Blloku Bota

Kroacia bllokon avancimin e Serbisë në BE

Postuar në 09 Prill, 2016 10:15

Kroacia bllokoi bisedimet e anëtarësimit për Serbinë duke vendosur veton në hapjen e kapitullit 23 dhe 24 me Beogradin.
Pala kroate nuk ka votuar agjendën mbi dy kapitujt e radhës me Beogradin, ndërkohë që rregulli në të tilla raste kërkon votë unanime nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Egjipti dhe Arabia Saudite njoftojnë ndërtimin e një ure mbi Detin e Kuq

Postuar në 08 Prill, 2016 15:54

Pasi u ndërtua kanali, tani do të ndërtohet ura. Kjo po ndodh mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite, vende fqinje të cilat kanë njoftuar ndërtimin e një ure në detin e Kuq. Lajmi është bërë publik gjatë vizitës së mbretit saudit, Salman, në Egjipt, ku ai ka takuar presidentin egjiptian, Abdul-Fattah al-Sisi. Ky i fundit ka shtuar se ura do të mbajë emrin e monarkut saudit. Egjipti është vendi me popullsinë më të madhe arabe, ndërkohë Arabia Saudite ka një rol të madh në botën arabe, si pasojë e pasurisë që posedon.

BE-ja do të rikthejë vizat për shtetasit e SHBA-së

Postuar në 08 Prill, 2016 14:38

Bashkimi Europian ka ndërmend të vendosë regjimin e vizave për shtetasit amerikanë. “Euobserver” raporton se mbledhja për këtë çështje pritet të mbahet javën që vjen dhe kjo konfirmohet nga një zëdhënëse e Komisionit Europian. Arsye për këtë vendim është fakti se SHBA aktualisht mban regjim vizash për pesë shtete që janë pjesë e BE-së, ndaj ky i fundit do të aplikojë parimin e reciprocitetit.

Kundër farsës së referendumit

Postuar në 08 Prill, 2016 11:37

Një ditë para referendumit në PS, deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, duke e cilësuar atë një farsë të kryeministrit, u është drejtuar me një apel socialistëve, të mos bëhen pjesë e farsës, të mos kenë frikë dhe të mos lejojnë që të përdoren.
Në një deklaratë për mediat, Hafizi theksoi se thirrja e referendumit nuk ka të bëjë me asnjë nga shqetësimet reale të socialistëve, as me qeverisjen, as me arsimin, as më punësimin dhe pagat më të larta, as me nevojën për një administratë më të përkushtuar e as me demokracinë në PS.

Ndershmëria e Kamerun

Postuar në 08 Prill, 2016 10:25

Përfshirja e babait të vdekur të David Cameronit në skandalin e Panama Papers është shndërruar në një tornado që rrezikon seriozisht të ardhmen e kryeministrit britanik David Kamerun.
Gazetat e kanë vënë nën akuzë, duke i kërkuar të sqarojë nëse edhe ai dhe familja e tij përfitojnë apo kanë përfituar nga llogaritë offshore të studios Mossack Fonseca në Karaibe. Gjatë një takimi në Birmingam, i rrethuar nga gazetarët, Kamerun nuk mund të mos përgjigjej.

Papa Francesku rikthehet në Ballkan

Postuar në 07 Prill, 2016 20:09

Papa Francesku do të zhvillojë një vizitë të shkurtër ishullin grek të Lesvos, më 16 prill, sipas një komunikate të lëshuar të enjten nga selia e Shenjtë në Vatikan. Udhëtimi i primatit të kishës katolike synon të mbështesë refugjatët sirianë si dhe të fokusojë vëmendjen ndërkombëtare në krizën e refugjatëve.

Sa është pasuria e Putin? Një pyetje që rikthehet nga zbulimi i “Letrave Panameze”

Postuar në 07 Prill, 2016 17:25

“Letrat Panameze” nxorën në dritë pasuri të mëdha të Vladimir Putinit, apo më saktë të rrethit të tij, duke e kthyer presidentin rus në qendrën e vëmendjes për skandalin e saposhpërthyer. 2 miliardë dollarë të qarkulluara prej grupit të tij në kopmani offshore, çuan gazetën britanike “The Guardian” të realizonte një video shpjeguese për ciklin e qarkullimit të parave, pikërisht duke kmarrë si personazh Putin.

Refugjatët refuzojnë të largohen nga kampet e Idomentit dhe të Pireut

Postuar në 07 Prill, 2016 15:00

Greqia po përballet me probleme të reja që vijnë nga kriza e imigrantëve. Mediat greke raportojnë se pas marrëveshjes së ripranimit me Turqinë dhe kthimit të 202 imigrantëve në Turqi, imigrantët e tjerë, që janë përqendruar në Idomeni dhe në Pire, kanë kundërshtuar rikthimin mbrapsht. Autoritetet po përpiqen që të bindin imigrantët se kufijtë drejt Europës janë mbyllur dhe se është e nevojshme zhvendosja drjet kampeve më të organizuar. 

Myftiu i Madh i Sirisë: Rebelët kanë bërë oferta për marrëveshje në këmbim të ndërprerjes së veprimeve tona ndaj Izraelit

Postuar në 06 Prill, 2016 23:07

Damasku zyrtar del së fundmi me një tjetër skenar që sipas një prej përfaqësuesve të tij, Myftiut të Madh të Sirisë, Sheik Ahmad Badreddin Hassoun, është zhvilluar në mënyrë konfidenciale. Në një intervistë për televizionin libanez “Lebanese al-Mayadeen”, myftiu ka deklaruar se bga grupet rebele që luftojnë kundër pushtetit të Bashar al-Assadit, kanë ardhur shpesh oferta për armëpushim dhe marrëveshje.

Administrata amerikane frenon krijimin e superkorporatës 152 miliardë dollarë

Postuar në 06 Prill, 2016 22:27

Presidenti amerikan Barack Obama po kreditohet me një fitore pasi ka arritur të frenojë krijimin e një konsorciumi gjigand në farmaceutikë. Kompania “Pfizer Inc.” Po përpiqej që të bashkohej me kompaninë “Allergan” me qendër në Irlandë dhe mandej të zhvendosej, një transaksion që arrintë në 152 miliardë dollarë. Departamenti i thesarit propozoi këtë javë disa masa të reja që synonin pikërisht shkurajimin e manovrave të tilla, që u lejojnë kompanive amerikane të ndryshojnë adresën fiskale jashtë vendit për të përfituar nga taksat më të ulëta.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota