërisë marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.
“Siç e dini, marrëveshja aktuale përfundon në fund të muajit shkurt 2017. Megjithatë, marrëdhëniet midis qeverisë dhe FMN-së përfshijnë politikën e dialogut, asistencë teknike dhe trajnim.
A bëhet ekonomi me flamur në dorë?
Sot mediat raportuan një statistikë zyrtare që na thotë se eksportet me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar – nëntor 2016. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%. Këtë të dhënë që reflekton realitetin ekonomik e tregëtar mes dy vendeve, televizoni Top-Channel i jep një ngjyrim me karakter politik duke kërkuar prononcimet e drejtuesve të Dhomave përkatëse të Tregëtië.
Gjykata e Lartë rrëzon prokurorinë për hetimin e ILDKPKI-së
Përballja mes Prokurorisë dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit duke se ka shkuar në favor të këtij të fundit. Kësja I do shtuar edhe se të humburit jemi ne të gjithë. Prokuroria kishte nisur një hetim për shpërdorim detyre ndaj ILDKPI-së pas dyshimeve se në dy vitet e fundit nuk u verifikua pasuria e asnjë zyrtari të lartë. Një hetim kryesisht ky pa ndonjë fakt. Në dy shkallët e para kërkesa e Prokurorisë për të sekuestruar serverat e ILDKPI-së u hodh poshtë, çka ka çuar organin e akuzës të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Shëndeti Publik: Vaksinat janë kineze, por kanë efekt
Vaksinat antigrip vijnë nga kina por kanë efekt. Kështu ka sqaruar Instituti i shëndetit publik, ndërsa shton se vaksinat janë donacion për shtetin shqiptar nga një organizatë shëndetësore amerikane.
Shpërthimet e Bankers, fshati Zharrëz mund të zhvendoset
Konkluzionin përfundimtar se kush është përgjegjës për lëkundjet që shkaktohen në zonën e Zharrëzës do ta japë një ekspert ndërkombëtar. Grupi i punës i kryesuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur ecurinë e kësaj çështjeje raporton Tv Klan.Burime zyrtare thanë se auditimi i gjithë proçesit do t’u lihet në dorë ekspertëve të pavarur ndërkombëtar.