Blloku Bota
Ambasadori rus në BE: Nuk vrasim liderë shtetesh, ky është stili i dikujt tjetër
Ambasadori rus në BE, Vladimir Chizhov, në një intervistë të gjatë me Euractive, flet për operacionin ushtarak të vendit të tij në Ukrainë, planet për t'u kthyer në negociata nën një qeveri tjetër në Kiev, duke dërguar në gjykatë Volodymyr Zelenskiy-n dhe efektin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
Sanksionet që mund t’i kthehen kundër Perëndimit
Sanksionet kundër Rusisë vënë në rrezik edhe ekzistencën e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Dmitry Rogozin, në një seri postimesh shumë të ashpra në Twitter, dënoi sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan Biden.
Rogozin, i cili njihet si besnik i Putinit, dhe ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit midis 2011 dhe 2018-i bën Biden-it një sërë pyetjesh për të ardhmen, në veçanti: “A do t’i jepni fund bashkëpunimit tonë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës? Apo dëshironi ta menaxhoni vetë?”.
Agresioni rus, Ukraina dhe radioaktiviteti që fle nën tokën e saj
Forcat ruse dhe ukrainase luftuan të enjten për kontrollin e Çernobilit, vendi ku në vitin 1986 ndodhi incidenti më i rëndë bërthamor që u bë më pas një nga faktorët që shtyu Bashkimin Sovjetik drejt shpërbërjes.
“Ushtarët tanë po japin jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Twitter përpara se termocentrali i dikurshëm bërthamor, të vihej nën kontrollin e forcave ruse.
Por pse do t’i duhej dikujt një termocentral jofunksional, i rrethuar nga kilometra të tërë tokë radioaktive?
Propozohet futja e Ukrainës në rrugën e mundimshme të integrimit në BE
Pas agresionit rus në Ukrainë, shtohen zërat për njohjen e saj si vend kandidat për në BE. Presidenti i Ukrainës, Zelenskiy, e kërkoi me ngulm një gjë të tillë të enjten, por nuk mori atë përgjigje që priste.
Shefi i ushtrisë gjermane: Nuk kemi kapacitete për të mbështetur NATO-n
Shefi i ushtrisë gjermane, Alfons Mais, thotë se, në situatën e krijuar në Ukrainë, mundësitë e Gjermanisë për angazhim ushtarak janë të kufizuara. Ushtria gjermane është lënë pas dore prej kohësh në politikën e Berlinit. Gjermania e hoqi rekrutimin në vitin 2011 dhe posti i ministrit të Mbrojtjes u konsiderua gjerësisht si qorrsokak për karrierat politike, çka e lë ushtrinë me opsione të kufizuara.
Arsyet e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë sipas Putinit
Fjalimi televiziv i presidentit rus Vladimir Putin të mërkurën (23 shkurt) në të cilin ai urdhëroi trupat ruse të fillonin operacionet ushtarake në Ukrainë është një mundësi për ta parë operacionin ushtarak rus në Ukrainë nga perspektiva e tij. Narrativa e Putinit bazohet kryesisht në tezën se regjimi ukrainas është i ideologjisë naziste dhe po kryen gjenocid kundër rusëve etnikë në Ukrainë.
Rusia nis sulmin ushtarak ndaj territorit të Ukrainës
Rusia ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotshëm një sulm ushtarak ndaj territorit të Ukrainës, menjëherë pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi operacionin. Ukraina ka deklaruar se Rusia ka nisur një pushtim të plotë të vendit, ndërkohë që raportimet e para flasin për përqendrim sulmesh me raketa në Luhansk, Donetsk, Mariupol dhe Kharkiv.
Lajçak paralajmëron arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit
I dërguari Special i BE-së Miroslav Lajçak ka njoftuar arritjen e marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit për disa çështje që ndajnë të dyja vendet.
Pas 11 orësh negociatash intensive dje ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje mbi disa dokumente. Por siç ndodh shpesh, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon
njofton në tuiter Lajçak.
Bakojanis: Europa nuk mund ta injorojë më Rusinë
Ish-ministrja e Jashtme greke (2006-2009), Dora Bakojanis, thotë se Evropa duhet ta përdorë krizën në Ukrainë për të ndërtuar një sistem sigurie që merr në konsideratë Rusinë. Në të njëjtën kohë, Bakojanis, tani deputete e Demokracisë së Re, beson se Evropa duhet të kërkojë mënyra për të "zbutur varësinë nga gazi rus".
Putin: Nuk negocioj interesat dhe sigurinë e rusëve
Rusia është e gatshme për zgjidhje diplomatike me Kievin dhe Perëndimin për krizën ukrainase. Por presidenti rus e kushtëzon këtë gatishmëri me mbajtjen në krye të listës së prioriteteve të interesave ruse.
"Vendi ynë është gjithmonë i hapur për dialog të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm për të gjetur zgjidhje diplomatike për problemet më komplekse. Megjithatë, interesat dhe siguria e qytetarëve tanë nuk janë të negociueshme," tha Putin në një fjalim të transmetuar në TV.
