Blloku Alternative

Kafshim si i T-Rex: 16 460 Njuton

Postuar në 22 Gusht, 2015 22:00

Krokodili i ujërave të kripura mendohet se ka kafshimin më të fuqishëm ndër gjallesat në botë. 16 460 Njuton është forca e një shtrëngimi nofullash të këtij reptili. Shkencëtarët e krahasojnë këtë me forcën e kafshimit të parardhësit prehistorik të tij, T-Rex. Një nga reptilët e afërt me të, aligatori “Elvis” është filmuar në Colorado duke shpërbërë në moment një shalqi. Aligatori është 3.6 m i gjatë dhe peshon 270 kg.

Insekte të markës...Punime vërtet të holla

Postuar në 22 Gusht, 2015 16:44

Materiali i përdorur është metal, çka na sjell ndërmend realizime kinematografike si "Transformers", etj.. Vetëm se këto janë të vërteta.

Një “Lada” sportive së shpejti në treg...

Postuar në 21 Gusht, 2015 23:21

“Lada” është një markë makine, imazhi thuajse i pandryshueshëm si së cilës, është ai një makine familjare. Mirëpo një projektues rus, Dimitry Lazarev, ka paraqitur një projekt për një model sportiv, “Lada Raven”, por që nuk u pranua nga kompania konstruktuese “Autovaz”. Lazarev nuk ka hequr dorë dhe së fundmi ka arritur të kontraktojë me firmën “Vektor” për të nisur punën. Do të prodhohen 100 njësi dhe po të shihet modeli, “Raven” hyn te makina sportive nga më finet. Lazarev edhe njëherë konfirmon thënien: “Mos hiq dorë nga realizimi i ëndrrave”. Më poshtë disa foto:

Sivota, ose "Monte Carlo" e Thesprotisë

Postuar në 21 Gusht, 2015 21:43

Për atë që ka dilema se ku të kalojë pushimet, Sivota në Greqi padyshim është një opsion. Ja disa foto: 

"Përzgjedhja e shtresës shoqërore, dështimi dhe turpi i madh i botës së muzikantëve klasikë”

Postuar në 21 Gusht, 2015 17:52

Kitaristi Petrit Çeku, që jep koncerte në skena të njohura në Europë, ka biseduar me “Kosova 2.0” përmes një interviste interesante. Çeku ka një karrierë të suksesshme dhe është nga muzikantët e rinj me origjinë nga Kosova që është bërë i njohur. Ka interes një mendim i tij për muzikën klasike, mënyrën sesi ajo vazhdon të përcillet te njerëzit, “mbylljen” e saj në sallone dhe rënien e ndikimit të saj. Natyrisht ka përjashtime interesante, por ato mbeten të tilla.

Teoritë e konspiracionit gëlojnë. Edhe Kina paska “Bilderbergun” e vet

Postuar në 21 Gusht, 2015 13:53

Teoritë e konspiracionit në Perëndim janë ndoshta në krye të listës për “shpjegimin” e shumë vendimeve dhe ngjarjeve. Madje aq sa tezat e përpunuara prej tyre popullarizohen më shpejt se ndonjë konkluzion që merr parasysh shumë faktorë. Këtij perceptimi nuk i shpëton as Kina, rritja e së cilës këto dy dekada ka qenë spektakolare dhe më e rëndësishmja: zhvillimi nuk ka sfiduar për asnjë çast monopolin politik të Partisë Komuniste, e cila ka ditur të reformojë ekonominë.

Rikthehet Borgward. 800 mijë makina deri më 2020...

Postuar në 21 Gusht, 2015 12:57

Borgward, marka e dikurshme gjermane e makinave, ka ndërmend të rikthehet. Madje me planin ambicioz të prodhimit të 800 mijë njësive deri në vitin 2020. “Marketwatch” shkruan se vendi i prodhimit do të jetë Kina dhe se Brogward so të prezantohet këtë vit panairin e Frankfurtit në mesin e muajit shtator. Në fillim shitjet do të përqendrohen vetëm në Kinë, ku kompani të tjera gjermane si “Audi” kanë pësuar rënie. Projekti duket serioz dhe deri më tani është punësuar një staf prej 1000 njerzëzish.

Sensi artistik është i mundur kudo

Postuar në 20 Gusht, 2015 15:07

Autori i këtyre krijimeve është Robert Wechsler.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative