I kritikuar brenda dhe jashtë Francës, por mbetet shpresa e Europës

Postuar në 09 Shkurt, 2020 01:44

Ritmi me të cilin punon presidenti Emanuel Macron i bën të tjerët të turpërohen. Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson, merrte pjesë në një festë me alkool në Downing Street në prag të Brexit, presidenti punëtor i Francës po bënte një apel si burrë shteti për popullin britanik. Macron bëri thirrje për hapjen e një kapitulli të ri në atë që ai e përshkroi si një marrëdhënie "të pakrahasueshme" të farkëtuar me "gjak, liri, guxim dhe beteja". Francezët "e dinë se çfarë u detyrohen britanikëve", shkroi ai. Kjo ishte një nxitje dinake.

Paketa anti-KÇK pastron krimin. Do paguajmë qindra milionë dollarë dëmshpërblim

Postuar në 08 Shkurt, 2020 19:10

Ish-Kryeministri Sali Berisha mendon se akti normatin i njohur si anti-KÇK mbron kriminelët përmes mekanizmave juridikë. Sipas Berishës akti është antiligjor dhe është rrëzuar njëherë në vitin 2015. Më poshtë mendimi i Berishës dhënë për News 24: 

Dossier/Ikja e serbëve nga Shqipëria, evakuiimi më i madh detar deri në Dunkirk*

Postuar në 08 Shkurt, 2020 17:35

 

Çfarë ka ndodhur në tre vjet?

Postuar në 08 Shkurt, 2020 13:53

Nga viti 2017 deri më sot, qëndrimi publik i qeverisë ndaj situatës së krimit ka kaluar nga thuajse mohim në shpalljen e gjendjes emergjente. Çfarë ka ndodhur, pasi krimi ka qenë këtu dhe tanimë ka marrë pushtetin? 

Kundër oligopolit PS-PD-LSI

Postuar në 08 Shkurt, 2020 12:15

 

Disa parti aleate afër PD-së hodhën idenë e krjimit të një grupimi politik, si një sigël e vetme brenda koalicionit me PD-në. Qëllimi është për të maksimalizuar votën përballë tri partive, PS, PD dhe LSI. Këto parti shpresojnë që me këtë mënyrë shmanget edhe kalimi i votave të tyre te partitë e mëdha, konkretisht te PD-ja.

Vikingët, saga e Ragnarit që donte të shihte në Perëndim

Postuar në 07 Shkurt, 2020 19:57

Seriali “Vikingët” është duke mbyllur sezonin e gjashtë të tijin. Për atqë nuk e ka parë, seriali merr shkas nga saga norvegjeze e Ragnar Lothbrok dhe djemve të tij, një figurë gjysmë mitike e shekullit të 9-të që hyn në historinë e Europës për sulmet e tij ndaj disa vendeve përfshirë Britaninë e Madhe dhe Francën.

Nga kursi i plepave te liçenca e ambasadave

Postuar në 07 Shkurt, 2020 16:47

Kjo foto tregon më mirë se çfarëdo tjetër se çfarë lloj drejtësie po krijon Shqipëria. Ndikimi i vendeve të mëdha është një proces i shumëanshëm dhe i natyrshëm për vende të vogla si yni, por kjo foto, ku një diplomate, e cila është asgjë më shumë sesa një e dërguar e një kryetari shteti pranë kryetarit të një shteti tjetër, provon se pas 108 vjetësh shtet, Shqipëria është një hibrid kolonie dhe protektorati në destabilizim të kontrolluar.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në qendër të një takimi me Kolegjin e Lartë Gjyqësor ku sipas njoftimit të ambasadës:

Vdekja e një mjeku

Postuar në 07 Shkurt, 2020 15:40

Vdekja e doktor Dr. Li Wenliang, që paralajmëroi coronavirusin e Kinës ka provokuar reagime në media. Patrcik Chappatte, karikaturist i njohur për disa media kryesore ka ilustruar të gjithë këtë episod tragjik me një karikaturë ku paraqitet doktori me gojë të mbyllur me tela me gjemba, simbol i një karantine ndaj të drejtës së fjalës në kohën e sotme.

Ndërron jetë këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha

Postuar në 07 Shkurt, 2020 13:54

Ka ndërruar jetë në moshën 86 - vjeçare këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha.  Pagarusha është lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë afër Malishevës. Përfundoi tre vjet të shkollës së muzikës në Beograd, për këndim solo dhe ka filluar karrierën e saj si këngëtare në vitin 1948 në Radio Prishtina. Karriera e saj muzikore zgjati për 40 vjet, falë kontrastit në zhanret e muzikës që ka performuar, duke kënduar muzikë folklorike në mënyrë perfekte, e njësoj edhe atë klasike, sidomos opera. 

E quajnë politikë/ShBA i vendos tarifa gjithë botës. ShBA i kërkon Kosovës të heqë tarifa.

Postuar në 07 Shkurt, 2020 12:50

Duket sikur ShBA në një farë mënyre ka arritur sukses me heqjen e tarifës se Kosovës ndaj mallrave serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se tarifa do të hiqet dhe kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet. 

Nga ana tjetër Trump ka vendosur tarifa ndaj gjithë botës dhe në emër të kësaj po negocion marrëveshje të reja. Cila është politika e duhur?

Pages

Subscribe to ResPublica RSS