Blloku Bota
Kancelari Super Smart i Albionit
Jetojmë në një kohë të errët, kur zëdhënës të politikbërjes janë kllounët e interesave të mëdha financiare, kur sistemi vetë ka ceduar të të korrigjojë veten duke e shndërruar forcën e delegimit me votë, në një ritual pëlqimi në mediat sociale. Është kjo arsyeja pse është kaluar nga diskutimi dhe këshillimi në garën për të fituar debatin, dominuar zhurmën çka sjell mandej pasojën fatkeqe të drejtimit nga njerëz që nuk kuptojnë dhe as duan në fakt të kuptojnë pasojën e asaj që thonë dhe bëjnë.
Presidenti gjerman u kërkon falje hebrenjve në përvjetorin e kryengritjes së Varshavës
Presidenti i Gjermanisë kërkoi falje për krimet e kryera nga vendi i tij në Luftën e Dytë Botërore, në përvjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës. Frank-Walter Steinmeier, presidenti i parë gjerman që flet në ceremonitë përkujtimore në kryeqytetin e Polonisë, u bashkua me homologët e tij polakë dhe izraelitë për të shënuar 80-vjetorin e kryengritjes së hebrenjve kundër pushtuesve nazistë.
Një nekropol i kohës së antikitetit del në dritë në Paris
Një nekropol i lashtë është zbuluar vetëm pak metra nga një stacion treni në zemër të Parisit. 50 varret e tij zbulojnë detaje të jetës së parizienëve 2000 vjet më parë.
Stacioni Port Royal u ndërtua në vitin 1970, por në atë kohë gjatë punimeve nuk u vu re asgjë. Pesëdhjetë vjet më pas, planet për një dalje të re për stacionin e trenit nxitën një gërmim arkeologjik.
Nuk ka vodka për rusët, ndalohen eksportet suedeze drejt Moskës
Prodhuesi i vodkës suedeze “Absolut” njoftoi se do të ndalojë eksportet në Rusi pas thirrjeve në vend për bojkotimin e markës.
Stephanie Durroux, shefja ekzekutive e firmës, tha se vendimi është marrë për shkak të thirrjeve në rrjetet sociale për bojkotimin e produkteve të Absolut.
Në prill, pronari i Absolut, Pernod Ricard, konfirmoi se kishte rinisur eksportet në Rusi pasi më parë i kishte ndërprerë ato në mars 2022, menjëherë pasi Moska filloi operacionin ushtarak në Ukrainë.
Kompasi i sfidave të NATO-s: Kina, armët bërthamore, Inteligjenca Artificale
Konferenca e 18-të e Kontrollit të Armëve, Çarmatimit dhe Mospërhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë ka vënë në dukje se për Perëndimin, NATO-n, Kina përfaqëson rrezikun kryesor. Me rrezik apo kërcënim nënkuptohet vlerësimi që bën ShBA, e që me fjalët e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Wendy Sherman, se Kina është i vetmi vend që ka kapacitetin për të ndryshuar rendin aktual ndërkombëtar dhe rregullat e tij.
Dhe këtë synon Xi
ka shtuar ajo.
G7: Asetet ruse ngrijnë derisa të mbarojë lufta dhe pasi Rusia të paguajë për dëmet
Asetet e Rusisë që janë aktualisht nën juridiksionin e vendeve të G7 do të qëndrojnë të ngrira deri në zgjidhjen e konflikttit ukrainas. Njoftimi është bërë zyrtar nga ministrat e vendeve të G7 pas një takimi në Karuizawa të Japonisë:
Ne jemi të vendosur, në përputhje me sistemet respektive legjislative, që asetet sovrane të Rusisë nën juridiksionin tonë të mbeten të ngrira der isa të zgjidhet konflikti në Ukrainë. Çdo zgjidhje duhet të sigurojë që Rusia të paguajë për dëmet që ka shkaktuar
Mufkat me stemë Republike të Serbisë
Beogradi zyrtar duket se ka nisur të përsërisë veten në lëvizjet diplomatike që lidhen me Kosobë. Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, njofton se gjatë një takimi mes presidentit Aleksander Vuçiç dhe përfaqësuesve të serbëve të kosovës në Rashë, është rënë dakord për zbatimin e masave për mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe popullsive të tjera jo-shqiptare në Kosovë si dhe interesave jetike në territorin e Provincës Autonome të Kosovës.
Jehona e "autonomisë strategjike" të Macron. Galuzin: Janë kushtet për një qendër pushteti Rusi-Europë
Deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për autonominë strategjike nga SHBA, janë mbajtur shënim në Moskë. Zv.ministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin është shpreur në një konferencë me akademikë me titullin: “Ukraina mes Rusisë dhe Perëndimit" se aktualisht janë rrethanat për krijimin e një qendre pushteti në kontinentin europian.
Pekini në qendër të vëmendjes. Presideni brazilian: ShBA duhet të nisë të flasë për paqen
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë thirrje që ShBA të heqë dorë nga inkurajimi i luftës në Ukrainë dhe të nisë të flasë për paqen. Duke folur në Pekin, da Silva ka shprehur propozimin e tij për krijimin e një grupi vendesh që “mendojnë njësoj”.
Vuçiç zotohet se do të mbajë Serbinë "të Paangazhuar": As me NATO-n, as me aleanca në Lindje
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një “garanci” të re për Perëndimin dhe Rusinë se vendi i tij beson dhe ka bindje në neutralitetin ushtarak. Duke iu referuar një stërvitjeje ushtarake të 11 vendeve, mes të cilave edhe Serbisë dhe SHBA, Vuçiç ka nënvizuar se aktivitete të tilla janë të disatat.