Blloku Bota
Merkel pa përgjigje për sulmin terrorist, hetohet një 23 vjeçar pakistanez
Një 23 vjeçar nga Pakistani i lindur në 1 Janar 1993 që kishte hyrë në Gjermani si emigrant i quajtur Naved B dyshohej si është autor i sulmit terrorist në Berlin. Por policia gjermane pas marrjes në pyetje e la atë të lirë dhe është në kërkim të agresorit, që pasi vrau kamionistin polak nisi masakrën.
Mision rus në Ankara për hetimin e atentatit, reagon Gylen
Moska do të dërgojë një mision të saj në Ankara për të hetuar atentatin ndaj ambasadorit të saj, Andrei Karlov. kjo mësohet së është rënë dakord në bisedën telefonike mes presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin. ky i fundit nuk nguroi ta quajë atentatin një provokim ndaj marrëveshjes trilaterale, Rusi, Iran, Turqi për situatën në Alepo.
Zyrtarisht president i SHBA-së
Kolegji Elektoral në SHBA i ka hapur rrugën Donald Trump për t'u bërë Presidenti i 45-të i SHBA-së. Shashkat për votën e ndryshuar të Kolegjit morën fund e bashkë me to edhe histeria e humbësve.
Kremlini: Akti synon të minojë paqen në Siri, çuar para nga Rusia-Turqia –Irani
Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj vrasjes së ambasarorit të Rusisë në Ankara, Anderi Karlov. Një një dalje para mediave Putin ka deklaruar se vrasja është një përpjekje për të minuar Normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë. Më tej akoma, sipas tij akti synon të minojë edhe procesin e paqes në Siri, të cilin siç nënvizoi Putin, është “çuar përpara nga Rusia, Turqia dhe Irani”.
Terrorizmi godet Gjermaninë, përsëritet masakra e Nisës në Berlin (Video)
Një sulm i ngjashëm terrorist me atë të masakrës në Nisë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Berlin.Një kamion mallrash hyri në një rrugë pedonale që ishte kthyer në një treg për Krishtlindjet në Berlin, duke vrarë të paktën 12 persona e duke prlagosur rret 50 të tjerë. Atentatori më pas eshte larguar, çka perforcon dyshimet per akt terrorist. Ai u arrestua më pas nga policia gjermane.
Mevlüt Mert Altıntaş - vrasësi 22 vjeçar, pjesë e policisë turke
Personi që shtiu sot në Ankara kundër ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, është një 22 vjeçar i quajtur Mevlüt Mert Altıntaş. Ai sipas Reuters është pjesë e e forcave policore të Ankarasë, i diplomuar në shkollën e Policisë. Ai u vra pas kryerjes së aktit. S
“Të rihapet hetimi për vrasjen e Zoran Gjinxhiç”
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç thotë se për zbardhjen e vrasjes së ish-kryeministrit Zoran Gjinxhiç duhet të rihapen hetimet dhe se ato duhet të orientohen drejt prapvijës politike të vrasjes.
“Nuk kam besuar kurrë në efiçencën e komisionit hetimor dhe rezultatet e tij. Kam më shumë besim në aftësinë e inspektorëve të mirë trajnuar dhe mirë arsimuar të policisë dhe të njerëzve nga prokuroria për të zbardhur të vërtetën nëse ata duan ta bëjnë këtë gjë. Nuk është puna e Parlamentit që të hetojë vrasjet”, i tha Nikoliç tabloidit “Kurir”.
Momenti i vrasjes së ambasadorit rus në Turqi (Video)
Vritet në atentat ambasadori rus në Turqi
Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov u sulmua me armë nga një oficer i policisë turke, teksa ndodhej në një ekspozitë arti në Ankara. Sipas CNN Turk, diplomati rus ndërroi jetë pak momente pasi u qëllua. Karlovy u sulmua teksa ishte duke mbajtur fjalimin në këtë ekspozitë në kryeqytetin turk. Sulmi vjen një ditë para se ministri i Jashtëm turk të shkojë në Moskë për bisedime homologun rus dhe iranian mbi situatën në Siri.
