Blloku Bota

Pas Ukrainës, Rusia nis stërvitjen ushtarake dhe mbrojtjen e ishujve Kurile, të pretenduara nga Japonia

Postuar në 26 Mars, 2022 13:12

Ndërkohë që në Perëndim zhvillohet ndërhyrja në Ukrainë, Kremlini ka urdhëruar nisjen e një stërvitjeje ushtarake në Lindje, në ishujt Kurile, për të cilat ka një negociatë të pambyllur me Japoninë që nga fundi i Luftës II Botërore. Sipas njoftimeve mediatike stërvitja e parashikuar në distriktin lindor përfshin 3000 trupa dhe zhvillohet në veriperëndim të Paqësorit në një zonë që është pjesë e negociatave dhe kundështive mes të dyja vendeve.

Serbia nuk do të bëjë më gabimet e Millosheviçit

Postuar në 26 Mars, 2022 12:56

Presidenti i Serbisë, Alekssander Vuçiç, ka folur në një intervistë të gjatë për B92 rreth zhvillimeve në Kosovë dhe situatën ndërkombëtare. Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një person që po luan me stabilitetin duke pretenduar maksimalisht në objektivat e veta. Vuçiç madje ka interpretuar se situata në Ukrainë po shihet si një moment ideal në Kosovë për të stigmatizuar më shumë serbët në sytë e Perëndimit.

Gati për fazën II/Rusia lidh me rrugë tokësore Krimenë me Donbasin: 1 351 ushtarë të vrarë

Postuar në 25 Mars, 2022 19:32

Rusia ka njoftuar sot numrin e ushtarëve të vrarë në konfliktin në Ukrainë që zbret shumë më poshtë pretendimeve të NATO-s. Shefi i Drejtorisë Qendore të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjenerali Sergei Rudskoy ka deklaruar se në luftime janë vrarë 1351 ushtarë dhe janë lënduar 3825 të tjerë.

Sipas tij nga pala ukrainase janë vrarë 14 000 trupa dhe janë lënduar 16 000 të tjerë, duke ngritur kështu pretendimin e një shpërbërjeje. 

"Lufta" e karikaturave, Parisi thërret për sqarime ambasadorin rus

Postuar në 25 Mars, 2022 18:03

Ambasadori rus në Paris u thirr në Ministrinë e Jashtme pasi në llogarinë e ambasadës u postuan disa karikatura që diplomacia franceze i konsideron të papranueshme.

Të enjten, Ambasada Ruse në Paris postoi një karikaturë ku shfaqej një trup i shtrirë në një tavolinë të emërtuar "Evropa" me personazhe që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilat ngulnin gjilpëra në të.

Turqia, Jo sanksioneve kundër Rusisë. Erdogan tallet: I thashë Macronit për gazin, më dha të drejtë

Postuar në 25 Mars, 2022 14:04

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij nuk është në gjendje t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

SHBA merr përsipër furnizimin e Europës me gaz të lëngshëm

Postuar në 25 Mars, 2022 11:31

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje të premten për të furnizuar Evropën me sasi të shtuar të gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së (LNG), ndërsa liderët e bllokut evropian janë mbledhur në diskutime për të frenuar varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse dhe për t'u përballur me krizën energjetike.

Pakti i shpallur gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel, pason një ditë me tre samite në kryeqytetin e BE-së, ku liderët kritikuan pushtimin rus të Ukrainës dhe ofruan mbështetje të re për Kievin.

Kina ndalon praktikat mjekësore të përzgjedhjes së gjinisë së fëmijës

Postuar në 24 Mars, 2022 13:10

Autoritetet shëndetësore në jugperëndim të Kinës ndaluan praktikat e përzgjedhjes së gjinisë së bebeve në qytetin Chongqing.

Spitali Edward, një strukturë private në distriktin Shapingba të qytetit, në fillim të këtij muaji nisi shërbimin e personalizimit të fetusit, i cili u jep mundësinë prindërve të përzgjedhin nëse fëmija i ardhshëm do të jetë vajzë apo djalë.

NATO raporton për herë të parë shifra mbi humbjet e Rusisë në Ukrainë

Postuar në 24 Mars, 2022 07:29

Për herë të parë që nga nisja e konfliktit në Ukrainë, NATO ka raportuar shifrën e humbjeve në radhët e ushtrisë ruse. Sipas përllogaritjeve, 7 000 deri në 15 000 ushtarë rusë janë vrarë në katër javë të luftës në Ukrainë, ku rezistenca e ashpër e vendasve i ka bërë të pamundur Moskës fitoren e rrufeshme që ajo kërkonte.

Për krahasim, Rusia humbi rreth 15 000 trupa gjatë 10 viteve në Afganistan.

Ndërron jetë ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright

Postuar në 23 Mars, 2022 20:20

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Familja bëri të ditur se Albright ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

Sekretarja e parë e Shtetit grua në SHBA, Albright ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Ajo ka qenë figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.

Autogoli i sanksioneve/ Scholz: Gjermania nuk është gati

Postuar në 23 Mars, 2022 16:18

Gjermania nuk është gati të shkëputet nga varësia e gazit rus. Kancelari Olaf Scholz tha në një fjalim në Bundestag se mjë ndalim i menjëhershëm i importeve ruse të energjisë do të shkaktonte një recesion ekonomik në Gjermani dhe në mbarë Evropën.

Ne do t'i japim fund kësaj varësie [nga nafta, qymyri dhe gazi rus] sa më shpejt që të mundemi, por ta bëjmë këtë nga një ditë në tjetrën do të thotë të zhysim vendin tonë dhe të gjithë Evropën në recesion

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota