Blloku Billboard

SHBA: Ta detyrojmë qeverinë shqiptare të bëhet më e përgjegjshme. Nuk duhet të ketë në listat e saj partiake trafikantë

Postuar në 04 Nëntor, 2015 23:02

Analisti me përvojë i politikës së Shqipërisë, Robert Hand u bën thirrje partive politike të arrijnë kompromis për reformën në drejtësi për të mirën e vendit.

Çfarë përfaqëson ministri i Financave Shkëlqim Cani?

Postuar në 03 Nëntor, 2015 18:16

Shumëkujt mund t’i kujtohet se çfarë tha Shkëlqim Cani, ministër i Financave, në korrik të këtij viti, kur çështjes së të ardhurave në buxhet nuk mund t’i vihej më kapaku i heshtjes: “Ka një mosrealizim në të ardhurat nga doganat, për të cilin duhet nxjerrë përgjegjësia, secili duhet t’i dalë zot detyrave të veta”. Ish-drejtoresha, Elisa Spiropali kishte ikur dhe Cani duket se mendoi të bënte pak PR me parimin: Unë jam në rregull për vete. Fajin e kanë këta kalamajtë që ka vendosur kryeministri. Po ky ministër vallë i del zot punëve të veta? Disave po, disave jo.

Shënim: Tualeti i Stresit dhe i Zefit që nuk po shkundin ministrin Tahiri

Postuar në 03 Nëntor, 2015 13:52

Në fillim Stressi pastaj Zefi. Dy arratisje sa të bujshme aq edhe skandaloze nga komisariatet e Tiranës që po vënë në pozita qesharake Policinë e Shtetit dhe drejtuesit më të lartë të zinxhirit komandues të saj, duke nisur që nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e deri tek efektivët që ngrohin furgonët “Hunday” të policisë.

Shënim: Një akt i mirëpritur

Postuar në 02 Nëntor, 2015 21:00

Ngjarja e sotme e “sulmit me vezë” ndaj kryeministrit përçoi një mesazh jo pa rëndësi, në një skenografi të duhur. Ishin disa studentë ata që ndërmorën përgjegjegjësinë e “sulmit”, por edhe akuzës publike me fjalë të rënda si 'hajdut' e 'sharlatan'. Arsye zyrtare e reagimit u tha se ishte reforma në arsim, që sipas disa pikëpamjeve është përjashtuese për një kategori studentësh. Akuza “hajdut” nuk ka lidhje me reformën në arsim, e sidoqoftë, një reagim sado minimal në një vend ku askush nuk reagon, fiton natyrë politike.

Policia pengon hetimet e Avokatit të Popullit për dhunë ndaj studentëve

Postuar në 02 Nëntor, 2015 19:15

Policia i ka dhënë të tjera përmasa incidentit të studentëve me kryeministrin Rama. Shqetësimi vjen nga zyra e Avokatit të Popullit që ka nisur paralelisht hetimet si për dhunën e policisë ndaj studentëve, por edhe për pengimin e inspektorëve për të kryer hetimet. Në njoftimin e Avokatit të Popullit thuhet se: "Avokati i Popullit pas sinjalizimeve për ushtrim dhune ndaj disa studentëve nga policia, të cilët u përfshinë në një incident me kryeministrin, nisi menjëherë investigimin e këtij rasti të denoncuar.

Një propozim nga deputeti me kapele: Kolegët të falin gjysmën e pagës për bamirësi

Postuar në 02 Nëntor, 2015 10:26

Ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e parlamentit dhe ka fituar famë, jo për peshën e tij politike, por për profilin që shfaq.

Për të ishte ditë pune vajtja në shtëpinë e 101 vjeçare nga Fangu i Mirdititës, Barbulla Pepa, e cila jeton e vetme pa energji për shkak se është debitore në OSHEE. Pasi i ka dhuruar disa ndihma të moshuarës, Eduard Ndocaj bëri edhe një propozim për kolegët e tij deputetë.

Intervista/Frangaj i përgjigjet nga portali i Fevziut Mero Bazes dhe Andi Bushatit për “Lagunën Blu”, por jo Partisë Demokratike

Postuar në 31 Tetor, 2015 20:55

I gjendur prej ditësh në fokus të mediave dhe analizave për një ndërtim në Golem, administratori i "TV Klan", Aleksandër Frangaj, u është përgjigjur komenteve në shtyp, por jo akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për këtë çështje. Ai i quan shpifje pretendimet e gazetarëve Mero Baze e Andi Bushati se po favorizohet nga kryeministri për ndërtimin në fjalë.  

1. Ju jeni bërë ditët e fundit protagonist i një beteje mediatike që lidhet me Lagunën Blu. Pyetja e parë, pse nuk keni reaguar prej kaq ditësh dhe si qëndron e vërteta?

Pikëpyetjet e skandalit të serverit të tatimeve

Postuar në 30 Tetor, 2015 18:07

Kallëzimi penal që biznesmeni Venigjer Begaj ka bërë për ish-drejtuesin e CEZ-it, Arben Seferaj, vendos në kushte të paqarta pushimin e hetimikt për serverin e tatimeve. Kjo pasi siç është bërë publike, biznesmeni Begaj ka deklaruar se në momentin e konstatimit të ndërhyrjes në servera, detyrimet e CEZ ndaj kompanisë së tij të matësave të energjisë, rezultonin të fshira. Mirëpo ky pretendim bie ndesh me përfudnimin hetimor të Prokurorisë, sipas së cilës nuka ka patuyr fshirje të të dhënave në serverin e tatimeve.

Vizitat në SHBA? Dështim i plotë për të dy

Postuar në 30 Tetor, 2015 16:55

Ajo që pritej të ishte një vizitë që do t’i jepte kredenciale të reja, rezultoi ndryshe. Ilir Meta kthehet nga SHBA me zero rezultate, njësoj si kryeministri me të cilin bashkëqeveris, i cili ishte aty disa javë më parë e që deri më tani nuk është pritur në Washington. Arsyet e këtij qëndrimi të SHBA-së ndaj politikanëve kryesorë shqiptarë mund të jenë të shumta, por një është e padyshimtë: lidhja me krimin dhe fakti se ekipi që drejton vendin tonë prej 25 vjetësh duket se ka rënë dakord të marrë si rol ekonomik për Shqipërinë edhe plehrat e Europës, apo paratë e pista që mbeten.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard