Blloku Bota

Ivanov zbulon “krimin” antikushtetues

Postuar në 26 Qershor, 2018 13:31

Ivanon refuzon të dekretojë marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. "Unë nuk  pranoj ide apo propozime që mund të rrezikojnë identitetin kombëtar të maqedonasve dhe gjuhën  maqedonase” tha Ivanon në një deklaratë për shtyp.

Ai shtoi më tej se kjo marrëveshje nuk ka bazë kushtetuese dhe legjitimon nënshtrimin e Maqedonisë ndaj Greqisë. Ivanon i referua edhe nenit 308 të Kodit Penal, sipas të cilit çdo qytetar që e çon vendin në  një pozitë të nënshtrimi apo varësie ndajnjë shteti tjetër dënohet me pesë vjet burgim.

Ide pa rezultat, mbetet në ajër çështja e emigrantëve

Postuar në 25 Qershor, 2018 10:01

Pa rezultate të prekshme u mbyll samiti i 16 udhëheqësve të BE-së, të cilët u takuan të dielën në Bruksel për çështjen e emigrantëve.

Burime nga Komisioni Evropian folën për një takim "të dobishëm" të udhëheqësve europianë, të cilët do të punojnë për propozime më specifike lidhur me çështjen e menaxhimit të migracionit. Një prej pikave ku u ra dakord ishte disbursimi i paketës së dytë të 3 miliardë euro për Turqinë.

Fitore popullore dhe akuza për manipulim

Postuar në 25 Qershor, 2018 00:26

Erdogan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale mes një paqartësie shifrash dhe një rezultati të shpallur nga agjencitë proqeveritare që i japin presidentit turk mbi 52% të votave, ndërsa rivalit të tij Muharrem Inçe jo më shumë se 30% të votave. 

"Populli turk më ka dhënë sërish mandatin"- u tha presidenti turk Erdogan  mbështetësve të tij në Stamboll, ndërsa partitë opozitare denoncuan "falsifikimin" e rezultateve në të transmetuara nga agjencia shtetërore Anadolu.

Kundër politikës austro-italiane, Macron: Sanksione për vendet e BE-së që nuk pranojnë emigrantë

Postuar në 24 Qershor, 2018 14:31

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Europian që nuk pranojnë emigrantë duhet t’i nënshtrohen sanksioneve. 

Nuk mund të ketë vende që përfitojnë shumë nga solidariteti i BE-së dhe shpallin prioritet interesin kombëtar kur vjen puna te çështja e emigrantëve. Unë mbështes sanksionet në rast të mosbashkëpunimit

Drejt një monarkie presidenciale

Postuar në 23 Qershor, 2018 10:21

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Turqi pyetja kryesore është nëse Rexhep Tajip Erdogan, i cili është në pushtet prej 15 vjetësh do të zgjidhet president që në raundin e parë dhe nëse Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të ketë shumicën në Parlament.

Diplomacia e vicklave, Liberia tërheq njohjen e Kosovës

Postuar në 21 Qershor, 2018 13:35

Lojërat diplomatike të Beogradit me Kosovën vazhdojnë edhe pse dialogu mes Prishtinën nën mbikëqyrjen e BE-së presupozojnë se njohja e shtetit të ri është tashmë çështje kohe dhe me gjasë retifikimi kufijsh.

Forca amerikane e hapësirës, Rusia: Mund të çojë në katastrofë

Postuar në 20 Qershor, 2018 19:25

Donald Trump duket se po promovon atë që mund të quhet faza e dytë e Luftës së Yjeve, të Ronald Reagan në vitet ’80. Ndonëse në atë kohë ky term nënkuptonte më shumë garën për zbulime dhe avancim në hapësirë, teksa sot presidenti amerikan po propozon krijimin e forcës hapësinore. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo gjë, po reagimi i parë ka ardhur nga rivali kryesor ushtarak i SHBA-së, Rusia, e cila e ka cilësuar militarizimin e hapësirës si një opsion që çon eventualisht drejt katastrofës.

Kallëzim NATO-s për përdorimin e uraniumit të varfëruar në Luftën e Kosovës

Postuar në 19 Qershor, 2018 13:55

Mund të rezultojë një ndër nismat që do të inkriminojë një komunitet të tërë vendesh. Agjencia serbe e lajmeve, B92, bën e dije për një ndërmarrje të qytetarëve serbë kundër NATO-s dhe përdorimit prej saj të uraniumit të varfëruar gjatë konflliktit të Kosovës në vitin 1999.

Video/Shqipëria në hartën e sulmeve kibernetike të Koresë së Veriut

Postuar në 18 Qershor, 2018 13:38

TemaTv

Beogradi nis lobimin në SHBA për Kosovën: Për herë të parë mund të themi mendimin tonë

Postuar në 18 Qershor, 2018 11:11

Serbia do të lobojë në Shtëpinë e Bardhë për Kosovën dhe raportet e saj në rajon. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, sipas të cilit ky proces do të kërkojë 500 mijë dollarë. Në një intervistë për median serbe, “Srpski Telegraf”, Daçiç ka thënë se në SHBA lobimi është I zyrtarizuar dhe se kontratat publikohen.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota