Blloku Bota
Shtëpia ku lindi Hitleri, qeveria austriake po mendon shpronësimin për të moslejuar shitjen te neonazistët
Qeveria austriake po mendon miratimin e një ligji me anë të të cilit synon të detyrojë pronarin e shtëpisë ku ka lindur Adolf Hitleri, që ta shesë shtëpinë. Shtëpia ndodhet në kompleksin “Salzburger Vorstadt 15” në qytetin “Braunau am Inn” në kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë dhe aty më 20 prill 1889 lindi ai që më pas do të bëhej Diktatori i Gjermanisë dhe kreu i Partisë Nacionalsocialiste. Qeveria austriake synon të shmangë shitjen e shtëpisë te neonazistët.
“Panama Papers” trillim i Sorros dhe USAID, u mbars mali e polli një mi
E gjithë historia e “Panama Papers” ishte një trillim i Sorros dhe USAID me qëllim për të dobësuar rolin e presidentit Vladimir Putin. Kështu deklaron ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin “Në të vërtetë në asnjë dokument nuk përmendet emri i Presidentit rus. Nuk ka asnjë fakt konkret për përfshirjen e tij në kompanitë offshore dhe as për familjarët e tij” thotë shefi i ambasadës ruse për emisionin Dritare.
Maqedonia nuk meriton as NATO-n dhe as BE-në
Presidenti grek, Prokopis Pavopulos, ka qenë tepër i ashpër në reagimin e tij ndaj sjelljes së policisë maqedonase me emigrantët. Ai iu referua vendeve që siç tha “aspirojnë të futen në BE dhe në NATO” dhe duke përmendur me emër Maqedoninë, theksoi se “me sjellje të tilla të papranueshme dhe paimagjinueshme, si ato dje në Greqi, nuk kanë vend as në Bashkimin Europian, as në NATO”. Në të njëjtën linjë ishte edhe reagimi i kryeministrit Tsipras.
Patriarkana përplaset me Kishën Ruse, Bartolomeu refuzon ceremoninë me Putin në Athos
Udhëheqja politike dhe fetare e Rusisë do të mbërrijë në fund të majit në Malin Athos në Greqi për të marrë pjesë në festimet për 1 mijë vjetët e praninë së murgjve ruse në Malin e Shenjtë. Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirilli dhe presidenti Vladimir Putin do të bëjnë një pelegrinazh zyrtar për të kremtuar mijëvjeçarin e ortodoksisë ruse, ceremoni nga e cila megjithatë do të mungojë jo aksidentalisht Patriarku Ekumenik Bartolomeu, lideri shpirtëror i ortodoksëve.
Clinton në garë, Obama e mbron: “Shkujdesje me emailet, por i ka shërbyer vendit”. Po qëndrimet për Shqipërinë si përpilohen?
Presidenti amerikan Baracka Obama, ka dalë hapur në përkrahje të kandidates për president, Hillary Clinton, e cila në ushtrimin e detyrës së vet si Sekretare e Departamentit të Shtetit kishte përdorur e-mailin e vet privat për të shkëmbyer materiale pune. WikiLeaks publikoi faktin se janë 32 mijë emaile të tilla, të cilat janë cilësuar si shkelje e rëndë me pasojë cenimin e sigurisë kombëtare. Por Obama, që po mbyll mandatin dhe karrierën e vet mendon ndryshe. “Unë mendoj se është e rëndësishme të mbahet kjo parasysh.
Kryeministri ukranias jep dorëheqjen: “Qeveri e re, ose Ukraina destabilizohet”
Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk thuhet se ka dhënë dorëheqjen. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” citon mediat lokale në Ukrainë, sipas të cilave kryeministri është dorëhequr dhe do ta bëjë aktin zyrtar më 12 prill në Parlament. Po këto media citojnë kryeministrin të jetë shprehur se nëse një qeveri e re nuk krijohet, destabilizimi i Ukrainës është i pashmangshëm. Yatsenyuk ka nënëvizuar se nëse krijohet boshllëk në pushtetin ekzekutiv, luftimet në rajonin e Donbass-it do të rinisin, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Kroacia bllokon avancimin e Serbisë në BE
Kroacia bllokoi bisedimet e anëtarësimit për Serbinë duke vendosur veton në hapjen e kapitullit 23 dhe 24 me Beogradin.
Pala kroate nuk ka votuar agjendën mbi dy kapitujt e radhës me Beogradin, ndërkohë që rregulli në të tilla raste kërkon votë unanime nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Egjipti dhe Arabia Saudite njoftojnë ndërtimin e një ure mbi Detin e Kuq
Pasi u ndërtua kanali, tani do të ndërtohet ura. Kjo po ndodh mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite, vende fqinje të cilat kanë njoftuar ndërtimin e një ure në detin e Kuq. Lajmi është bërë publik gjatë vizitës së mbretit saudit, Salman, në Egjipt, ku ai ka takuar presidentin egjiptian, Abdul-Fattah al-Sisi. Ky i fundit ka shtuar se ura do të mbajë emrin e monarkut saudit. Egjipti është vendi me popullsinë më të madhe arabe, ndërkohë Arabia Saudite ka një rol të madh në botën arabe, si pasojë e pasurisë që posedon.
BE-ja do të rikthejë vizat për shtetasit e SHBA-së
Bashkimi Europian ka ndërmend të vendosë regjimin e vizave për shtetasit amerikanë. “Euobserver” raporton se mbledhja për këtë çështje pritet të mbahet javën që vjen dhe kjo konfirmohet nga një zëdhënëse e Komisionit Europian. Arsye për këtë vendim është fakti se SHBA aktualisht mban regjim vizash për pesë shtete që janë pjesë e BE-së, ndaj ky i fundit do të aplikojë parimin e reciprocitetit.
Kundër farsës së referendumit
Një ditë para referendumit në PS, deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, duke e cilësuar atë një farsë të kryeministrit, u është drejtuar me një apel socialistëve, të mos bëhen pjesë e farsës, të mos kenë frikë dhe të mos lejojnë që të përdoren.
Në një deklaratë për mediat, Hafizi theksoi se thirrja e referendumit nuk ka të bëjë me asnjë nga shqetësimet reale të socialistëve, as me qeverisjen, as me arsimin, as më punësimin dhe pagat më të larta, as me nevojën për një administratë më të përkushtuar e as me demokracinë në PS.
