Presidenti i Tanzanisë ndalon testimet për CoVid-19: Nxorën pozitive dhinë dhe frutat e papajas

Postuar në 03 Maj, 2020 16:09

Presidenti i Tanzanisë ka ndaluar përdorimin e testeve për CoVid-19 pasi ato rezultuan pozitive me mostrat e marra nga një dhi dhe në frutin e papajas. Presidenti John Magufuli ka deklaruar se njerëzit duhet të luten që koronavirusi të largohet dhe sipas tij testet kanë gabime teknike. 

Propaganda fiton përherë mbi opozitarizmin e Llogjeve

Postuar në 03 Maj, 2020 14:02

Lexoni si fillon një lajm i raportuar sot: 

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit i dha mundësi Kryeministrit Edi Rama që të zgjerojë rolin e tij politik dhe institucional. Në këtë përfundim mbërrin një raport i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert

Titulli i lajmit: RAPORTI: Pandemia në Shqipëri u përdor për zgjerimin e pushtetit

Video/Kina gënjeu, apo ShBA neglizhoi për koronavirusin?

Postuar në 03 Maj, 2020 11:25

Akuzat reciproke mes ShBA dhe Kinës për origjinën dhe fshehjen e informacionit për koronavirusin është shndërruar në çështje politike të nxehtë. Së fundmi ShBA u detyruan të heqin dorë nga akuza se virusi është krijuar në laborator dhe ka kaluar në akuzën se Kina fshehu të dhënat duke provokuar mijëra vdekje dhe dëme të mëdha ekonomike. 

Përballja ka zbritur edhe në forma të tjera. Në Kinë është realizuar një video e animuar që shpjegon dinamikën e ngjarjes përmes optikës kineze që mbyllet me ironinë për konsistencën e amerikanëve. 

Dy propozime që duhen dëgjuar dhe një gënjeshtër

Postuar në 02 Maj, 2020 21:24

Ilir Beqja, ish-ministër Shëndetësie, aktualisht deputet i PS-së, ka përsëritur sot gjatë një interviste në “News24” idenë e tij për ulje pagash dhe pensionesh. Qasja e Beqjas është për t’u analizuar dhe nuk duhet konsideruar a priori. Thotë ish-ministri: 

Lajm i mirë. Do rrimë Larg njëri-tjetrit!

Postuar në 02 Maj, 2020 19:59

 

Biznesi i vogël drejt falimentit. Paralajmërohen protesta

Postuar në 02 Maj, 2020 19:11

Rreth 80 për qind e biznesit të vogël po shkon drejt falimentimit. Alarmin e jep kryetari i shoqatës së këtij biznesit Albert Nasto, i cili thotë se ndihma e dhënë nga qeveria është e papërfillshme.

Për cilën demokraci është fjala?

Postuar në 02 Maj, 2020 16:55

Në Kosovë po zhvillohet një komedi politike që nuk ka të dytë. Behgjet Pacolli udhëtoi nga Zvicra në Shqipëri dhe mandej thuhet se ka dalë në Kosovë me makinën dhe nën kujdestarinë e presidentit Hashim Thaçi duke thyer rregullat e karantinës. 

Video/Shfaqet pas tri javësh mungese lideri koreanoverior, Kim Jong Un

Postuar në 02 Maj, 2020 14:39

Pas tri javësh mungese, lideri koreanverior, Kim Jong-un është rishfaqur në publik. Ai ka vizituar një fabrikë në Phenian, gjatë qëndrimit në të cilën është shfaqur i relaksuar dhe duke tymosur një cigare. Gjatë mungesës së tij u përfol sëmundja, por edhe vdekja. 

Tallja e Presidentit: Kjo është pasuri e popullit. Ta ruajmë!

Postuar në 02 Maj, 2020 13:04

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkruan sot një status në Facebook në të cilin shpreh shqetësimin për situatën e pyjeve. 

Nuk ngjit*

Postuar në 02 Maj, 2020 10:44

 

Në Kuvendin e Shqipërisë ishte një debat që tërhoqi vëmendjen e shumë vetëve dhe u pasqyrua nga media të ndryshme. Nuk ishte një debat midis kundërshtarëve politikë, nuk ishte ndonjë debat midis ndonjë opozitari të fortë dhe anëtari të kabinetit Rama.

Ishte një debat midis dy pjesëtarëve, dy personave që janë pjesë e së njëjtës maxhorancë.
Ishte një debat mes Taulant Ballës dhe Ditmir Bushatit. Ditmir Bushati në një moment të caktuar, kërkoi fjalën dhe bëri një denoncim të fortë që ka për tu regjistruar në historinë e Partisë Socialiste.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS