Blloku Alternative
Kur sovjetikët u ulën për herë të parë në Mars
Shkencëtarët sovjetikë ishin të dëshpëruar se nuk po kapërcenin dot amerikanët në garën për të pushtuar hapësirën, pasi këta të fundit zbritën në Hënë, ndërkohë që kufiri tjetër i afërt ishte planeti i kuq. Vite të furishme, punë e vazhdueshme, me dhe pa kohë për të testuar garën, kulmuan me tri raketa të prishura në maj të vitit 1971.
Eklipsi i super Hënës vjen më 27 shtator: sa i rrallë është spektakli qiellor?
Nëse ju ndodh që t’i ngulni sytë në qiell për disa orë para mesnatës së 27 shtatorit, ju mund të shihni një hënë të kuqe gjigante. Mos u alarmoni. Nuk ndodh asnjë gabim me Hënën. Siç bën me dije “Christian Science Monitor”, në fakt, ju do të jeni dëshmitarë të një ngjarjeje të rrallë qiellore: një super Hëne që përkon me një eklips hënor. Të dy fenomenet e krijuara do të jenë fort intriguese nga lart në qiell.
Zbulimi, ushtarët gjermanë drogoheshin me metamfitaminë
Aspektet e fshehura të Luftës së Dytë Botërore janë ende një temë e hulumtimit të dijetarëve dhe historianëve, edhe pse kanë kaluar 70 vjet nga fundi i saj. Shoku që pësoi njerëzimi ishte aq i madh sa që edhe sot "frymëzon" studiuesit, të cilët janë duke kërkuar detajet më misterioze të asaj kohe të errët për mbarë botën. Sipas hulumtimit më të fundit të publikuar në një libër, ushtarët e Hitlerit stimuloheshin me drogën Pervitin, e cila ishte një formë e hershme e metamfetaminës kristaline!
Transformimi në vite i Ilir Metës/ Foto
Ilir Meta ishte mes studentëve që takuan Ramiz Alinë në 9 Dhjetor të vitit 1990 me kërkesën për pluralizim politik. Kjo mund të quhet edhe pikënisja e karrierës së tij politike, të cilën ndoshta ai vetë nuk e kishte menduar se do të kishte kaq sukses dhe jetëgjatësi. Gjatë këtyre viteve ai ka ndryshuar shumë si në eksperiencë politike, por edhe në pamjen e tij të jashtme. Nga një djalë i imët që qëndronte në prapavijë, ai u kthye në lojtarin kryesor brenda së majtës, duke fituar përmasa të reja si nga pikëpamja fizike por edhe nga pesha në jetën politike dhe eknomike të vendit.
Në Poloni zbulohet qyteti nëntokësor antibërthamor i Hitlerit (video)
Adolf Hitler kishte arritur të ndërtonte në mënyrë sekrete në Poloni një qytet gjigant nëntokësor me bunkerë dhe stacione hekurudhore ku ai dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, së bashku me familjet, do t’u rezistonin për muaj të tërë edhe një sulmi bërthamor kundër Rajhut III. Ky qytet, i ndërtuar me djersën, ndoshta edhe me gjakun e mijëra të burgosurve hebrenj, u zbulua në një lokalitet jo larg kufirit çek dhe u njoftua një ditë më parë nga media.
Rriten shifrat, shqiptarët pas sirianëve në Gjermani, me numrin më të lartë të azilkërkuesve
Shqiptarët vazhdojnë të trokasin në dyert e Gjermanisë me qëllimin e vetëm të një vendi pune që nuk e sigurojnë dot në vendin e tyre. Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkuesve për muajin gusht. Sipas të dhënave, 8306 shqiptarë kanë kërkuar azil muajin e kaluar në Gjermani, duke shënuar një numër më të lartë në krahasim me muajin korrik. Në tabelat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytët, pas atyre sirianë, edhe për muajin që lamë pas.
Rusia ekspozon armët në "Arms Expo-2015" që zhvillohet në qytetin Nizhni Tagil.
Lenini në bikini - "vandalizmi" postsovjetik i monumenteve(foto)
Foto/Plutoni, "më afër" se asnjëherë tjetër
Guy Burgess, “Anglezi i Stalinit”. Një libër i ri hedh më shumë dritë mbi “Rrethin e Kembrixhit”
“Rrethi i Kembrixhit” mbetet intrigues akoma. Ndonëse kanë kaluar 50 vjet gati, Britania e Madhe, duket se nuk e harron dot kollaj atë që ndodhi me pesë studentët e Kembrixhit, pjesë e elitës së saj, të cilët u konvertuan në agjentë sovjetikë. Guy Burgess, Kim Philby, John Cairncross(i diskutueshëm), Donald McClean, Anthony Blunt, ishin të agjentë të cilët konsiderohen se i kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme sigurisë britanike. Më tej akoma, ata përfaqësojnë një model unik, të agjentit të ndikuar ideologjikisht në një shekull luftërash ideologjike.
