Blloku Bota
Ndryshim politikash: Tillerson nuk shpreh mbështetje të SHBA për anëtarësimin në BE të Serbisë
Ka zyrtarë amerikanë që thonë se politika e SHBA-së drejt Ballkanit apo Europës nuk ka ndryshuar, por dyshimet për të kundërtën shtohen nga veprimet e administratës Trump. AFP merr si shkas për të parë ndryshime serioze një mesazh urimi që Sekretari i SHtetit, Rex Tillerson, i ka dërguar autoriteteve serbe me rastin e festës zyrtare të themelimit të shtetit. SIpas agjencisë franceze që referohet nga “B92”, agjencia serbe e lajmesh, në mesazhin e Tillerson mungon shprehja e mbështetjes amerikane për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
Varoufakis: Tsipras, modeli i kryeministrit që “Jo-në” e ktheu në “Po”
I përket brezit të ri të politikanëve dhe ndoshta një shkolle të re që i jep më shumë rëndësi shfaqjes sesa përmbajtjes. Kjo bëri që t’u premtojë me shumë lehtësi grekëve, rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur dhe çlirimin nga “diktatura” e kreditorëve.
India lëshon 104 satelitë në një datë të vetme: 15 shkurt
Ndarja e Maqedonisë, Moska: Artikujt në mediat gjermane, provokime. Na faturojnë ide që i nxisin vetë
Ditën që ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, vizitoi Maqedoninë, gazeta austriake “Der Standard” publikoi një artikull sipas të cilit ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka propozuar në vitin 2015 ndarjen e Maqedonisë. Kujtojmë se Kurz u përfshi në një incident kur gjatë fushatës mori pjesë në krah të Nikolla Gruevskit, që në çdo rast nuk arriti të krijonte dot qeverinë, pavarësisht se një ministër nga një vend anëtar i BE-së dolin hapur në favor të tij.
Dorëhiqet Këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare
Pa u mbushur 1 muaj nga ceremonia e betimit, presidenti amerikan Donald Trump pëson "krizën" e parë brenda kabinetit. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Majkëll Flin ka dhënë dorëheqjen, nën hijen e dyshimeve se diskutoi me ambasadorin rus çështjen e sanksioneve të SHBA ndaj Moskës, disa javë para se Trump të merrte detyrën.
Sondazhi/Në të gjithë Europën Lindore, NATO shihet si kërcënim vetëm në Rusi dhe në Serbi
Një sondazh i organizuar nga Gallup evidenon se në të gjitha vendet e Europës Lindore vetëm serbët dhe rusët e perceptojnë NATO-n si kërcënim. “Ndonëse edhe së fundmi presidenti amerikan Donald Trump e quajti NATO-në si të vjetëruar, njerëzit në shumë nga vendet anëtare në Europën Lindore e lidhin aleancën me mbrojtjen e vendit të tyre”, raporton Gallup.
Bosnja – Hercegovina, Bullgaria dhe Greqia janë vende që dominohen nga një prirje neutraliteti, qytetarët e të cilave nuk e shohin NATO-n as si kërcënim dhe as si mbrojtje.
Çfarë tregojnë arkivat e Agimit të Artë, projekti i hershëm politik i neonazistëve
Dalin në dritë të tjera dëshmi që e lidhin Agimin e Artë në Greqi si parti me frymëzim neonazist. Një video e publikuar së fundmi nga gazeta efsyn.gr http://www.efsyn.gr/arthro/i-alithini-patrida-tis-hrysis-aygis tregon se gjithë bërthama politike e Agimt të Artë është e pranishme në ritualin e adhurimit për Gjermaninë Naziste.
Irani zbulon 30 miliardë barrela rezerva nafte dhe 128 trilion metra kub gaz
Irani kap jackpotin në fushën e hiddrokarbuereve. Siç njoftojnë mediat nga ky vend, së fundmi janë zbuluar disa fushave naftëmbajtëse rezervat e të cilave shkojnë në rreth 30 miliardë barrela. Rezervat e gazit shkojnë në 128 trilionë metra kub, ndërkohë që për naftën e gjetur janë të shfrytëzueshme rreth 4.7 miliardë barrela. Irani disoponon rezervat e treta në botë të naftës me 157 miliardë barrela.
Edhe më e korruptuar
Reforma në drejtësi do të quhet e arritur kur të shkaktojë tërmet. Pak a shumë këto fjalë tha Edi Rama, kryeministri, ku inauguroi hapjen e procesit të reformës. Më tej edhe një gjetje propagandistike që u zhbë sa hap e mbyll sytë rrugës: Unë jam për një reformë të ekspertëve. Politika nuk duhet të fusë hundët.
“Shqipja në zona ku ka 20% shqiptarë”. Gruevski thotë se kjo është diskutuar me Ahmetin
Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka zbardhur sot disa nga diskutimet që ka zhvilluar me Ali Ahmetin. Në ndryshim nga sa thuhet Gruevski sqaron se ai ka pranuar që shqipja të përdoret aty ku ka 20% shqiptarë.
