Coronavirusi ushqen paragjykimet. Ndërkohë gripi sezonal ka shkaktuar 10 mijë viktima në SHBA

Postuar në 02 Shkurt, 2020 14:54

Coronavirusi që ka goditur Kinën po provokon në disa drejtime edhe një lloj ndjenje antikineze. Agjencia Reuters sjell një foto realizuar na ishullin Phu Quoc në Vietnam që njofton se nuk pranon klientë kinezë për shkak të virusit. Në kanada ka patur raportime për një lloj animoziteti ndaj kinezëve dhe e njëjta gjë po vihet re edhe në Europë. Lajmi i autoriteteve kineze se virusi ka origjinuar në një treg kafshësh të egra, ka shtuar mërinë.

Mjaft hëngrët lakuriq nate, - një thirrje në tuiter.

Po kërkon vota si Komisar Katani

Postuar në 02 Shkurt, 2020 12:51

Qytetarët shqiptarë janë këto ditët e fundit përballë nja dy gënjeshtrave taze, të cilat duhet t’i marrim me gajret. 

Së pari se ShBA është njohur pak ditë më parë me draftin anti-KÇK dhe sot, pra tri ditë pasi ambasada deklaroi mosnjohjen, deklaron se është dakord. Nga burime të ndryshme rezulton se drafti është hartuar nga përfaqësues të saj dhe është jashtë çdo dyshimi se çdo ndërhyrje që prek SPAK dhe BKH kalon përmes tyre thjesht sepse ata kanë dhënë një pjesë të parave.

Për Shqipërinë që Duan...për Vete. Shembull: Saranda që Duam u prish

Postuar në 01 Shkurt, 2020 21:25

Kryetari është brandi i Shqipërisë. Kështu tha ish-ministrja Milva Ikonomi për Edi Ramën. Një pohim që ndan në vetvete mendimin e socialistëve për kryetarin e tyre me bindjen se ai është rruga, jeta dhe e vërteta. 

Kjo shpjegon atë lloj tufëzimi të drejtuesve socialistë që e shohin prezencën e tyre publike të modeluar sipas snobëve politikë të Tiranës. Ja se  cfarë thotë sot në Facebook kryebashkiaku i ri i Sarandës, Adrian Gurma: 

Erion Veliaj, Lali Eri, Lali €uro...

Postuar në 01 Shkurt, 2020 15:34

Dikush ka bërë popullor një pseudonim të ri për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili vetëquhet shpesh edhe në publik si Lali Eri. Lali Euro, madje Lali €uro në të shkruar, për të vënë në dukje natyrën dhe prapavijën e vendimeve të tij në krye të bashkisë.

Faturat “e zeza” në kopshtet e Tiranës

Postuar në 01 Shkurt, 2020 15:16

Kopsht publik apo privat? Shumë prindër zgjedhin kopshtet e administruara nga bashkia për shkak të tarifave të ulëta. Por fatura reale që paguajnë prindërit përgjatë vitit është më e kripur se kaq, siç e evidentoi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e tij më të fundit. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të kryeqytetit,  Zhaneta Beqiri thotë  për TvT se kostot janë transparente dhe se për çdo pagesë shtesë është marrë miratimi nga bordi i prindërve.

Gabimet e shpeshtuara të një medieje "të pagabueshme"

Postuar në 01 Shkurt, 2020 14:53

Sa më lart steka, aq më e madhe edhe fatura edhe e gabimit më të vogël. Ndodh me revistën e njohur gjermane “Der Spiegel” e cila në pak ditë regjistron dy gabime; njëri jo dhe aq i madh. Pak ditë më parë, revista u detyrua të kërkonte falje për një shkrim ku sipas saj kampi i përqendrimit të Auschwitz-Birkenaut u çlirua nga forcat amerikane, kur në fakt ishin trupat sovjetike që e bënë një gjë të tillë.

Ne, evropianët ndotës

Postuar në 01 Shkurt, 2020 13:12

 

1.

Ishte një tullë në një Institut.

Kjo qe para mbi tridhjetë e pesë vjetësh.

Pse kemi të gjithë probleme me seksin anal?

Postuar në 01 Shkurt, 2020 13:03

 

Në komunikimin e përditshëm përdorim shpesh shprehje si “ça e futme” apo “e hëngri në bythë” për të përshkruar mashtrimet që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit, një gjuhë që nuk mund të thuash se ia ngre reputacionin seksit anal. Nëse penetrimi anal do të ishte ekskluzivisht sinonim i një humbjeje(dinjiteti apo pushteti), askush nuk do ta bënte më.

3 miliardë £ gjobë për Airbus, një shembull për ata që flasin për konçesione “të mbrojtura me ligj”

Postuar në 01 Shkurt, 2020 00:53

Kompania më e madhe ajrore shumëkombëshe në Europë, Airbus do të duhet të paguajë 3 miliardë stërlina gjoba pasi ka pranuar se ka paguar shuma të mëdha rryshfeti për kontratat e fituara në 20 vende. 
 Airbus pranoi të paguajë gjobën pasi ra në marrëveshje me hetuesit në Britaninë e Madhe, Francë dhe ShBA, në mënyrë që të mbyllet hetimi që ka nisur katër vjet më parë. 

Petro Nini i filmit

Postuar në 31 Janar, 2020 22:46

Ishin vitet ’80 kur Vladimir Prifti vendosi të realizonte një film mbi jetën e Petro Nini Luarasit. I njohur me jetën e Rilindasit të shquar në Ersekë, gjatë kohës kur punonte atje si regjisor i Shtëpisë së Kulturës, Prifti, i cili në 1984-ën ishte regjisor në kinostudion “Shqipëria e re” kërkoi ndihmën e Naum Priftit për skenarin e këtij filmi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS