Blloku Bota

Zv.kryeministri i Turqisë: Teoria e evolucionit, arkaike dhe e paprovuar

Postuar në 30 Janar, 2017 11:09

Një debat ka nisur në Turqi lidhur me kurikulat e reja në shkolla. Ministria e Arsimit fillimisht propozoi që teoria e evolucionit të mos përfshihej në mësimin e shkollave turke, kurse tani, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulmuş, deklaron se e shumta, teoria e evolucuonit mund të përfshihet si një nga teoritë, jo si e vetmja.

Shkencërisht, teoria e evolucionit është tashmë arkaike dhe e paprovuar. Ndoshta ajo mund të përfshihet si një nga teoritë”, tha ai në një intervistë për CNN Türk.

Trump e quan "keqkuptim" ndalimin e muslimanëve

Postuar në 30 Janar, 2017 09:48

Reagimi që ka shkaktuar dekreti i presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA  të emigrantëve nga 7 vende të botës muslimane ka detyruar këtë të fundit të japë sërish shpjegime për vendimin.
Në një deklaratë të orëve të fundit Trump tha se dekreti nuk synon te ndalojë në mënyrë specifike muslimanët dhe bëri përgjegjës median për keqkuptimin. 

Mbyllen dy gazetat historike greke, “To Vima” dhe “Ta Nea”

Postuar në 30 Janar, 2017 09:45

Dy gazeta të njohura greke, “To Vima” dhe “Ta Nea” janë mbyllur. 500 njerëz pa punë dhe një reduktim në pluralitetin mediatik në vendin fqinj. Në gazetën “To Vima” është publikuar një editorial që njofton mbylljen si pasojë e veprimit të bankave që sipas këtij editoriali “janë pa sens historic dhe përgjegjësi demokratike”.

Nuk ka marrëveshje në Maqedoni. Gruevski kërkon zgjedhje të reja

Postuar në 30 Janar, 2017 01:06

Mediat në Maqedoni njoftojnë se nuk ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re mes BDI-së dhe VMRO – DPMNE. Më herët disa media në Tiranë kontrabanduan lajmin se marrëveshja ishte arritur, e madje se Gruevksi kishte pranuar kërkesat e Platformës së partive shqiptare. Nuk munguan madje as deklarata për këtë “arritje historike”.

Në fakt në këto minuta të fundit partia e Gruevskit ka shpërndarë një deklaratë për shtyp përmes së cilës sugjeron kalimin drejt zgjedhjeve të parakoshme të reja.

Shkëmbimi i territoreve, pro edhe përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Preshevës

Postuar në 29 Janar, 2017 12:53

Ideja e shkëmbimit të territoreve po gjen mbështetës të rinj, ndonëse oreksi i retifikimeve të kufijve është liberalizuar shumë. Kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Peeshevë, Jonuz Musliu, thotë se është dakord me shkëmbimin e territoreve duke theksuar se Kosova dhe Shqipëria e kanë braktisur Luginën. 

Mattis: Reduktim trupash ose tërheqje nga Kosova, nëse FSK merr mandatim për ruajtjen e kufijve

Postuar në 28 Janar, 2017 20:23

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka konfirmur mbështetjen për integritetin territorial të Kosovës. Duke vlerësuar se KFOR dhe Kosovën si shembuj të angazhimit ndërkombëtar në mbrojtjen e sigurisë dhe të vlerave ai deklaroi para Senatit amerikan se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga shteti në fjalë, duhet të marrë në konsideratë për stabilitetin e rajonit. 

80 ndërhyrje amerikane në zgjedhjet në botë. Koshtunica u ndihmua me fonde përballë Millosheviçit

Postuar në 28 Janar, 2017 16:27

Akuzat thujse ekstreme për ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet presidenciale amerikane, kanë lënë në hije realitetin e ndërhyrjeve amerikane në botë. Në një intervistë për National Public Radio, Dov Levin nga Carnegie Mellon University, dhënë në dhjetor 2016, thotë se ShBA kanë ndërhyrë në më shumë se 80 raste në zgjedhjet e e vendeve të tjera mes viteve 1946-2000. 

Më interesante, rasti i fundit që përmendet janë zgjedhjet në Serbi në vitin 2000, që sollën largimin nga pushteti të Sllobodan Millosheviçit.

Trump ndalon hyrjen e myslimanëve nga 7 vende në SHBA

Postuar në 28 Janar, 2017 11:16

Presidenti amerikan u refuzon hyrjen në SHBA refugjatëve sirianë deri në një njoftim të mëtejshëm. Donald Trump ka nënshkruar një dekret që ndalon dhënien e  vizave për qytetarët e gjashtë vende te tjera, kryesisht myslimane, duke përfshirë Irakun, Iranin, Jemen dhe Libi, për një periudhë prej tre muajsh.

Paketa e dytë e armatosjes së Serbisë kësaj radhe nga Bjellorusia

Postuar në 27 Janar, 2017 21:37

Serbia ka vendosur të bëjë një blerje të dytë të madhe ushtarake në Bjellorusi. Nuk janë zbuluar hollësi, por vetë kryeministri i Serbisë ka folur me një gjuhë që lë të kuptohet se Beogradi,po rri në gatishmëri dhe po përgatitet edhe për ndonjë përballje.

Njerëzit në Serbi duhet të dinë se Serbia nuk është superfuqi por çdokush që mund të mendojë për të sulmuar Serbinë do ta ketë shumë më të vështirë sesa në të shkuarën. Ky është rëzultat i marrëveshjeve tona dhe do të jem në gjendje të flas rreth tyre në hollësi brenda një muajsh apo dy”, citohet kryeministri serb. 

SHBA “ngre edhe murin dixhital”

Postuar në 27 Janar, 2017 16:45

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike ka depozituar së fundmi ankesa ndaj doganës në SHBA pas disa rateve kur nëpunës të kësaj të fundit kanë kërkuar të dhëna që lidhen me profile në mediat sociale të qytetarëve amerikanë të besimit mysliman të cilët kthehen nga jashtë. Njësia e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufijve ka shpallur kërkesat për të dhënat në fjalë përfshirë fjalëkalime celularësh dhe leximin e aplikacioneve që lidhen me mediat sociale të personave që hyjnë në SHBA.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota