Blloku Bota
BE zgjeron mbështetjen financiare për Afganistanin
Bashkimi Europian do të asistojë Afganistanin me një ndihmë ekonomike në masën 100 milionë euro. Paketa mbështetëse u bë e ditur sot gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Shuma i shtohet paketës humanitare prej 200 milionë eurosh të shpallur tashmë. BE-ja ngriu fondet e saj prej 1 miliardë eurosh për ndihmë zhvillimi për Afganistanin, pasi kontrollin e vendit e morën talebanët.
Assad shfaqet në Moskë për herë të parë që nga viti 2018
Moska mbetet streha më e sigurtë për presidentin sirian Bashar al-Assad pas thuajse 10 vjet lufte civile në Siri. Ai është shfaqur dje në Kremlin, në krah të patronazhistit të tij, presidentit rus, Vladidmir Putin, në një takim të parë mes tyre që nga viti 2018. Putin ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë mesazhin e qartë ndaj SHBA dhe Turqisë se forcat e huaja pa mandatin e OKB-së në Siri, janë aktualisht problemi kryesor për këtë vend.
Zonja me 13 milionë dollarë pasuri që shoqëron ministrin e Jashtëm rus
Restaurimi i një kishe dhe ceremonia e mbajtur në të në vitin 2014, zbuloi një detaj interesant lidhur me shefin e diplomacisë ruse. Krahas Presidentit Putin dhe zyrtarëve të tjerë, në ceremoni mori pjesë edhen një grua e panjohur. Videoja i përket 8 dhjetorit 2014. Svetlana Alexandrovna Polyakova, punonjëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, u nderua me Urdhrin e Kishës Ortodokse Ruse të Shën Eufrosinës, Dukeshës së Madhe të Moskës, për kontributet në restaurimin e kishës.
Industria e mishit, nxitëse e krizës klimatike
Prodhimi ushqimit në glob gjeneron një të tretën e të gjithë gazeve serë të emetuara nga aktiviteti njerëzor. Përdorimi i kafshëve për mish ndot sa dyfishi i sasisë së gazeve që vijnë nga prodhimi i ushqimeve me bazë bimore.
Kina teston në Gobi reaktorin e parë bërthamor me torium
Një faqe e re në historinë e energjisë bërthamore mund të hapet këtë shtator në mes të shkretëtirës së Gobit, në very të Kinës
Britania refuzon vaksinat franceze kundër CoVid-19, të prodhuara me virus të inaktivizuar
Britania ka anuluar një marrëveshje për furnizimin me dhjetëra miliona doza vaksine anti-COVID-19, të prodhuara nga kompania franceze Valneva, raporton SkyNews. Kjo e fundit është një kompani e re në tregun farmaceutik dhe prodhon vaksina në mënyrën tradicionale. Vaksina e saj, VLA2001, përdor një virus të çaktivizuar të ngjashëm me vaksinat e gripit.
Djali i Bin Laden: Më vjen turp për çfarë ka bërë im atë
Një nga djemtë e liderit të Al Kaedës thotë se ndihet i turpëruar nga krimet që ka bërë i ati.
Omar bin Laden është 40 vjeç dhe është më i vogli nga djemtë e Osamas.
Ai pritej të bëhej trashëgimtari i babait të tij dhe të merrte drejtimin e organizatës terroriste, por e refuzoi ofertën.
Në një intervistë për mediat izraelite, Omar bin Laden thotë se 11 shtatori i vitit 2001 i ndryshoi jetën.
Si e korruptoi British American Tobacco presidentin e Zimbabvesë
Ish-presidenti i Zimbabvesë ka qenë një nga liderët më jetëgjatë në pushtet. Ai qeverisi për plot 37 vjet, kohë gjatë së cilës akuzat ndaj tij për korrupsion kanë qenë të shpeshta.
Një hetim i BBC Panorama ka gjetur prova që sugjerojnë se një nga kompanitë më të mëdha britanike i ka dhënë ryshfet Robert Mugabes.
Dokumentet tregojnë se British American Tobacco (BAT) ishte përfshirë në negociata për të paguar midis 300 000 dhe 500 000 mijë dollarë për partinë e Mugabe-s, Zanu-PF, në 2013.
Dyshohet se ka vdekur në fund të 2020-ës, shfaqet në video lideri i Al-Qaidas
Kreu i Al-Qaidas Ayman al-Zawahri është shfaqur sot në një video në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Jeruzalemi nuk do të judaizohet kurrë
shprehet ndër të tjera al-Zawahri.
Në media të ndryshme kanë ngritur dyshime mbi kohën e regjistrimit të videos, pasi lideri i al-Qaidas mendohet se ka muaj që ka vdekur.
Izraeli dëbon hebrejtë me ngjyrë
Autoriteti i Popullsisë dhe Imigrimit i Izraelit u ka refuzuar apelin 51 anëtarëve të komunitetit hebraik izraelit për një urdhër dëbimi të lëshuar për ta prillin e kaluar. Urdhri në fjalë i njoftonte ata të largoheshin nga Izraeli brenda 14 ditëve.
Komuniteti në fjalë pritet ta apelojë vendimin në një gjykatë të çështjeve administrative në Be’er Sheva.