Blloku Bota
Lirimi i Mubarakut, fundi simbolik i Pranverës Arabe në Egjipt
Lirimi, i vendosur sot nga drejtësia, i ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili mbretëroi me dorë të hekurt për 30 vjet, mbyll simbolikisht kapitullin e Pranverës Arabe në Egjipt.Avokati Me Farid el-Deeb theksoi se Mubarak, i cili aktualisht mbahet në një spital ushtarak në Kajro, mund të kthehet në shtëpi kur mjekët të thonë se ai mund të dalë.
Turqia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Hollandën
Zv/kryeministri i qeverisë turke Numan Kourtoulmous njoftoi se Ankaraja do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike të nivelit të lartë me Holandën, duke mos lejuar kthimin në Turqi të ambasadorit holandez, pas konfliktit që ka ndodhur natën e së shtunës në Rotterdam me ministrat e qeverisë turke.
"Ne e mori vendimin që deri sa të plotësojnë kushtet që kemi vendosur, nuk do të lejojmë ambasadori holandez në Turqi për t'u kthyer në vend"-tha zv/kryeministri turk pas mbledhjes së kabinetit të tij.
Padi ndaj Kroacisë në SHBA
Një grup njerëzish, pasardhës të serbëve, romëve dhe hebrejve që kanë vuajtur pasojat e regjimit filonazis të ustashëve të Paveliçit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë ngritur një padi në SHBA. Ata kërkojnë 3.5 miliardë dollarë kompensim për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga regjimi kroat i cili ngriti, drejtoi dhe administroi edhe kampe përqendrimi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kroate, Vecernji List që thotë se akt padia e ngritur majin e vitit të kalur në Çikago, ka mbërritur në Zagreb përmes ambasadës amerikane.
Sinjale nga NATO kundër nismës së Thaçit për krijimin e Ushtrisë pa ndryshimin e Kushtetutës
Nisma e presidentit të Kosovës për tranformimin me ligj, të Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës, duket se ka jo pak kundërshtarë. Thaçi nuk është tërhequr as pas sinjaleve të ardhura nga SHBA, disa prej të cilave u raportuan edhe në media, e duket se nuk ka ndërmend të kthejë pa provuar votimin në Parlament të ligjit të propozuar, por duke anashkaluar ndryshimin e Kushtetutës. Sot gazeta “Zëri” i ka marrë një prononcim një zyrtari të lartë të NATO-s, emrin e të cilit nuk e bën publik, i cili nënvizon se nisma e Thaçit bart rreziqe për sigurinë.
Video/Filmi i vetëm jozyrtar i varrimit të Josif Stalinit
Video u realizua nga majori i ushtrisë amerikane Martin Manhoff nga ballkoni i ambasadës amerikane në Moskë. Filmimi që konsiderohet i vetmi xhirim jozyrtar i ceremonisë së varrimit të diktatorit sovjetik, Stalin vdekur më 5 mars 1953, u zbulua nga historiani Douglas Smith dhe u publikua nga Radio Evropa e Lirë javën e kaluar.
CIA+FBI = KGB
Gazetari Glenn Greenwald, bashkëthemelues i “Intercept”, deklaroi gjatë një interviste për rrjetin CNN se në zgjedhjet e fundit presidenciale nuk ndërhynë vetëm rusët, por edhe agjencitë qeveritare amerikane, CIA dhe FBI. Sipas tij ka nevojë për një hetim urgjent, pasi kjo që ndodhi ka cenuar besimin e amerikanëve, por përbën rrezik real për demokracinë. Akuza e Greenwald na çon në klimën e Rusisë Sovjetike, në vitet e fundit të së cilës, shërbimi sekret, KGB ishte organizata më e fuqishme në vend, përderisa lideri i saj, Andropov erdhi në krye të shtetit.
Putin-Erdogan, “shahu” që ndryshon ekuilibrat në rajon
Pesëmbëdhjetë muaj pas rrëzimit të avionit rus SU-24 në kufirin turko- sirian, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë kanë shkuar nga ferri në parajsë. Zhvendosja dramatike e pozicionit të qeverisë turke në krizën siriane ka lejuar në një masë të madhe që të dy vendet të rrisin bashkëpunimin e tyre në të gjitha nivelet dhe marrëdhëniet të marrin një karakter strategjik.
Zaev përafron vizionin për gjuhët me Gruevskin. Ligj për shqipen, por jo gjuhë e dytë zyrtare
Zoran Zaev, kreu i LSDM-së dhe pretendent për kryeministër i Maqedonisë, ka publikuar programin e tij qeverisës. Sipas mediave shqip në vendin fqinj, programi përbën një hap poshtë Platformës Shqiptare sa i përket gjuhës shqipe duke pranuar si kriter prezencën e popullsisë në territor.
Apeli i Shkupit zyrtar për Platformën bie në vesh të shurdhër
Komuniteti ndërkombëtar duket se nuk po i përgjigjet apelit të Shkupit zyrtar për dënimin si të dëmshme dhe destabilizuese të platformës së përbashkët të partive shqiptare, njohur edhe si Platforma e Tiranës.
Në një takim mes presidentit maqedonas Ivanov dhe sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, përcjellë nga presidenca maqedonase, ky i fundit citohet të jetë shprehur vetëm për pjesën që liderët rajonalë duhet të ndalin retorikën dëmtuese, por pa shkuar më tej në qëndrime për dokumentin e sipërcituar.
Athinë, protestë e dhunshme e fermerëve kundër reformës së pensioneve dhe taksave
Reagimi erdhi pasi zyrtarët refuzuan të presin një delegacion të protestuesve.