Blloku Bota
Debati/Europa duhet të përfshijë ShBA-të në listën e zezë të parajsave fiskale
Politikat e presidenit amerikan, Donald Trump, me tarifat e vëna ndaj kujtdo që perceptohet si konkurent i ekonomisë amerikane, kanë hapur spirale të reja krize. Rëvista gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi se në Këshillin e Europës po diskutohet nëse Europa do të duht të përfshijë në listën e zezë të vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale edhe ShBA.
Bolsonaro urdhëron ndërhyrjen e ushtrisë në Amazonë
Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro ka urdhëruar ndërhyrjen e ushtrisë për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në pyjet e Amazonës.
Vendimi i tij erdhi pas një presioni ndërkombëtar në rritje për zjarret, numri I të cilave shkoi në 76 720. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se do të rishikojë marrëveshjet tregëtare me Brazilin, pasi e konsideroi zjarrin e rënë një krizë ndërkombëtare.
Burime të ndryshme flasin se zjarret në Amazonë janë të qëllimshme dhe lidhen me shndërrimin e tyre në tokë për ferma dhe ndërtime, një politikë e cila vijon prej vitesh.
ShBA e çinteresuar për llojin e marrëveshjes me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka dalë së fundmi me një interpretim tjetër për sa i përket dialogut me Kosovën dhe ideve për demarkacionin. Ai nuk ka përdorur termin ndarje dhe shkëmbim territori, por demarkacion, kundër të cilit sipas tij është Gjermania. Sipas Vuçiç që ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ShBA nuk ka ndonjë interes të posaçëm për llojin e marrëveshjes që do të arrihet, përveçse do një marrëveshje përfundimtare.
Rregulla të reja në BE për identifikimin e fytyrës
Bashkimi Europian do të rishikojë legjislacionin për identifikimin dixhital të fytyrës së qytetarëve që qarkullojnë në hapësirën e tij. Nismat ligjvënëse pasojnë vënien në jetë të Rregullores për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave që u miratua një vit më parë.
Sipas propozimit të bërë në Komisionin Europian, qytetarëve do të t’u njihet e drejta për të kontrolluar të dhënat e mbledhura përmes identifikimit të fytyrës dhe do t’u tregohet se përse përdoren ato.
BE krijon fondin 100 miliardë euro për të përballur gjigandët teknologjikë të ShBA dhe Kinës
Bashkimi Europian po mendon të krijojë një fond 100 miliardë euro si mbështetje për “kampionët europianë” që do të përballen me gjigandët amerikanë dhe kinezë të teknologjisë si Google, Apple dhe Alibaba.
“Politico” raporton për një listë prej 173 faqesh në të cilën shpalosen synimet për një Europë të aftë që të marë masa tregëtare ndaj ShBA dhe Kinës.
Macron siguron Greqinë kundër Turqisë
Greqi ka marrë një garanci shtesë në përballjet e saj tradicionale me Turqinë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis se Franca nuk do të tolerojë cenimin e zonës ekskluzive ekonomike të Qipros.
Nuk do të tregojmë asnjë shenjë dobësie
është shprehur ai.
Marrëdhëniet SHBA-Gjermani, në krizë
Revista e njohur gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi për marrëdhëniet e vështira mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Të konsideruara si shtyllë e stabilitetit transatlantik, raportet mes dy vendeve më të fuqishme perëndimore, tanimë përshkruhen si raporte krize.
Ka një krizë në marrëdhënien gjermano-amerikane të një lloji që nuk e kam pritur ndonjëherë të ndodhë në kohën tonë
Trump premton një Groenlandë pa kulla
Presidenti amerikan Donald Trump i është referuar sërish qëllimit të tij për të blerë Groenlandën nga Danimarka, por duke duke premtuar me humor se nuk do të ndërtojë kulla në ishullin e Arktikut.
"Premtoj se nuk do ta bëj këtë në Grenlandë!" – shkruan Trump në tëitter duke e shoqëruar postimin me një fotomontazh ku duket hoteli i tij me njgyrë të artë i ndërtuar në Las Vegas i vendosur në një peizazh bokolik në rajonin danez ku jetojnë 56,000 banorë.
Turqi, zëvendësohen kryetarët e tre bashkive
Autoritetet turke zëvendësuan kryebashkiakët e tre qyteteve të Turqisë juglindore - Dijarbakir, Van, Mardin, të cilët i përkasin Partisë Republikane Popullore (HDP përfaqëson pakicën kurde), pasi i akuzon për terrorizëm.
Në vend të tyre janë emëruar prefektet e këtyre krahinave.
Paris, klienti vret kamarierin se i'u vonua sanduiçi
U mërzit sepse iu vonua sanduiçi që kishte porositur, kështu që nxori armën dhe qëlloi kamerierin!
Ky incident i pazakontë me një fund tragjik për kamarierin 28-vjeçar ndodhi të premten në mbrëmje në picerinë Mistral në periferi të Parisit, e cila është e bllokuar tashmë nga policia.
Dëshmitarët thanë se klienti i picerisë ishte i tërbuar me faktin se duhet të priste. Pyetja e të gjithëve në Noisy-le-Grand është një: "E vrau për një sanduiç?"
