Blloku Bota
"Fjalën Perëndim e kam hequr nga fjalori"
Christoph Heusgen ka punuar për 12 vjet si këshilltari kryesor i kancelares gjermane, Angela Merkel, për politikën e jashtme. Në një intervistë për Der Spiegel, ai flet për sukseset e kancelares, gabimet, natyrën amatore të qeverisë së Donald Trump dhe qasjen e duhur ndaj Kinës gjithnjë e një rritje.
OBSH: 7 milionë vdekje në vit për shkak të ndotjes së ajrit
Shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit kanë shkak ndotjen e ajrit. Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar udhëzimet e reja për cilësinë e ajrit, duke e cilësuar ndotjen një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njerëzve.
Sipas OBSH, sëmundjet e shkaktuara nga ndotja janë në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.
Normat e lejuara të ndotjes, të rishikuara nga OBSH, synojnë të mbrojnë njerëzit nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit dhe përdoren nga qeveritë si referencë për standardet ligjërisht të detyrueshme.
Dialogu në ngërç, mediat serbe: Katër kushtet e reja të Beogradit
Mediat serbe shkruajnë se Beogradi ka katër kritere, me të cilat kushtëzon rifillimin e dialogut me Kosovën. Ky i fundit, pezull prej disa kohësh, është vënë në dyshim ditët e fundit pas situatës së krijuar lidhur me target serbe. Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të ndaluar targave serbe në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se në këtë moment nuk ka kuptim të rifillojë dialogu.
Pala serbe pretendon se janë disa pika të marrëveshjes me ndërmjetësimin e Brukselit, të cilat Kosova nuk i ka respektuar.
Katolikët: Jemi të papërfaqësuar në qeverinë e re të Libanit
Të krishterët në Lindjen e Mesme po përballen me shumë sfida. Në takimin e parë që Liban, për herë të parë që prej vitit 2019, për shkak të pandemisë, peshkopët katolikë sirianë, u bënë thirrje qeverive në Lindjen e Mesme të punojnë "për të ndaluar luftërat dhe për të hequr dorë nga logjika e sektarizmit dhe racizmit".
Mbeturinat elektronike, kriptomonedha ndot sa Holanda
Përtej kostos së lartë, prodhimi i kriptomonedhës lë pas edhe ndotje. Përveç asaj që shkaktohet nga sasitë e mëdha të energjisë elektrike që harxhohen, kriptomonedha prodhon edhe atë që njihet si e-ndotja. Fjala është për mbeturinat elektronike, të cilat janë të barabarta me ato që prodhon Holanda.
Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë Alex de Vries dhe Christian Stoll, ato që njihen si minierat e kriptomonedhës prodhojnë çdo vit 30 700 ton mbeturina elektronike.
Qeveria lituaneze: Mos përdorni celularët kinezë
Në Lituani, Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë u rekomandoi qytetarëve të mos blejnë celularë kinezë, ndërsa u këshilloi atyre që e kanë bërë tashmë, të mos i përdorin. Shkak është bërë një raport i qeverisë, sipas të cilit pajisjet në fjalë kanë një opsion paftësi për censurë.
Planet për eksperimentet me koronavirusin para se të përhapej në gjithë botën
Shkencëtarët në Wuhan kanë pasur në plan një eksperiment me koronavirusin, që në vitin 2018. Sipas propozimit që është bërë në atë kohë për aplikimin për grante, virusi do të lëshohej në ajër në popullatat e lakuriqëve në Kinë për t’i imunizuar kundër sëmundjeve që mund të kalonin te njerëzit.
Dokumentet e reja tregojnë se vetëm 18 muaj para se të shfaqeshin rastet e para të Covid-19, studiuesit kishin paraqitur planet për të lëshuar nanogrimca që depërtojnë në lëkurë dhe që përmbajnë "proteina të reja kimerike të koronavirusit" në lakuriqët e shpellave në Yunnan, Kinë.
Pse të lindurit pas viteve '80 po i kthejnë shpinën kapitalizmit?
Të rinjtë janë të uritur dhe të pasurit janë në menu. Kjo shprehje u përdor për herë të parë në shekullin XVIII, kur filozofi Zhan-Zhak Ruso deklaroi: "Kur njerëzit nuk do të kenë më për të ngrënë, ata do të hanë të pasurit!" Por sot kjo frazë është e përhapur në Twitter dhe media të tjera sociale. Në TikTok, videot virale tregojnë të rinj që vënë në “shënjestër” këdo që ka një makinë që ndizet me buton.
Identifikohet koordinatori i sulmit me gaz Novichok në Salisbury
Një person i tretë është nën akuzë për helmimin me gaz Novichok në Britaninë e Madhe, tre vjet më parë. Denis Sergeev, shtetas rus, dyshohet si i përfshirë në sulmin ndaj ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia, në Salisbury. Ata shpëtuan, por një grua pa lidhje me ngjarjen, Dawn Sturgess, vdiq në spital për shkak të helmimit pasi përdori shishen me gazin helmues.
Kanadaja u jep liberalëve një mandat të tretë
Kanadezët i dhanë kryeministrit Justin Trudeau një mandat të tretë qeverisës, pavarësisht se nuk ka maxhorancën absolute. Partia Liberale e Trudeau u rendit e para në 156 zona elektorale në shkallë vendi, duke përfshirë 111 në Ontario dhe Quebec.
Udhëheqësja konservatore Erin O'Toole, partia e së cilës u rendit e dyta, pranoi humbjen pasi rezultatet dolën në orët e vona të natës. Konservatorët udhëhoqën në 121 zona elektorale.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 338 vende dhe një partie i duhet të fitojë 170 për të mbajtur shumicën.